14 Tetor 2022, 14:15
Nga d.a.
Macron dhe Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 14 tetor hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se Moska po destabilizon procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Bakuja dhe Jerevani janë në konflikt për më shumë se tri dekada lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo pasi, separatistët e mbështetur nga Armenia morën kontrollin e rajonit që banohet kryesisht nga armenët.
Macron, gjatë një interviste për televizionin France 2, akuzoi Moskën se qëllimshëm ka provokuar përleshjet e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lideri francez tha se provokimet janë pjesë e përpjekjet për të destabilizuar këtë rajon të brishtë.
“Besoj se këto deklarata tregojnë mungesë të kuptimit të kursit të konfliktit”, tha Putin gjatë takimit me liderët e shteteve të rajonit, që po mbahet në Kazakistan.
Putin shtoi se deklaratat e Macronit “tingëllojnë të pasakta, mund të them edhe perverse, prandaj ato janë të papranueshme”.
Më 13 tetor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se deklaratat e Macronit ishin “absolutisht të papranueshme”.
Javën e kaluar, Macron së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinian.
Të dy shtetet zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020, dhe më pas Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi, që rezultoi me humbjen e kontrollit të disa pjesëve të rajonit të Nagorno-Karabakut nga Armenia.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Moska ka dislokuar rreth 2.000 trupa në rajon, si pjesë e forcave paqeruajtëse.
Në takimin midis Aliyevit dhe Pashinianit, që u zhvillua në Pragë, autoritetet evropiane thanë se liderët u pajtuan që një mision civil i BE-së të vendosej në kufirin mes shteteve. Në kufi, mbi 200 persona u vranë në luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që shpërthyen disa javë më parë./REL/
takimi putin-macron aremeni-azerbajxhan
Bota
14 Tetor 2022, 14:07
d.a.
zyrtaret
RUSI- Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, atij të Brendshëm, Ra...
Bota
14 Tetor 2022, 13:53
d.a.
Kwasi Kwarteng
BRITANI- Kwasi Kwarteng është shkarkuar nga posti i ministrit të financave në Britani, pak minuta pasi hyri në...
Bota
14 Tetor 2022, 13:48
d.a.
Foto ilustruese
ZVICËR- Një studim i ri ka zbuluar se Evropa pa një rënie prej 14% të nivelit të saj të lindjeve në...
Bota
14 Tetor 2022, 13:33
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur i bindur se Ukraina do të fitojë ndaj R...
Bota
14 Tetor 2022, 13:38
d.a.
Aktivistet
BRITANI- Aktivistët e klimës kanë hedhur kanaçe me supë me domate mbi një pikturë të Van Gogh me luled...
Bota
14 Tetor 2022, 13:27
d.a.
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se niveli aktual në të cili...
Bota
14 Tetor 2022, 13:14
d.a.
Putin dhe Lukashenko
BJELLORUSI- Pavel Latuska, një politikan opozitar bjellorus, i cili jeton në Varshavë, duke folur për mediat gjerm...
Bota
14 Tetor 2022, 13:03
d.a.
Patriarku serb Porfirije
KOSOVË- Patriarku serb Porfirije sot u fronëzua në Patriarkanën e Pejës dhe menjëherë pas marrj...
Bota
14 Tetor 2022, 12:31
d.a.
foto ilustruese
TURQI- Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar një ligj të ri për mediat, që parasheh dënim prej tr...
Bota
14 Tetor 2022, 12:18
d.a.
protesta ne Iran
IRAN- Mbi 20 fëmijë u vranë muajin e kaluar gjatë protestave në Iran, sipas një raporti të ri...