LIVE UPDATES
Bota

VOA: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën rrezikon të venitet

Shifrat e bëjnë SHBA-në kontribuuesen më të madhe në Ukrainë, sa u përket parave të shpenzuara. Por, 18 muaj pas nisjes së pushtimit rus, disa amerikanë dyshojnë se ndihma ia vlen koston. Javën e kaluar, tetë republikanët që garojnë për nominimin e partisë së tyre për kandidat presidencial, u përplasën rëndë në lidhje me çështjen.

1 Shtator 2023, 15:08 Nga k.m.
VOA: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën rrezikon të venitet
Foto ilustruese

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ndihma për Ukrainën, një gjë e tillë do t’i nxiste edhe shtetet e tjera ta bënin të njëjtën, si dhe do ta përçante aleancën e NATO-s”, thotë për Radion Evropa e Lirë gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Stephen Twitty.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, është duke llogaritur pikërisht në këtë skenar.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihma për vendin në luftë - prej tyre, 43 miliardë dollarë ndihma ushtarake. Këtë javë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpalli një tjetër paketë të ndihmës për Kievin, që përfshin municione e raketa dhe kap vlerën e 250 milionë dollarëve.

Shifrat e bëjnë SHBA-në kontribuuesen më të madhe në Ukrainë, sa u përket parave të shpenzuara. Por, 18 muaj pas nisjes së pushtimit rus, disa amerikanë dyshojnë se ndihma ia vlen koston. Javën e kaluar, tetë republikanët që garojnë për nominimin e partisë së tyre për kandidat presidencial, u përplasën rëndë në lidhje me çështjen.

Mes tyre kishte nga ata që thanë se, nëse do t’i fitonin zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndihmën e SHBA-së për Ukrainën do ta kushtëzonin me rritje të ndihmës nga Evropa.

“Evropa duhet të ngrihet. Unë do të bëj që Evropa të ngrihet dhe ta bëjë punën e saj”, tha Ron DeSantis, guvernator i Floridës.

Pas SHBA-së, institucionet e Bashkimit Evropian janë donatoret më të mëdha në Ukrainë. Ato ndiqen nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Kanadaja, Polonia, Franca e kështu me radhë. Sfiduesi i DeSantisit, Vivek Ramaswamy, shkoi edhe më larg, duke thënë se nuk do ta mbështeste rritjen e fondeve për Ukrainën.

“Është katastrofë”, tha biznesmeni pa përvojë në poste publike.

“Ne po mbrohemi nga një pushtim përtej kufirit të dikujt tjetër, kur ato burime ushtarake duhet t’i përdorim për të parandaluar... pushtimin e kufirit tonë jugor, këtu në SHBA”, tha Ramaswamy, duke iu referuar kufirit me Meksikën, prej nga flukse të mëdha migrantësh kanë hyrë në SHBA.

Disa kandidatë të tjerë, përfshirë ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, dhe ish-guvernatorin e Nju Xhërsit, Chris Christie, i kritikuan këto qëndrime, duke mbrojtur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kievin.

Kandidati Donald Trump, të cilin sondazhet e opinionit e nxjerrin në epërsi, nuk mori pjesë në debat, por në një intervistë të publikuar në platformën X, tha se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën, sikur ai të ishte president. Trump, i cili ka shërbyer si president i SHBA-së nga viti 2017 deri më 2021, nuk solli ndonjë provë për këto pretendime.

Në bazë të një sondazhi që ka publikuar rrjeti televiziv, CNN, muajin e kaluar, 45 për qind e amerikanëve e mbështesin mënyrën sesi presidenti aktual, Joe Biden, i cili do të garojë për rizgjedhje, e ka trajtuar situatën në Ukrainë. Megjithatë, sipas të njëjtit sondazh, shumica e amerikanëve, përkatësisht 55%, nuk pajtohen që Kongresi të autorizojë fonde shtesë për Ukrainën. Ndërsa, 45 për qind thonë se Kongresi duhet të autorizojë fonde të tilla. Ky sondazh është kryer nga data 1 deri më 31 korrik, me një mostër prej 1.279 të rriturish.

Për krahasim, një sondazh i kryer në ditët e para të pushtimit rus, në fund të shkurtit, 2022, ka zbuluar se 62% e amerikanëve mendonin se SHBA-ja duhej të kishte bërë më shumë. Gjenerali i pensionuar amerikan, Stefphen Twitty, thotë se është vështirë të përcaktohet nëse ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, marrë parasysh pasigurinë e zgjedhjeve në SHBA.

Shpresoj që SHBA-ja dhe aleatët tanë të NATO-s do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën. Është e rëndësishme që të shohim një pamje më të gjerë, sa i përket kërcënimit të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian”, thotë Twitty.

Ben Hodges, ish-komandant i ushtrisë amerikane në Evropë, thotë se Biden duhet të përpiqet më shumë për t’iu shpjeguar qytetarëve të tij se përse “suksesi në Ukrainë është në interes të Amerikës dhe aleatëve të saj”.

“Përndryshe, mbështetja e fortë dypartiake [për Ukrainën] mund të fillojë të zbehet vitin e ardhshëm”, thotë ai. “Amerikanët do të fokusohen në zgjedhje, ndërsa kundërshtarët politikë të presidentit mund të gjejnë mundësi për të kritikuar politikat e tij”.

Hodges thotë se Kremlini shpreson në këtë: dobësimin ose pakësimin e mbështetjes së SHBA-së dhe të Perëndimit për Ukrainën. Zyrtarët rusë, vazhdimisht, kanë kritikuar ndihmën ushtarake të Perëndimit, duke thënë se ajo e bën atë pjesëmarrës në konfliktin në Ukrainë.

Mark Cancian, kolonel i pensionuar i marinës amerikane, thotë se “pa pjesëmarrjen e SHBA-së, mbështetja globale për Ukrainën do të fundosej. E, pa ndihmën e jashtme, Ukraina nuk do të ishte në gjendje ta vazhdonte luftën”. Sipas tij, tërheqja e mundshme e ndihmës ka gjasa të shoqërohet edhe me kërkesën për zgjidhje të negociuar të konfliktit.

“Kjo nënkupton një armëpushim, i cili do t’i jepte Rusisë fitore të pjesshme”, thotë Cancian.

Aleatët perëndimorë vazhdimisht zotohen se do ta ndihmojnë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, por shpesh nuk specifikojnë se sa duhet për të bërë çfarë?! Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “për aq kohë sa duhet”, nënkupton mbështetje për qëllimet e vendosura nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe populli ukrainas, e ato përfshijnë: rikthimin e territoreve të pushtuara nga Rusia - mes tyre edhe Krimenë - dhe dëbimin e forcave ruse nga toka e Ukrainës.

Për gjeneralin Hodges, fraza “për aq kohë sa duhet” është “boshe”. Sipas tij, atë e përdorin shumë udhëheqës për ta shmangur atë që duhet thënë, se “ne duam që Ukraina të fitojë”.

“Ne nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhte nëse Putini do të mbizotëronte në Ukrainë, por barbaria që ai ka përdorur tashmë, është një tregues i vlefshëm”, ka shkruar Washington Post në një opinion të vetin, të publikuar në korrik.

“...Perëndimi duhet t’i sigurojë armët që i duhen Ukrainës për të mbijetuar... Është detyrim i botës së qytetëruar që të ndalojë një tjetër tmerr”, sipas gazetës amerikane./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj