Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në dhjetor të vitit 2022, Mustafa ishte dënuar për krime lufte me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
KOSOVË- Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia ka ulur në 15 vjet burgim dënimin ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa. Në dhjetor të vitit 2022, Mustafa ishte dënuar për krime lufte me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Në dhjetor të vitit 2023, Apeli ia kishte ulur dënimin në 22 vjet burgim.
Në njoftimin e 10 shtatorit u tha se Paneli i Gjykatës së Apelitshqiptoi ndaj Mustafës dënim të njësuar prej 15 vjetësh burgim “duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”.
“Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e zotit Mustafa për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e zotit Mustafa me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit”, u tha në njoftim.
Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes. Gjatë gjykimit edhe tetë viktima kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Mustafa është personi i parë që është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale – lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me krime lufte. Në korrik të këtij viti, Gjykata ka dënuar edhe Pjetër Shalën me 18 vjet burgim, për krime lufte.
Përveç Mustafës dhe Shalës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Gjyqi ndaj tyre është duke vazhduar.
Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë, por më pas janë liruar me kusht.
Gjykata Speciale heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-anëtarët e UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000. Gjykata Speciale ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës./REL
Foto ilustruese EUROPA- Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të martën (10.09.) se Google kishte shkelur ligjet e konkurre...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harris do të përballen për herë të...
Dmitry Peskov MOSKË- Ukraina goditi rajonin e Moskës ditën e sotme në sulmin e saj më të madh me dronë të kryer der...
fotot ilustruese MOSKË- Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme t ë shumta ruse me dronë dhe raketa kan...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth n...
foto ilustruese MOSKË- Ukraina goditi rajonin e Moskës të martën në sulmin e saj më të madh me dron deri më tani n&...
fotot ilustruese PALESTINË- Zyrtarët palestinezë njoftuan sot se nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi tendash brenda zon&eum...
Antonio Tajani POTGORICË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, me të mbërritur në P...
pamje nga ngjarja FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një edukatore kopshti ka dhunuar fizikisht nj...
fotot ilustruese RUSI- Ushtria ruse njoftoi të martën se rrëzoi 144 dronë ukrainas të lëshuar në sulmet gjatë nat&e...