LIVE UPDATES
Bota

Gjermania nderon Presidentin Biden për kontributin ndaj lidhjeve trans-Atlantike

Por zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara hodhën një hije mbi udhëtimin e zotit Biden, vizita e parë dypalëshe në Gjermani nga një president amertikan në gati tetë vjet.

18 Tetor 2024, 18:00 Nga E. D
Gjermania nderon Presidentin Biden për kontributin ndaj lidhjeve
fotot ilustruese

GJERMANI- Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

Por zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara hodhën një hije mbi udhëtimin e zotit Biden, vizita e parë dypalëshe në Gjermani nga një president amertikan në gati tetë vjet.

Ndërsa kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet dhe gara është jashtëzakonisht e ngushtë, ka shqetësime se një fitore e ish-Presidentit Donald Trump mund të prishë marrëdhëniet transatlantike që zoti Biden shpreson t'ia kalojë Nënpresidentes Kamala Harris, kandidates demokrate.

Zoti Trump, kandidati republikan, ka lënë të kuptohet se do të vendosë tarifa tregtare ndaj partnerëve kryesorë të sigurisë së SHBA-së. Ai ka shprehur indiferencë ndaj sigurisë së Ukrainës, duke refuzuar të thotë gjatë një debati presidencial nëse dëshiron që aleati i SHBA-së të fitojë në luftën kundër Rusisë. Ai ka hezituar të shprehet për mbrojtjen e anëtarëve të NATO-s nëse ata sulmohen.

Këto shqetësime u reflektuan ndërsa zotit Biden iu dha Urdhri i Meritës i Gjermanisë, një vlerësim i lartë që i është më parë ish-presidentit të SHBA-së, George H.W. Bush për mbështetjen e tij ndaj ribashkimit gjerman. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e vuri theksin tek interesi i zotit Biden për Gjermaninë që prej më shumë se katër dekadash. Ai tha se miqësia me SHBA-në është “dhe do të jetë gjithmonë e një rëndësie ekzistenciale” për Gjermaninë, por se gjithmonë ka pasur “periudha afërsie dhe distancimi”.

“Madje edhe së fundmi, vetëm pak vite më parë, distanca u thellua aq shumë sa pothuajse e humbëm njëri-tjetrin”, tha zoti Steinmeier, në një aludim për marrëdhëniet e tensionuara gjatë presidencës së zotit Trump. Ai tha se zoti Biden "riktheu shpresën e Evropës tek aleanca transatlantike brenda natës". "Në muajt në vijim, shpresoj që evropianët të kujtojnë: Amerika është e domosdoshme për ne," shtoi ai. “Dhe shpresoj që amerikanët të kujtojnë: aleatët tuaj janë të domosdoshëm për ju. Ne jemi më shumë se thjesht ‘vende të tjera’ në botë – ne jemi partnerë, jemi miq.”

Presidenti Biden falënderoi udhëheqësit gjermanë për rolin e tyre në ndihmën ndaj Ukrainës kundër agresionit rus. "Ne nuk mund të dorëzohemi," tha ai. “Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen; Ne duhet të vazhdojmë derisa Ukraina të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

"Ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë e demokracisë, kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë vlerën e aleancave".

Zoti Trump ka thënë se qasja e tij në politikën e jashtme do të ndihmojë ekonominë amerikane dhe nuk do të lejojë vendet e huaja që të përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara.

Ai pretendon se nëse do të ishte ende president, Rusia nuk do ta kishte pushtuar kurrë Ukrainën në vitin 2022 dhe Hamasi nuk do ta kishte sulmuar kurrë Izraelin në vitin 2023.

"Unë do t'i jap fund luftës në Ukrainë, do të ndaloj kaosin në Lindjen e Mesme dhe do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore," tha ai në një tubim të fundit në shtetin e Xhorxhias.

Zonja Harris, nga ana e saj, ka shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën dhe politikën e zotit Biden për mbështetjen ndaj Izraelit, ndërsa ka vënë theks të veçantë tek nevoja për të lehtësuar vuajtjet e civilëve palestinezë.

Presidenti Biden ka thënë prej kohësh se mesazhi i tij për udhëheqësit e huaj është se "Amerika është rikthyer" dhe është angazhuar me aleatët pas mandatit të zotit Trump.

Presidenti Biden donte të vizitonte Berlinin para se të përfundonte mandati i tij, pasi ka vizituar aleatë të tjerë kyç si Japonia, Koreja e Jugut, Franca, India, Britania, Polonia dhe Ukraina.

Ai u takua gjithashtu me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si edhe me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer./VOA

joe bide

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj