LIVE UPDATES
Bota

VOA: Marrëveshje historike Liban-Izrael për kufirin detar

Megjithëse me efekt të kufizuar, marrëveshja shënon një kompromis të rëndësishëm midis dy vendeve me një histori lufte dhe konflikti, duke i hapur rrugën eksplorimit të energjisë në det të hapur dhe duke eliminuar një burim tensionesh të kohëve të fundit.

11 Tetor 2022, 18:05 Nga I.A
VOA: Marrëveshje historike Liban-Izrael për kufirin detar
Foto Ilustruese

IZRAEL- Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e një kufiri detar të diskutueshëm mes tyre, pas vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën kryeministri izraelit Yair Lapid. Megjithëse me efekt të kufizuar, marrëveshja shënon një kompromis të rëndësishëm midis dy vendeve me një histori lufte dhe konflikti, duke i hapur rrugën eksplorimit të energjisë në det të hapur dhe duke eliminuar një burim tensionesh të kohëve të fundit.

"Kjo është një arritje historike që do të forcojë sigurinë e Izraelit, do të sjellë miliarda për ekonominë e Izraelit dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e kufirit tonë verior," tha zoti Lapid në një deklaratë.

Në Liban, presidenti Michel Aoun tha se kushtet e propozimit përfundimtar të Shteteve të Bashkuara ishin të kënaqshme dhe se ai shpresonte që marrëveshja të shpallej sa më shpejt që të ishte e mundur.

Pakti synon të zgjidhë një mosmarrëveshje territoriale në lindje të Detit Mesdhe, në një zonë ku Libani synon të bëjë eksplorime për gaz natyror. Izraeli nxjerr gaz natyror në fushat aty pranë.

Marrëveshja përcakton për herë të parë një kufi midis ujërave libaneze dhe izraelite dhe krijon një mekanizëm që të dyja vendet të marrin të ardhura nga një fushë gazi në det të hapur që ndodhet mes dy vendeve.

Marrëveshja nuk përfshin kufirin e përbashkët tokësor. Negociatori libanez Elias Bou Saab i tha agjencisë Reuters se varianti përfundimtar i marrëveshjes "merr parasysh të gjitha kërkesat e Libanit”. Izraeli ka bërë hapa përpara në drejtim të prodhimit dhe eksportimit të gazit natyror, por përpjekjet e Libanit janë penguar nga paraliza politike.

Gjetja e gazit do të ishte një ndihmë e madhe për Libanin, i cili është zhytur në krizë financiare që nga viti 2019 dhe mund të tejkalojë problemin e mungesës së prodhimit të energjisë elektrike të mjaftueshme për popullsinë e Libanit. Zoti Lapid, i cili përballet me zgjedhje më 1 nëntor, planifikon të kërkojë miratimin e marrëveshjes nga kabineti i tij i sigurisë të mërkurën dhe më pas nga qeveria, përpara se ajo të paraqitet në parlament. Një zyrtar izraelit tha se miratimi përfundimtar pritet brenda tre javëve të ardhshme.

Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare i Universitetit të Tel Avivit, e quajti marrëveshjen "të favorshme".

"Një marrëveshje mes Izraelit dhe Libanit do të përbëjë një zhvillim themelor pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mund t’u hapë rrugën ndryshimeve të mëtejshme në marrëdhëniet midis tyre," thuhet në një raport të tij.

Marrë nga VOA

yair lapid elias bou saab

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj