“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
VIDEO/ Trump 'tallet' me Macronin: E binda të pranonte rritje deri në 200% të çmimeve të ilaçeve
Gjatë fjalimit, Trump përmendi një shembull që përfshinte Presidentin Francez Emmanuel Macron.
7 Janar 2026, 10:14Nga D.S
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington të martën, ku deklaroi se shumica e njerëzve që e respektojnë e quajnë "Z. President".
Gjatë fjalimit, Trump përmendi një shembull që përfshinte Presidentin Francez Emmanuel Macron. Duke imituar Macronin, republikani tha, "Jo, jo, jo, ne nuk do ta bëjmë këtë".
Trump tha se SHBA-të po i shisnin ilaçe Evropës me çmime të subvencionuara dhe se, për këtë arsye, ai kishte kontaktuar presidentin francez për të rritur çmimet e barnave amerikane në Francë, një kërkesë që ai tha se fillimisht u refuzua.
"Emmanuel, nëse nuk ke rënë dakord për gjithçka që duam deri të hënën, do të vendos një tarifë prej 25 përqind për gjithçka që vjen nga Franca, duke përfshirë verërat, shampanjat dhe gjithçka tjetër", tha Trump.
Sipas tij, Macron u përgjigj, “Donald, ëm, ke një marrëveshje. Do t’i rris çmimet e barnave me recetë me 200 për qind ose diçka të tillë. Do të doja shumë ta bëja, do të ishte një nder i madh.”/Dosja.al