LIVE UPDATES
Bota

VOA: Izraelitët e larguar nga Gaza në 2005 duan të kthehen pas mbarimit të luftës

Qeveria e Izraelit nuk ka dhënë sinjale se kthimi i tyre në Gazë do të jetë i mundur.

26 Nëntor 2023, 19:15 Nga r.ll
VOA: Izraelitët e larguar nga Gaza në 2005 duan të kthehen pas
foto ilustruese

IZRAEL-Izraelitët që kanë jetuar në vendbanimet e Rripit të Gazës deri në vitin 2005, kur ushtria izraelite u tërhoq nga ky territor, tani po planifikojnë të kthehen atje. Ndonëse qeveria izraelite nuk ka shprehur mbështetjen për këtë lëvizje, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Jeruzalem, Yan Boechat, shumë izraelitë mendojnë se lufta e Izraelit kundër Hamasit është një mundësi për kthimin në vendbanimet e tyre të braktisura.

Për mijëra izraelitë që kanë jetuar në Rripin e Gazës deri në vitin 2005, kur u detyruan të largoheshin dhe kur Izraeli tërhoqi të gjitha forcat e tij nga ky territor, janë rritur shpresat e rikthimit në vendbanimet e tyre të vjetra pas mbarimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Qeveria e Izraelit nuk ka dhënë sinjale se kthimi i tyre në Gazë do të jetë i mundur.

“Mund ta shikoni në hartë se si ajo zonë është ende e pabanuar. Atje mund të ndërtohet një qyteti i mirë dhe i madh, ndoshta për hebrenjtë ultra-otodoksë, të cilët duan të jetojnë atje.”

Anita Tucker ka lindur në Nju Jork, por në vitet 1960 ajo u zhvendos në Izrael dhe jetoi në Rripin e Gazës për 30 vite.

Ajo ishte pjesë e kolonëve, që qeveria izraelite i dërgoi në Rripin e Gazës në vitet 1970 për të zhvilluar sektorin e bujqësisë. Izraeli ndërtoi rreth 20 vendbanime në Gazë, shumica e të cilave menaxhoheshin nga grupet fetare.

Në mesin e tyre ishte edhe Orna Fridman, e cila u vendos në Rripin e Gazës në vitin 1982, menjëherë pasi u martua. Në atë kohë shumë izraelitë po largoheshin nga Gadishulli i Sinait, pas arritjes së marrëveshjes së paqes mes Egjiptit dhe Izraelit.

“Mes viteve 1982 dhe 1995, Gaza ishte një zonë e qetë, paqësore, e bukur, me pamje të bukur të detit dhe një vend shumë i mirë për të jetuar. Njerëzit që vinin për të na vizituar thoshin se Gaza dukej si një vendpushim”, thotë ajo.

Por në mes të viteve 1990, ajo thotë se gjendja filloi të ndryshonte. Dhuna u bë rutinë, veçanërisht pas kryengritjes së parë të palestinezëve. Shumë izraelitë, që jetonin në Rripin e Gazës, thonë se vendimi i Izraelit për t’u angazhuar në bisedime të paqes me palestinezët ishte një gabim, që u ndryshoi atyre jetën.

“Procesi i Oslos dhe marrëveshjet e Oslos të viteve 1993, 1994 dhe 1995 ishin të tmerrshme. Gaza dhe Xheriko ishin në qendër të vëmendjes.”

Debbie Rosen ishte zëdhënëse e rreth 10 mijë hebrenjve që kanë jetuar në Rripin e Gazës deri në vitin 2005. Shumica e tyre kundërshtuan vendimin e Izraelit për t’u larguar, duke nxitur shpërthimin e protestave në të gjitha vendbanimet e tyre në Rripin e Gazës.

“U evakuuam nga shtëpitë në Rripin e Gazës, 22 komunitete, 10 mijë banorë. U detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona”, thotë ajo.

Pas largimit nga Gaza, zonja Fridman u vendos në vendbanimin Mevo Horon në Bregun Perëndimor. Ajo dhe izraelitë të tjerë, që kanë jetuar në Rripin e Gazës deri në vitin 2005, emërtuan rrugët e lagjeve të tyre me emra të zonave ku kishin jetuar më parë. Ajo dhe shumë të tjerë besojnë se Zoti ua kishte dhënë hebrenjve tokën, që ata e kishin pushtuar.

“Nëse popullata arabe është gati ta kuptojë se kjo është toka jonë, shtëpia jonë dhe të sillen si fqinj të mirë, ne mund të jetojmë së bashku. Por ata duhet ta kuptojnë se kush është pronari i kësaj toke.”

Zonja Fridman thotë se ajo është e gatshme të kthehet në Rripin e Gazës menjëherë pasi ai territor të kontrollohet nga forcat izraelite. Në shtëpinë e saj, ajo mban fotografi dhe kujtime të tjera nga jeta në Gazë. Pas zhvendosjes nga Gaza ajo mbolli një pemë ulliri pranë shtëpisë së saj në Bregun Perëndimor.

Edhe Anita ka në shtëpinë e saj fotografi dhe gjëra të tjera nga jeta në Gazë. Por ndryshe nga zonja Fridman, ajo nuk ka shpresë se bashkëjetesa me palestinezët do të jetë sërish e mundur.

“Nuk është aq mirë t’i vrasim të gjithë. I thashë një gazetari gjerman, që një mënyrë më njerëzore do të ishte t’i dërgojmë me anije në Gjermani. Ku është problemi, ju jeni shumë njerëzorë, merrni të gjithë palestinezët. Por, ai u përgjigj, duke thënë jo, jo.”

Anita Tucker jeton në një zonë rurale në Izraelin qendror, ku të gjithë banorët janë të ardhur nga Gaza. Ajo thotë se ata tashmë po bëjnë plane për ndërtimin e qyteteve të reja në Rripin e Gazës, pas mbarimit të luftës.

“Ne kemi filluar punën, po bisedojmë me arkitektë dhe njerëz, që do të studiojnë hartat për të identifikuar vendbanimet e vjetra dhe zonat ku do të bëhen ndërtimet e reja në të ardhmen”, thotë ajo.

Qeveria izraelite nuk ka bërë deklarata lidhur me synimet e kolonëve si Orna Fridman, Anita Tucker, Debbie Rosen dhe të tjerëve për t’u kthyer në vendbanimet e tyre të vjetra në Rripin e Gazës. Ajo nuk ka dhënë hollësi as për atë që do të ndodhë me Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin./VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit