LIVE UPDATES
Bota

VOA: Protestat në Iran dhe përgjigja e Perëndimit

Dhjetëra protestues janë vrarë. Sipas analistit Ali Vaez, regjimi ka ende hapësirë për të shtypur demonstratat.

14 Tetor 2022, 17:00 Nga I.A
VOA: Protestat në Iran dhe përgjigja e Perëndimit
protestat ne Iran

IRAN- Protestat antiqeveritare po vazhdojnë në të gjithë Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini muajin e kaluar ndërsa mbahej në paraburgim. Ajo ishte arrestuar nga policia morale e Iranit për “veshje të papërshtatshme”. Materiali në vazhdim i korrespondentit të Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell trajton pyetjen se ku mund të çojnë protestat, dhe si duhet të përgjigjet Perëndimi.

Në universitetin e Teheranit, studentët u mblodhën duke shkruar fjalën “gjak” në persisht, me trupat e tyre dhe duke kërkuar rënien e regjimit islamik. Për katër javë, protestat, kryesisht të udhëhequra nga gratë, janë mbajtur në mbarë vendin.

“Është vërtetë mbresëlënëse që për ta muri i frikës ka rënë plotësisht dhe gjithnjë e më shumë besojnë se nuk kanë asgjë për të humbur dhe prandaj protestat po vazhdojnë” thotë Ali Vaez, analist për Iranin tek Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Protestat e kaluara, si lëvizja e gjelbër e vitit 2009 nuk arritën ta rrëzonin qeverinë. Por mes krizës ekonomike dhe shtypjes, pakënaqësia tani tejkalon çështjet politike, thotë analisti Behnam Taleblu.

“Në vend që të protestojnë kundër një elementi të regjimit, popullsia këtë herë kërkon heqjen e regjimit në tërësi”, thotë zoti Taleblu nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Dhjetëra protestues janë vrarë. Sipas analistit Ali Vaez, regjimi ka ende hapësirë për të shtypur demonstratat.

“Regjimi ende nuk e ka aktivizuar Gardën Revolucionare dhe ka ende shumë mjete shtypëse që mund t'i përdorë kundër lëvizjes”, thotë zoti Vaez.

Pas SHBA-së dhe Kanadasë, edhe Britania vendosi sanksione ndaj figurave të larta të policisë morale të Iranit.

“Sanksionet duhet të vihen edhe nga gjithë Bashkimi Evropian”, vlerëson zoti Taleblu.

Në Evropë, ligjvënëset femra dhe personalitete të njohura kanë prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë iraniane. Protesta ka pasur në disa qytete.

“Ne jemi këtu për të qenë zëri i popullit në Iran dhe për të kërkuar që qeveria britanike të flasë”, thotë një protestuese që nuk do të identifikohet me emër.

Demonstratat po mbahen ndërsa SHBA dhe vendet evropiane po negociojnë me Teheranin për riaktivizimin e mundshëm të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi të mërkurën shtypjen e protestave në Iran, por shtoi se Franca synon parandalimin e prodhimit të armëve bërthamore nga Irani. Për analistin, Benham Taleblu bisedimet mbi programin bërthamor kanë dështuar dhe duhet të braktisen.

“Fondet që do zhbllokoheshin nga marrëveshja do të pasuronin aparatin e sigurisë së regjimit. Ky aparat sigurie është i njëjti që angazhohet në agresion të jashtëm dhe në shtypjen e brendshme që kemi parë këto katër javë”, vlerëson analisti Taleblu.

Ai shton se Perëndimi mund të ndërmarrë hapa praktikë për të ndihmuar protestuesit duke përfshirë ofrimin e internetit satelitor për të anashkaluar kufizimet e qeverisë.

Marrë nga VOA

benham taleblu henry ridgwell protestat ne iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj