LIVE UPDATES
Bota

Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët e Kosovës?

Përderisa opozitarët thonë se FSK-ja ka mbetur pa bukë, Ministria e Mbrojtjes argumenton se u përmbahet standardeve të NATO-s sa i përket ushqimit të ushtarëve. Për të shmangur pasiguritë në të ardhmen, për shkak të problemeve që mund të shfaqen me kompanitë furnizuese, Qeveria tani dëshiron që FSK-ja të ketë vetëqëndrueshmëri sa i përket ushqimit.

18 Tetor 2024, 11:16 Nga N.F
Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët e Kosovës?
Foto ilustruese

KOSOVË- Çështja e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në një temë që e ka përplasur së fundi opozitën me partinë në pushtet. Përderisa opozitarët thonë se FSK-ja ka mbetur pa bukë, Ministria e Mbrojtjes argumenton se u përmbahet standardeve të NATO-s sa i përket ushqimit të ushtarëve. Për të shmangur pasiguritë në të ardhmen, për shkak të problemeve që mund të shfaqen me kompanitë furnizuese, Qeveria tani dëshiron që FSK-ja të ketë vetëqëndrueshmëri sa i përket ushqimit.

Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat në sferën publike dhe politike kosovare për “menynë e varfër” të ushtarëve. Opozita akuzoi pushtetin se e ka lënë pa bukë FSK-në, partia qeverisëse – Lëvizja Vetëvendosje – e cilësoi çështjen si propagandë, teksa presidentja e Kosovës kërkoi raport për situatën e krijuar me ushqimin e ushtarëve.

Ministria e Mbrojtjes ngulmoi se ushtarët nuk kanë mbetur pa shujta asnjë ditë të vetme, ndonëse pranoi se përballet me problem të kamotshëm për furnizimin e FSK-së me ushqim.
 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se që nga viti 2015 e deri këtë vit, institucioni që udhëheq, ka lidhur dhjetë herë radhazi kontrata emergjente për çështjen e ushqimit, të cilat kanë qenë disamujore dhe janë parë si të dyshimta nga opozita.

Kontrata e fundit me furnizues ka skaduar më 30 shtator dhe një tender i ri është anuluar nga Ministria e Mbrojtjes më 11 tetor, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të kompanive të shpallura fituese, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se është vendosur që tani “të kalohet në vetëqëndrueshmëri ushqimore”. Pse? Sipas tij, “vazhdimisht ka pasur ankesa, si dhe pakënaqësi, qoftë për shkak të procedurave të zgjatura tenderuese apo çështjeve tjera që kanë vënë në pikëpyetje furnizimin me ushqim”.

Syla pohoi se Ministria tani ka hapur konkurs “për të rekrutuar staf profesional për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit”. Në konkurs thuhet se Ministria po kërkon 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinierë dhe 42 shpërndarës të ushqimit për ushtarët, për ç’gjë aktualisht po kujdesen kuzhinierët e Qendrës së Studentëve dhe të Shërbimit Korrektues.

Ministri Maqedonci deklaroi se koncepti i vetëqëndrueshmërisë nënkupton kursim të parave dhe siguri në aspektin e furnizimit me ushqim të njësive ushtarake, por edhe pavarësim nga operatorët. Por, opozita argumentoi se ngritja e kapaciteteve për vetëqëndrueshmëri, sa i përket furnizimit me ushqim, mund ta rrezikojë FSK-në.

Disa deputetë, madje, alarmuan se situata aktuale me ushqim është e rëndë dhe se ushtarët rrezikojnë të helmohen. Zëvendësministri Syla shpjegoi për REL-in se FSK-ja u përmbahet standardeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) sa i përket ushqimit për ushtarët, duke u kujdesur për vlerat ushqyese dhe kalorike që duhet të marrin ata përmes ushqimit.

Dhe, sipas tij, këto vlera variojnë në bazë të gjendjes aktive të ushtarëve gjatë fazës së trajnimeve, operacioneve, ushtrimeve apo aktiviteteve ditore administrative. Megjithatë, ai pranoi se po punohet që të plotësohet mungesa e disa artikujve, përkatësisht pemëve dhe perimeve.

Shteti fqinj, Mali i Zi, që është pjesë e NATO-s, kujdeset për vlerat ushqyese, sipas standardeve specifike të aleancës, duke u ofruar ushtarakëve të vet tri lloje të shujtave: të lëngshme, të thatë dhe të përziera. Në grupin e parë përfshihen ushqime të ndryshme, si: perime, mish, ushqime të konservuara, vezë të freskëta e të tjera. Ndërkaq, ushqimet e thata janë ato që kryesisht janë të përgatitura paraprakisht dhe ushtarët i marrin me vete në terren./REL

 

fsk kosove ushqim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj