LIVE UPDATES
Bota

VOA: Johnson kushtëzon miratimin e buxhetit me legjislacionin e provës së shtetësisë amerikane për votuesit

Më 1 tetor fillon viti i ri fiskal, dhe miratimi i masës buxhetore do të shmangte mbylljen e pjesshme të qeverisë. Sidoqoftë, masa e kërkuar nga republikani Johnson nuk duket se do të marrë mbështetjen e duhur.

10 Shtator 2024, 22:50 Nga M.B
VOA: Johnson kushtëzon miratimin e buxhetit me legjislacionin e provës
Foto ilustruese

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u zotua të martën se do ta kushtëzojë miratimin e buxhetit me miratimin e një legjislacioni që kërkon provën e shtetësisë për votuesit amerikanë. Më 1 tetor fillon viti i ri fiskal, dhe miratimi i masës buxhetore do të shmangte mbylljen e pjesshme të qeverisë. Sidoqoftë, masa e kërkuar nga republikani Johnson nuk duket se do të marrë mbështetjen e duhur.

Demokratët e kundërshtojnë fuqishëm masën e propozuar. Po ashtu, një pjesë e republikanëve janë shprehur kundër propozimit, por për arsye të ndryshme dhe kjo ka zbehur perspektivën e miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve. Edhe nëse masa do të miratohej nga Dhoma e Përfaqësuesve, Senati amerikan i kontrolluar nga demokratët nuk ka gjasa ta marrë në shqyrtim.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve tha se siguria zgjedhore është një çështje shumë jetike për ta injoruar, pavarësisht se hulumtimet flasin për raste të rralla të votimit nga ata që nuk janë shtetas amerikanë.

Sidoqoftë, duket qartë se republikanët duan që vota e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve të nxjerrë në pah qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi në korrik një projektligj që kërkon provën e shtetësisë amerikane.

“Nëse keni disa mijëra emigrantë të paligjshëm që marrin pjesë në zgjedhje në vendin e gabuar, mund të ndryshohet përbërja e Kongresit dhe mund të ndikohet në zgjedhjet presidenciale”, tha zoti Johnson. “Populli amerikan e kupton këtë”.

Prova e parë për miratimin e një mase buxhetore do të zhvillohet të martën përmes një votimi procedural. Nëse miratohen procedurat, votimi përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve do të mbahet të mërkurën.

Masa parashikon vazhdimin e financimit të buxhetit për një periudhë gjashtëmujore deri më 28 mars.

Por demokratët duan një afat më të shkurtër, në mënyrë që Kongresi aktual të përcaktojë shpenzimet për vitin fiskal 2025, në vend të Kongresit dhe presidentit që do të përcaktohet nga zgjedhjet e nëntorit.

Demokratët duan gjithashtu që prova për nënshtetësinë amerikane të hiqet nga projektligji për buxhetin, duke argumentuar se është e panevojshme pasi shtetet kanë masa mbrojtëse efikase për të verifikuar të drejtën e individëve për të votuar dhe listat e sakta të votuesve.

“A është për t’u habitur që propozimi i njëanshëm buxhetor i zotit Johnson po has telashe”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Churck Schumer. “Përgjigja është shumë e thjeshtë. Dhoma e Përfaqësuesve nuk duhet të humbasë kohë për një propozim që nuk mund të miratohet”.

Senatori Schumer i bëri thirrje ligjvënësit Johnson që të konsultohej me udhëheqjen demokrate dhe Shtëpinë e Bardhë për të dalë me një propozim dypartiak që mund të marrë aprovimin e të dy dhomave të Kongresit.

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë dalë gjithashtu kundër projektligjit, ndërsa të tjerë kanë thënë se nuk do të votojnë për ndonjë masë që e zgjat buxhetin aktual edhe për disa muaj të tjerë.

Ata duan që Kongresi t’i kthehet metodës së miratimit të zërave buxhetor një nga një. Të tjerë thonë se zgjatja e buxhetit aktual financon programe të cilat janë të papërshtatshme në një kohë që vendi ka një deficit vjetor prej 2 trilionë dollarësh.

“Duhet t’i ndalojmë shpenzimet në një nivel që është i papërballueshëm për popullin amerikan”, tha ligjvënësi republikan Cory Mills i cili përfaqëson Floridën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se projektpropozimi nuk do të marrë votat e duhura.

Republikani i shtetit Tenesi, Tim Burchett, tha se atij po i kërkohet të votojë për atë që ai e quan “buxheti i Pelosit dhe Schumer-it”. “Kjo është një ide e keqe”, tha zoti Burchett./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj