LIVE UPDATES
Bota

Vizita e kryediplomatit britanik në Pekin, Britania dhe Kina japin shenja pajtimi

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy është kryediplomati i dytë britanik që viziton Kinën në gjashtë vjet. Udhëtimi i tij synon të tregojë se Britania zbaton një qasje strategjike për ndërtimin e lidhjeve me Pekinin, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

18 Tetor 2024, 20:50 Nga M.B

 

Vizita e kryediplomatit britanik në Pekin, Britania dhe Kina japin shenja
Foto nga takimi

 

KINA- Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejshëm të premten ndërsa Pekini i bëri jehonë planit të qeverisë së re laburiste për të zhvilluar lidhje ‘pragmatike’ dypalëshe. Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy është kryediplomati i dytë britanik që viziton Kinën në gjashtë vjet. Udhëtimi i tij synon të tregojë se Britania zbaton një qasje strategjike për ndërtimin e lidhjeve me Pekinin, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

“Marrëdhëniet Kinë-Britani, tani janë në një fazë të re”, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me homologun e tij britanik në Pekin.

“Konkurrenca midis fuqive të mëdha nuk duhet të përcaktojë këtë epokë”.

Sekretari Lammy përmendi gatishmërinë për “bashkëpunim me dobi të ndërsjellë” në fusha si mjedisi, energjia, shkenca, tregtia dhe teknologjia. Megjithatë, ai paralajmëroi se Britania “gjithmonë do të vinte në plan të parë interesat dhe sigurinë e saj kombëtare”.

Pekini dhe Londra duhet të “tregojnë se vendet tona, me histori dhe pikëpamje të ndryshme, ende gjejnë zgjidhje pragmatike për sfidat komplekse”, tha ai.

Qeveria laburiste, e zgjedhur në korrik, dëshiron të tregojë se është serioze në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Qeveria britanike duhet të arrijë një balancë mes të dëshirës për të bashkëpunuar me Kinën për çështjet ekonomike dhe globale me sfidën që paraqet mbështetja e Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ministri Wang shtoi se Pekini e vlerëson modelin e ri të laburistëve për zhvillimin e marrëdhënieve si ‘pozitiv’ sepse ai “përputhet me nevojat aktuale të marrëdhënieve dypalëshe”.

Sekretari Lammy do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Ding Xuexiang, i cili është përgjegjës për shkencën dhe teknologjinë, në Pekin të premten. Një ditë më pas ai do të udhëtojë në Shangai për të takuar bizneset britanike që operojnë në Kinë.

Para vizitës, Sekretari Lammy tha se angazhimi me Kinën ishte “i nevojshëm për të mbështetur interesat e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato globale”.

Vizita e Sekretarit Lammy nuk pritet të sjellë marrëveshje të mëdha diplomatike. Mao Ning, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, tha se bisedimet do të përqëndrohen në përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Marrëdhëniet e Britanisë me Kinën, nën qeverinë e mëparshme britanike, u acaruan nga përplasjet për të drejtat e njeriut, Hong Kongun dhe akuzat për spiunazh kinez.

Më herët këtë vit, Britania tha se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar pasi agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njoftoi se Rusia ka ndërtuar një fabrikë në Kinë për prodhuar dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi që do të përdoren në luftën kundër Ukrainës.

Britania ka bërë ndryshime të mëdha në qasjen e saj ndaj Kinës në dekadën e fundit, duke u distancuar nga deklarimi se donte të ishte mbështetësi më i madh i Kinës në Evropë në një nga kritikët e saj më të ashpër. Tani, Britania po përpiqet përsëri të përmirësojë marrëdhëniet nën qeverinë e re laburiste.

Qeveria e re britanike ka urdhëruar një vlerësimi gjithë-qeveritar të marrëdhënieve Britani-Kinë. Ajo ka thënë se pas këtij vlerësimi, do ta ketë të qartë marrëdhënien me Kinën, duke pasur parasysh akuzat për sulmin kibernetik dhe spiunazhin kinez.

Ndërkohë Kina përballet me përkeqësim të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian për masa të ndryshme të mbrojtjes tregtare, si dhe për lidhjet e acaruara me Shtetet e Bashkuara. Kina është partneri i gjashtë më i madh tregtar i Britanisë, duke zënë 5% të tregtisë totale, sipas shifrave të qeverisë britanike./ VOA

britania e madhe

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje