LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra ushtarë Rusisë për luftën në Ukrainë

Ekspertët gjithashtu thonë se Koresë së Veriut i është premtuar nga Rusia mbështetje sigurie karshi konfrontimeve të ashpra me SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkak të avancimit të programit të saj bërthamor.

18 Tetor 2024, 13:14 Nga N.F
Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra ushtarë Rusisë për
Kim Jong Un

RUSI- Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka gjetur se Koreja e Veriut ia ka dërguar Rusisë 12.000 trupa, përfshirë forca speciale, për ta ndihmuar në luftë kundër Ukrainës, u raportua të premten. Agjencia e lajmeve Yonhap e citoi Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut duke thënë se katër brigada të ushtarëve të Veriut janë nisur drejt Rusisë tashmë.

Edhe media të tjera koreanojugore raportuan ngjashëm. Nëse konfirmohet, kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Koresë së Veriut në një luftë të huaj. Koreja e Veriut i ka 1.2 milion ushtarë, pra njërën prej ushtrive më të mëdha në botë, por i mungon përvojë në luftë të vërtetë. Shumë ekspertë e vënë në dyshim nëse trupat e Koresë së Veriut mund ta ndihmojnë Rusinë, duke përmendur pajisjet e prapambetura të Veriut dhe mungesën e përvojës në fushëbeteja.

Ekspertët gjithashtu thonë se Koresë së Veriut i është premtuar nga Rusia mbështetje sigurie karshi konfrontimeve të ashpra me SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkak të avancimit të programit të saj bërthamor.

Gjatë një takimi në Phenian në qershor, lideri koreanoverior Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje që parashikon ndihmë të ndërsjellë ushtarake nëse ndonjëra nga vendet sulmohet.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare nuk e konfirmoi menjëherë raportin, por zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha në një deklaratë se presidenti Yoon Suk Yeol kishte kryesuar një takim emergjent më herët të premten për të diskutuar për trupat e dërguar në Ukrainë nga Koreja e Veriut.

Në njoftim thuhej se pjesëmarrësit e takimit ranë dakord se dërgimi i trupave të Koresë së Veriut paraqet një kërcënim të rëndë për sigurinë e Koresë së Jugut dhe për komunitetin ndërkombëtar. Por, zyra presidenciale nuk dha hollësi të tjera se kur dhe sa ushtarë koreanoveriorë janë dërguar në Ukrainë dhe çfarë rolesh pritet të kenë ata.

Rusia e ka mohuar përdorimin e trupave koreanoveriore në luftë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi pretendimin si "një tjetër lajm i rrejshëm" gjatë një konference për shtyp javën e kaluar, sipas mediave ruse.

Mediat ukrainase raportuan më herët këtë muaj se gjashtë koreanoveriorë në mesin e të vrarë pas një sulmi raketor ukrainas në rajonin e okupuar pjesërisht, Donetsk, në lindje, më 3 tetor. Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Qeveria e tij ka informacione se 10.000 trupa nga Koreja e Veriut po përgatiten për t’iu bashkuar forcave ruse që luftojnë kundër vendit të tij, duke paralajmëruar se përzierja e një shteti të tretë në luftë mund ta kthejë konfliktin në një "luftë botërore".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca perëndimore "nuk ka prova se ushtarët koreanoveriorë janë të përfshirë në luftë. Por, ne dimë se Koreja e Veriut po mbështet Rusinë në shumë mënyra, si furnizime me armë, furnizime teknologjike, inovacione, për t'i mbështetur ata në përpjekjet e luftës. Dhe kjo është shumë shqetësuese".

SHBA, Koreja e Jugut dhe partnerët e tyre e kanë akuzuar Korenë e Veriut për furnizimin e Rusisë me predha artilerie, raketat dhe pajisje të tjera për të ndihmuar në luftën e saj ndaj Ukrainës./REL

kore e veriut lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj