LIVE UPDATES
Bota

VOA: Çështja e Kosovës dhe politika e jashtme, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan

Rol vendimtar në këto zgjedhje pritet të luajnë shtatë shtete të pavendosura, mes tyre Miçigani, ku jeton komuniteti i dytë më i madh i shqiptaro-amerikanëve në SHBA, pas Nju Jorkut.

17 Tetor 2024, 18:42 Nga r.ll
VOA: Çështja e Kosovës dhe politika e jashtme, faktorë
foto ilustruese

KOSOVË-  Ndërsa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, anketat e fundit tregojnë se gara mes dy kandidatëve, demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump është tepër e ngushtë.

Rol vendimtar në këto zgjedhje pritet të luajnë shtatë shtete të pavendosura, mes tyre Miçigani, ku jeton komuniteti i dytë më i madh i shqiptaro-amerikanëve në SHBA, pas Nju Jorkut. Ekipet elektorale të ish-Presidentit Trump dhe Nënpresidentes Harris po përpiqen të sigurojnë votën e shqiptaro-maerikanëve. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me pjesëtarë të këtij komuniteti në Miçigan mbi ndikimin që mund të ketë politika e jashtme e dy kandidatëve, sidomos për çështjen e Kosovës, tek vota e tyre.

Imam Shuajb Gërguri i Qendrës Islame Shqiptare në Miçigan dëgjon shpesh shqetësimet e besimtarëve të kësaj qendre dhe thotë sa ata kanë prirje të ndryshme politike, por në një pikë janë në emërues të përbashkët.

“Gjëja tjetër që është e rëndësishme për shqiptarët, përveç ekonomisë që mund ta ketë vendin e parë, është edhe qëndrimi partiak në lidhje me çështjen e Kosovës. Pra qëndrimi, apo deklarimi haptaz se si do të jenë, apo çfarë do të bëjnë për Kosovën, mund të jetë përcaktues se çfarë krahu do të marrin shqiptarët dhe nga do të votojnë në këto zgjedhje”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Imam Gërguri thotë se duke pasur parasysh rolin e ish-Presidentit demokrat Bill Clinton për ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e spastrimit etnik në Kosovë dhe veprimet e demokratëve të tjerë më pas, ka një lidhje mes komunitetit dhe demokratëve në Shtetet e Bashkuara.

Politika e Uashingtonit ndaj Ballkanit Perëndimor ka qenë në përgjithësi dy partiake. Kosova u njoh nga Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së ish-Presidentit republikan George W. Bush dhe politikanë me peshë që kanë mbështetur Kosovën përfshijnë si demokratë edhe republikanë.

Valentin Lumaj, një aktivist shqiptaro-amerikan, i angazhuar me fushatën e ish-Presidentit Donald Trump, bie dakord se realiteti në Kosovë do të jetë një nga faktorët që do të përcaktojë vullnetin e shqiptaro-amerikanëve.

“Disa votojnë si amerikanë, por disa e kanë lidhur shumë qasjen shqiptare me vendin e tyre si patriotë që janë dhe dëshirojnë të votojnë për një person që premton më shumë për liritë dhe pavarësinë dhe njohjen e Kosovës më gjerë dhe garanton kufijtë e saj”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Por imami thotë se administrata e zotit Trump dukej se anonte nga Serbia kur bëhet fjalë për dialogun për marrëveshje mes dy vendeve.

Gjatë administratës aktuale të Presidentit Joe Biden, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka shënuar përparim dhe marrëdhëniet e Prishtinës me Uashingtonin janë në pikën më të ulët që kur Kosova shpalli pavarësinë, për shkak të atyre që zyrtarët amerikanë i kanë karakterizuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Aktivistja shqiptaro-amerikane Afërdita Rakipi, një demokrate, thotë për Zërin e Amerikës, se ndaj Ballkanit, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një politikë dypalëshe.

“Nuk ka qenë as e republikanëve, as e demokratëve, sepse kemi pasur lëvizje, edhe mbështetje nga të dyja anët. Pavarësisht se kush shkon në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi ka edhe demokratë edhe republikanë. Kështu që çështja shqiptare, ka qenë kurdoherë bilaterale”, thotë ajo.

Imami Shuajb Gërguri thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara tek konfliktet e tjera madhore në botë si lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, gjë që mund të lërë në hije çështjen e Kosovës.

“Problemi si e shohim ne është që sot jetojmë në një kohë kur ka vatra të nxehta dhe shumë më të rëndësishme se sa Kosova në botë. Amerika është e zënë me punë të tjera kështuqë ne mund të jemi viktimë”.

Demokratja Kamala Harris dhe republikani Trump kanë qëndrime të ndryshme lidhur me Ukrainën.

Nënpresidentja Harris ka premtuar se do ta vazhdojë mbështetjen e Kievit përballë agresionit të Rusisë. Ish-Presidenti Trump ka akuzuar administratën e Presidentit Joe Biden se ka zgjatur luftën dhe thotë se po të ishte ai president do t’i jepte fund asaj “brenda 24 orësh” duke përmendur “marrëdhëniet e mira” me Presidentin rus Vladimir Putin, por pa dhënë detaje për një plan në këtë drejtim.

Disa votues shqiptaro-amerikanë, si Esmeralda Demiraj e vlerësojnë këtë qëndrim.

“Mua më pëlqen shumë ajo që tha Presidenti Trump, për 24 orë bëj një telefonatë dhe mbyll luftën. Dhe unë dua ta besoj shumë dhe ta shpresoj që të ndodhë ajo”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse e shqetëson fakti që zoti Trump ka shprehur admirim për figura si Vladimir Putin dhe Viktor Orban, ajo thotë se e sheh qëndrimin e tij si “diplomatik”.

Por demokratja Rakipi, thotë se e shqetësojnë shumë qëndrime të tilla që ajo thotë se nuk janë të përshtatshme për një udhëheqës ose kandidat.

“Çfarë të mire mund të kemi ne, si amerikanë, si shqiptaro-amerikanë kur ky (Trump) i ka këta shokë, kur çdo udhëheqës tjetër qoftë republikan, edhe demokrat, ka patur kujdes në marrëdhëniet ndërkombëtare, në këto çështje?”, thotë ajo.

Lufta në Lindjen e Mesme është një faktor tjetër në votimet e këtij viti. Imami Gërguri thotë se ajo që po ndodh në Gazë do të ndikojë tek një pjesë e anëtarëve të qendrës Islame që ai drejton.

Në një shtet si Miçigani ku gara këtë vit është e ngushtë dhe çdo votë ka rëndësi, zgjedhja e shqiptaro-amerikanëve, një komunitet prej dhjetra-mijëra vetësh, pritet të jetë e rëndësishme për të përcaktuar fituesin./VOA

zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj