LIVE UPDATES
Bota

VOA: Polonia shënon 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore

Rreth gjashtë milionë polakë vdiqën në konfliktin që la më shumë se 50 milionë njerëz të vrarë në të gjithë botën, përfshirë gjashtë milionë hebrenj që vdiqën në Holokaust, gjysma e të cilëve polakë.

1 Shtator 2024, 22:07 Nga M.B
VOA: Polonia shënon 85 vjetorin e fillimit të Luftës së
Foto ilustruese

POLONIA- Polonia përkujtoi të dielën 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore me një ceremoni që shënoi sulmet e para të Gjermanisë naziste të cilat shkaktuan konfliktin vdekjeprurës. Rreth gjashtë milionë polakë vdiqën në konfliktin që la më shumë se 50 milionë njerëz të vrarë në të gjithë botën, përfshirë gjashtë milionë hebrenj që vdiqën në Holokaust, gjysma e të cilëve polakë.

Ceremonia përkujtimore të dielën u mbajt në Westerplatte, në bregun baltik të Polonisë, ku 85 vjet më parë një luftanije naziste hapi zjarr mbi një fortesë polake. Kryeministri polak tha në fjalimin e tij të dielën se mësimet e dala nga Lufta e Dytë Botërore “nuk ishin abstraksion” ndërsa bëri krahasime me luftën në Ukrainën fqinje. “Kjo luftë po vjen përsëri nga lindja”, tha ai.

Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të jenë, siç tha ai, “plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes... kundër agresionit që po shohim sot në fushat e betejës në Ukrainë”. Sulmet e Adolf Hitlerit kundër Polonisë bënë që Britania dhe Franca t'i shpallin luftë Gjermanisë naziste. Më 17 shtator të vitit 1939, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë.

Pasi nazistët prishën paktin me Moskën, aleanca e udhëhequr nga Gjermania, Italia dhe Japonia u përball me aleatët fitimtarë të udhëhequra nga Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti Andrzej Duda mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor polak Wielun, ku ranë bombat e para naziste 85 vjet më parë.

Presidenti Duda tha se “kërkimi i faljes” nga Gjermania nuk ishte i mjaftueshëm ndërsa bëri thirrje për dëmshpërblime, duke shtuar se: “Kjo çështje nuk është zgjidhur”. Edhe pse kanë kaluar 85 vjet që nga fillimi i luftës, sipas Polonisë ka ende çështje të pazgjidhura.

Qeveria polake pro-evropiane, e udhëhequr nga Kryeministri Donald Tusk, i ka kërkuar Gjermanisë dëmshpërblime financiare për shkatërrimet e trupave naziste. Edhe qeveria e mëparshme populiste, e cila humbi zgjedhjet në tetor, ka bërë thirrje të ngjashme më parë.

Gjatë vizitës për të shënuar përvjetorin e kryengritjes së Varshavës të vitit 1944, një revoltë e shtypur nga forcat pushtuese naziste ndërsa trupat sovjetike qëndruan duarkryq, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier foli lidhur me planet për të ndërtuar një memorial në kujtim të viktimave polake nga forcat naziste.

“Po ndërmerren shumë përpjekje të tjera, përfshirë për të mbijetuarit e pushtimit gjerman. Dy qeveritë tona po bashkëpunojnë ngushtë për këtë”, tha ai. Megjithatë, Presidenti Steinmeier nuk dha detaje të mëtejshme mbi mundësinë e masave të kompensimit.

Sipas mediave polake, Varshava dhe Berlini po zhvillojnë bisedime për kompensim financiar të mbijetuarve të luftës naziste. Polonia vlerëson se rreth 70,000 njerëz do të përfitonin./ VOA

polonia

Sondazh

Poll
Bota 1 Shtator 2024, 15:40 M.B

Rusia: Kemi rrëzuar 150 dronë ukrainas

Foto ilustruese RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj