LIVE UPDATES
Bota

VOA: Rusia pret lëvizjen e radhës të Trump pas përplasjes me Presidentin ukrainas

Pas përplasjeve përgjatë viteve me Uashingtonin për përkrahjen ushtarake amerikane Kievit, shumë banorë në Moskë i shikojnë me entuziazmin të papërmbajtur përçarjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, që dolën në pah javën e kaluar gjatë përplasjes së nxehtë në Zyrën Ovale mes Presidentit Trump dhe zotit Zelensky.

6 Mars 2025, 15:04 Nga E. D
VOA: Rusia pret lëvizjen e radhës të Trump pas përplasjes me
foto ilustruese

RUSI- Rusët po përcjellin me vëmendje përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas takimit të tensionuar të javës së kaluar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Korrespondetët e Zërit të Amerikës nga Moska sjellin më shumë hollësi në kronikën në vazhdim.

Pas përplasjeve përgjatë viteve me Uashingtonin për përkrahjen ushtarake amerikane Kievit, shumë banorë në Moskë i shikojnë me entuziazmin të papërmbajtur përçarjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, që dolën në pah javën e kaluar gjatë përplasjes së nxehtë në Zyrën Ovale mes Presidentit Trump dhe zotit Zelensky.

Mediat ruse e quajtën takimin në Uashington “një katastrofë” dhe “poshtërim” për presidentin ukrainas.

Kremlini thotë se është i gatshëm për paqe dhe akuzoi Ukrainën dhe shtetet evropiane se po punojnë për ta zgjatur luftën.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov kritikoi ashpër propozimin për të dërguar paqeruajtës evropianë në territorin ukrainas.

“Presidenti Trump i kupton të gjitha. Ai tha se është ende herët të flitet për një zgjidhje. Mund të flasësh për këtë çështje, por për këtë gjë të duhet pajtimi i palëve. Ai po sillet me korrektësi. Ndërkohë që shtetet e BE-së, sikurse edhe plani i tyre për paqeruajtës në Ukrainë, janë vazhdimësi e nxitjes së regjimit në Kiev për të luftuar kundër nesh”, deklaroi zoti Lavrov.

Disa e konsiderojnë paqen e propozuar nga Kremlini si fitore të Rusisë dhe kapitullim të Ukrainës.

“Moska dëshiron paqe sipas kushteve të Moskës. Nga këndvështrimi im, është paqe që i lejon Moskës të përmbushë synimet e saj, ta kontrollojë Ukrainën. Prandaj, ky është versioni rus i paqes që kam frikë se nuk mund të përputhet me një Ukrainë që dëshiron pavarësi dhe Evropën që mendon se shtetet duhet të jenë të lira të zgjedhin fatin e tyre”, thotë Jacob Kaarsbo, ekspert ndërkombtëar i mbrojtjes.

Të tjerët dyshojnë që Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron me të vërtetë që të arrijë paqen.

“Putini nuk ka dhënë shenja se është i interesuar t’i jap fund luftës. Ndërkohë që forcat ruse po përparojnë në pjesën lindore të Ukrainës, Putini mbase ndihet se është në pozitë më të mirë që të vazhdojë një luftë të gjatë shkatërruese, se sa Ukraina”, thotë analisti Lucas Robinson nga Instituti për Çështje Globale, me seli në Nju Jork.

Banorët e Moskës, që pranuan të flasin me Zërin e Amerikës, thotë se janë të gatshëm ta vazhdojnë luftën nëse Zelensky nuk zgjedh diplomacinë.

“Po të fillojnë negociatat, synimi i tyre duhet të jetë përcaktimi i fitores së Rusisë, duke marrë parasysh realitetin në terren, pasi ne po fitojmë”, tha Andrey, një banor i Moskës.

“Sipas mendimit tim, rrugëdalja tani është që ushtria jonë të përparojë”, thotë Artiom, banor i Moskës.

Presidenti Putin nuk ka bërë komente në lidhje me shkëmbimin e tensionuar ndërmjet Presidentit Trump dhe zotit Zelensky.

Kremlini po pret që Presidenti Trump të bëjë hapin e tij të radhës pas fjalimit që mbajti në Kongresin amerikan të martën, ku udhëheqësi amerikan citoi një letër nga Zelensky, ku presidenti ukrainas theksonte se ishte i gatshëm të negocionte menjëherë për arritjen e paqes./VOA

donald trump shba rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj