Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
India është optimiste se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të thellohen gjatë administratës së Presidentit Trump.
INDI- India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të dytë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anjana Pasricha nga Nju Delhi, India po përgatitet të përballet me një trysni të mundshme kur flitet për marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara, partnerja më e madhe tregtare e këtij vendi.
India është optimiste se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të thellohen gjatë administratës së Presidentit Trump. Presidenti i ardhshëm mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës gjatë fushatës ndërsa India është një kundërpeshë e rëndësishme ndaj Pekinit në Indo-Paqësor.
“Në fakt, gjatë mandatit të tij të parë çështja e Kinës mori përparësi dhe debati u zhvillua në një nivel krejt ndryshe. India shpreson që ai (Trump) do ta përforcojë këtë qëndrim çka do t’i mundësojë Indisë dhe Shteteve të Bashkuara që të gjejnë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë analisti Harsh Pant.
Po ashtu, i emëruari për postin e sekretarit të shteti, Marco Rubio, njihet për qëndrimin e ashpër ndaj Kinës. India ka treguar se, ndryshe nga vendet e tjera, mandati i dytë i zotit Trump nuk e nervozon.
“Ju kujtoj se në fakt “Quad” u ringjall gjatë presidencës së Trump-it”, tha kryediplomati i Indisë, Subramanian Jaishankar, gjatë një takimi në Australi.
“Quad” është një partneritet mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë që forcoi lidhjet ekonomike dhe të sigurisë gjatë presidencës së zotit Trump, ndërsa India zgjeroi lidhje të tjera gjatë asaj kohe.
Swaran Singh është profesor në Universitetin Jawaharlal Nehru.
“Gjatë asaj kohe u hodhën hapa të mëdhenj kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sektorët e kërkim-zhvillimit”.
India shpreson që zoti Trump të ketë një qasje më të butë ndaj Rusisë dhe të përpiqet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e bërë më të lehtë zhvillimin e marrëdhënieve të Indisë me Uashingtonin dhe Moskën. India vazhdoi ndërtimin e lidhjeve dhe tregtisë me Rusinë duke mos përfillur sanksionet amerikane ndaj Moskës.
“Do ta qetësonte Indinë që Rusia të mos jetë nën një trysni kaq ekstreme për t’u bërë tërësisht e varur nga Kina”, thotë profesori Swaran Singh me Universitetin Jawaharlal Nehru.
Sidoqoftë, politikat tregtare të zotit Trump mund ta detyrojnë Indinë që të ulë tarifat për importet amerikane. Ai e ka quajtur Indinë një “abuzues të madh” të tarifave duke i hequr statusin e preferuar tregtar.
“Do të ketë ecejake të dyanshme, negociata dhe më pas do të bëhen disa kompromise”, thotë Chintamani Mahapatra me Institutin Kalinga për Studimet e Indo-Paqësorit.
Një tjetër çështje e debatueshme mund të jetë edhe qëllimi i Indisë për të bashkëpunuar në prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes që blihen nga Shtetet e Bashkuara.
“India synon tërheqjen e investimeve nga kompanitë amerikane të mbrojtjes për të prodhuar në vend. Do të ketë përplasje mes synimit të Indisë për të prodhuar në vend dhe programit për ta bërë Amerikën të Madhërishme Përsëri, ndërsa zoti Trump synon shtimin e kapaciteteve prodhuese në Shtetet e Bashkuara”, thotë analisti Harsh Pant.
Nju Delhi i ka shpresat tek raportet e mëparshme mes Kryeministrit Narendra Modi me Presidentin Trump.
“Lidhjet mes udhëheqësve politikë janë çelësi për të stabilizuar marrëdhëniet, për të trajtuar dallimet dhe forcuar lidhjet”, thotë analisti Chintamani Mahapatra.
Pavarësisht optimizmit, Nju Delhi po përgatitet për sfida të papritura përballë një udhëheqësi që cilësohet si i paparashikueshëm./VOA
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do t'i përgjigjet Hezbollahut që të qëllojë kundër ...
Putin dhe Pezeshkian SIRI- Vladimir Putin ka biseduar me telefon për situatën në Siri me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, njofton Krem...
emigrante ne SHBA LOS ANXHELOS- Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrant&eu...
Barnier FRANCË- Kryeministri francez Michel Barnier ka përdorur kompetenca të veçanta për të miratuar një projekt-ligj...
Gaza veriore GAZA- Ushtria izraelite ka vazhduar "agresionin e saj intensiv tokësor, ajror dhe detar në veri të Gazës për 60 dit&e...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se rimarrja e pjesëve të territorit ukraina...
Annalena Baerbock GJERMANIA- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi homologun e saj kinez, se mbështetja e Pekini...
sulmet SIRI- Avionët sirianë dhe rusë kanë nisur sulme ajrore ndaj rebelëve sirianë që po përparojn...
Foto ilustruese ITALI- Sistemi tatimor i Italisë është i padrejtë, në një mënyrë që lejon 7% më të p...
Antonio Guterres GAZA- Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se situata në Gazë ës...