Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Marrëveshja e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kërkon bashkëpronësi dhe menaxhimin e një fondi rindërtimi pas luftës në Ukrainë. Sipas propozimit, Ukraina do të depozitojë në fond 50% të të ardhurave nga burimet natyrore të vendit.
SHBA - Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, që synonte nënshkrimin e një marrëveshjeje që do t’i ofronte Shteteve të Bashkuara qasje ndaj mineraleve të rralla të nëntokës ukrainase, u tjetërsua në një debat të nxehtë mes dy udhëheqësve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, Shtëpia e Bardhë konfirmoi më vonë se marrëveshja për mineralet nuk ishte nënshkruar.
“Ju nuk po fitoni. Nuk po e fitoni këtë (luftën). Keni një shans mjaft të mirë për sukses, për shkakun tonë”, i tha Presidenti Trump homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Një shkëmbim i nxehtë dhe i jashtëzakonshëm në Zyrën Ovale mes Presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit Donald Trump.
“Nuk ke kartat e duhura. Por bën bixhoz me jetët e miliona njerëzve. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti Trump homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Presidenti Trump i kërkoi Presidentit Zelenskyy që të nënshkruante një marrëveshje që ofron shfrytëzimin e mineraleve të rralla ukrainase nga Shtetet e Bashkuara në këmbim të mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.
“Ose bëni marrëveshje, ose ne tërhiqemi”, i tha Presidenti Trump udhëheqësit ukrainas.
Në një deklaratë të postuar në median sociale pas takimit, Presidenti Trump la të kuptohet se marrëveshja ishte hequr nga tavolina. Ai tha se Presidenti Zelenskyy tregoi mungesë respekti për Zyrën Ovale dhe se nuk është i gatshëm për paqe, siç u shpreh ai.
Takimi i udhëheqësve me gazetarët, i transmetuar drejtpërdrejtë në televizion, mori një ton luftarak në minutën e 40, kur Presidenti Zelenskyy përmendi aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Nënpresidenti JD Vance e akuzoi udhëheqësin ukrainas për përfshirje në “turne propagandistike”.
“A mendoni se tregon respekt ardhja në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara dhe sulmi ndaj administratës që po përpiqet të parandalojë shkatërrimin e vendit tuaj?”, e pyeti Nënpresidenti JD Vance presidentin ukrainas.
Presidenti Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas anulimit të një konference të përbashkët shtypi, që ishte planifikuar më parë.
Duke folur për shtypin, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës, Presidenti Trump tha se kishte përshtypjen se synimi i udhëheqësit ukrainas nuk përputhej me objektivin amerikan për të arritur paqe.
“Nuk po kërkojmë të futemi në një luftë dhjetëvjeçare dhe të bëjmë lojëra. Ne duam paqe. Arrita në përfundimin se nëse nënshkruajmë marrëveshjen, ai po kërkon diçka që nuk përputhet me objektivin tonë. Ai po kërkon të vazhdojë luftën”, tha Presidenti Trump pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin ukrainas.
Marrëveshja e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kërkon bashkëpronësi dhe menaxhimin e një fondi rindërtimi pas luftës në Ukrainë. Sipas propozimit, Ukraina do të depozitojë në fond 50% të të ardhurave nga burimet natyrore të vendit.
Presidenti Trump e ka cilësuar marrëveshjen për mineralet si një lloj frenimi në vend të garancive të sigurisë ku Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin forcat paqeruajtëse evropiane në Ukrainë pas përfundimit të luftës me Rusinë.
“Shpresoja që marrëveshja për mineralet, çka do të ishte transformuese për marrëdhëniet, do të shkonte mirë. Fola me Presidentin Zelenskyy në mëngjes”, u shpreh Senatori republikan Lindsey Graham.
Kohët e fundit, Presidenti Trump e ka shtuar trysninë ndaj Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, duke pretenduar se Kievi e filloi konfliktin. Në vitin 2022 trupat ruse filluan një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Presidenti Trump ka zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Rusinë pa përfshirjen e Kievit apo aleatëve evropianë, duke lënë mënjanë politikat e kohës së Presidentit Biden.
Presidenti Zelenskyy falënderoi Presidentin Trump dhe amerikanët përmes një postimi në rrjetin X pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
“Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi ai në rrjetin X./VOA
Ukrainasit UKRAINË - Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një deklaratë të gjatë në Twitter të shtu...
Foto ilustruese SHBA- Megjithëse negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po përparojnë me shpejtë...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar v...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Prishja publike në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, e kapur në televizion gjatë takimit t...
Takimi FRANCË - Dominique de Villepin bëri bujë me një fjalim të paharrueshëm në këshillin e sigurimit t&...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretëris&...
Foto ilustruese GAZA- Faza e parë gjashtëjavore e armëpushimit të Gazës përfundon të shtunën. 42 ditët q&...
Donald Trump SHBA- Donald Trump i dërgoi një mesazh të qartë Volodymyr Zelensky- t se ai nuk është gati të kthehet ...
Zelensky, Trump dhe Vance SHBA- Një video është bërë virale në rrjetet nga takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zel...