Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shkëmbimi i pazakontë në Zyrën Ovale ngriti pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë. Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy.
UKRAINË - Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedës së tensionuar me Presidentin Donald Trump.
Shkëmbimi i pazakontë në Zyrën Ovale ngriti pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë. Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy.
Zyrtarë në të gjithë Ukrainën vlerësuan qëndrueshmërinë e udhëheqësit të tyre, ndërsa disa paralajmëruan rrezikun e humbjes së mbështetjes kritike amerikane.
Mbështetje dhe pikëpyetje nga figurat politike
Ndërsa dy dronë goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të premten në mbrëmje, kreu i rajonit që ndodhet në kufirin me Rusinë, Oleh Syniehubov, shprehu vlerësime për Presidentin Zelenskyy.
“Udhëheqësi ynë, pavarësisht trysnisë, qëndron i vendosur në mbrojtje të interesave të Ukrainës dhe ukrainasve. … Ne kemi nevojë vetëm për një paqe të drejtë me garanci sigurie”, tha zoti Syniehubov.
Zyrtarë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal po ashtu shprehën mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për Presidentin Zelenskyy.
“Angazhim të palëkundur ndaj interesave të Ukrainës dhe përkushtim ndaj vendit të tij. Kjo është ajo që pamë sot në Shtetet e Bashkuara. Mbështetje për Presidentin e Ukrainës”, shkroi të premten në rrjetin Telegram Zëvendëskryeministri Oleksii Kuleba.
Megjithatë, jo të gjitha figurat politike të Ukrainës, ishin kaq të bindur për të shprehur mbështetje për mënyrën se si përfundoi takimi në Zyrën Ovale. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpresonte “që Ukraina nuk do të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, siç u shpreh ai.
“Sot nuk është koha për emocione, nga asnjëra palë. Ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët”, shkroi kryebashkiaku Klitschko në një postim në rrjetin Telegram.
Sidoqoftë, shumë ukrainas nuk u dukën të shqetësuar për përplasjen mes presidentëve duke mbështetur idenë se udhëheqësi ukrainas kishte mbrojtur dinjitetin dhe interesat e vendit të tij, duke mos lëvizur nga qëndrimi i tij përballë kritikave nga dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë.
Në Kiev, pensionistja Nataliia Serhiienko, 67 vjeç, tha se mendonte se ukrainasit e mbështesin reagimin e presidentit të tyre në Uashington, "sepse Zelenskyy luftoi si një luan".
“Ata patën një takim të nxehtë, një bisedë shumë të nxehtë”, tha ajo. Por Zelenskyy "po mbronte interesat e Ukrainës".
Banori i Kievit, Artem Vasyliev, 37 vjeç, tha se kishte parë "mungesë respekti" nga Shtetet e Bashkuara në përplasjen në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht faktit se Ukraina "ishte vendi i parë që i doli përballë Rusisë"./VOA
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një deklaratë të gjatë në Twitter të shtu...
Foto ilustruese SHBA- Megjithëse negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po përparojnë me shpejtë...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar v...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Prishja publike në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, e kapur në televizion gjatë takimit t...
Takimi FRANCË - Dominique de Villepin bëri bujë me një fjalim të paharrueshëm në këshillin e sigurimit t&...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretëris&...
Foto ilustruese GAZA- Faza e parë gjashtëjavore e armëpushimit të Gazës përfundon të shtunën. 42 ditët q&...
Donald Trump SHBA- Donald Trump i dërgoi një mesazh të qartë Volodymyr Zelensky- t se ai nuk është gati të kthehet ...
Zelensky, Trump dhe Vance SHBA- Një video është bërë virale në rrjetet nga takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zel...
Robert Hambeck GJERMANI- Robert Hambeck, Ministri Federal i Çështjeve Ekonomike dhe Zëvendës Kancelari i Gjermanisë, mb&eum...