LIVE UPDATES
Bota

VOA:Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

Nëse Kongresi nuk është në gjendje të miratojë 12 projektligjet për ndarjen e fondeve që financojnë qeverinë, ose nuk bie dakord për një masë që siguron fonde të përkohshme, autoriteti i shumë agjencive federale për të shpenzuar para, do të përfundojë në mesnatën e 30 shtatorit.

21 Shtator 2023, 22:28 Nga h.k
VOA:Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e
Kapitol

SHBA-Përplasjet e brendshme mes republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve për shpenzimet kanë bërë që në Shtetet e Bashkuara të rrezikohet mbyllja e qeverisë brenda 10 ditësh, duke krijuar pasiguri mes qindra mijëra punonjësve federalë dhe punonjësve me kontraktë, që do të prekeshin në rast të një situate të tillë. Nëse Kongresi nuk është në gjendje të miratojë 12 projektligjet për ndarjen e fondeve që financojnë qeverinë, ose nuk bie dakord për një masë që siguron fonde të përkohshme, autoriteti i shumë agjencive federale për të shpenzuar para, do të përfundojë në mesnatën e 30 shtatorit.

Në thelb të mosmarrëveshjeve është vendimi i disa prej anëtarëve të vijës se ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve për të hedhur poshtë një marrëveshje që Kryetari i kësaj dhome, Kevin McCarthy negocioi në fillim të këtij viti me Presidentin Joe Biden, për të shmangur falimentimin për shkak të mospagimit të borxhit të vendit. Një numër i vogël republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve duan të ulin shpenzimet nën shumën e rënë dakord në atë marrëveshje.

Ata po kërkojnë shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve të brendshme, si dhe në ndihmën që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës për luftën kundër agresionit rus. Për shkak se Partia Republikane kontrollon Dhomës e Përfaqësuesve me një diferencë të ngushtë, me vetëm pak vota, do të mjaftonte mungesa e mbështetjes nga vetëm pak anëtarë, që zoti McCarthy të dështonte të siguronte shumicën e nevojshme, për të miratuar projekligjin mbi buxhetin.

Një mundësi do të ishte që zoti McCarthy të propozonte dhe miratonte projekligjet e ndarjes buxhetore me mbështetjen e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, por anëtarë të vijës së ashpër në grupimin e tij politik mund ta shihnin një veprim të tillë si tradhëti, çka mund t’i nxiste ata të thërrisnin një seancë votimi, për ta larguar nga detyra e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Teksa hynte në Kapitol të mërkurën, zoti McCarthy u la gazetarëve të kuptonin se nuk i kishte humbur shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për të shmangur mbylljen e qeverisë.

“Nuk është data 30 shtator, loja ende nuk ka mbaruar”, tha ai.

Çfarë do të thotë një mbyllje e qeverisë?

Termi “mbyllje e qeverisë” krijon një ide të gabuar, sepse në rast të mungesës së financimit, një pjesë e mirë e qeverisë federale, do të vazhdojë të funksionojë.

Shërbimet që konsiderohen thelbësore për sigurinë publike dhe mbrojtjen kombëtare nuk do të ndërpriten. Për më tepër, aktivitetet e qeverisë të financuara nga fondet shumëvjeçare do të mund të vazhdojnë. Kjo përfshin, për shembull, shumë nga projektet infrastrukturore të financuara nga ai që njihet si Akti për Reduktimin e Inflacionit.

Megjithatë edhe pse pjesa më e madhe e qeverisë do të vazhdonte të funksiononte, punonjësit federalë nuk do të paguheshin. Kjo përfshin pjesëtarët e ushtrisë.

Anëtarët e Kongresit do të qëndronin në punë, ashtu si edhe personeli i tyre mbështetës, por shumë punonjës që konsiderohen si jothelbësorë të Kongresit, do të pezulloheshin nga puna, së bashku me shumë punonjës që punojnë me kontratë e që ndihmojnë në funksionimin e Kapitolit.

Sistemi i gjykatave federale do të vazhdojë të funksionojë për një farë kohë, sepse do të mbështetej tek fondet e siguruara më parë dhe tek të ardhurat e vazhdueshme nga tarifat.



Mundësia e mosarritjes së një zgjidhjeje

Mbylljet e qeverisë kanë ndodhur disa herë në të kaluarën, që nga vitet 1980, por shumica kanë qenë të shkurtra. Katër prej mbylljeve të qeverisë kanë zgjatur mbi një ditë pune, më e fundit ajo në vitin 2018-19 kur qeveria u mbyll pjesërisht për 35 ditë. Ajo ishte një mbyllje e pjesshme pasi ishin miratuar paraprakisht projektbuxhete për disa struktura të qeverisë.

Gjithashtu, Kongresi i është afruar shpesh pragut të mbylljes dhe ka arritur ta shmangë nëpërmjet një mase financimi të përkohshëm apo një marrëveshjeje të minutës së fundit për shpenzimet.

“Pasoja gjithnjë e më të mëdha”

Max Stier, drejtues i Partneritetit për Shërbimin Publik, i tha Zërit të Amerikës se edhe mbylljet e shkurtra ndikojnë tek funksionimi i qeverisë federale. Publiku fillon të ndjejë pasojat si p.sh. tek mospërpunimi i dokumentacionit për marrjen e pasaportave, apo deri tek pamundësia për të regjistruar fëmijët në programet që financohen nga qeveria federale.

Stresi ndaj punonjësve federalë

Punonjësit federalë që do të ndikoheshin drejtpërsëdrejti nga mbyllja e qeverisë ndjehen të zhgënjyer me Kongresin, thotë Everett Kelley, drejtues i Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë. Ai i tha Zërit të Amerikës se pjesa më e madhe përballojnë shpenzimet e tyre me rrogat dhe do të ndjejnë pasojat nëse liheshin papritur pa paguar.

“Anëtarët tanë janë të zhgënjyer. Janë nervozë. Janë duke pyetur veten ‘si do të paguaj faturat? Si do të sigurohem që do të ushqehet familja ime?’,” thotë Kelley.

“Punonjësit federalë shkojnë çdo ditë në punë dhe bëjnë punën e tyre. Kemi nevojë që Kongresi të bëjë punën e tij”, tha zoti Kelley. “Për shkak se një mbyllje e qeverisë do të ndikojë jo vetëm punonjësit federalë, por edhe komunitetet tona. I kërkojmë Kongresit ta përfundojë këtë punë”.

Financimi për Ukrainën

Të martën, Kongresi shqyrtoi shkurtimisht një masë të përkohshme financimi, por më pas propozimi u tërhoq për shkak të shqetësimeve se mungonte mbështetja për të marrë vota të mjaftueshme. Në propozim nuk përfshihej financimi shtesë për Ukrainën që ka kërkuar administrata e Presidentit Biden.

Megjithëse shumica e ligjvënësve mbështesin vazhdimësinë e ndihmës amerikane për Ukrainën, një numër i vogël ligjvënësish, kryesisht republikanë, ngurrojnë t’i dërgojnë Kievit fonde të mëtejshme, duke e shndërruar këtë financim shtesë në një faktor që komplikon më tej diskutimin e projekt-buxhetit.

Disa ligjvënës republikanë që mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, i thanë të mërkurën Zërit të Amerikës se do të jetë e nevojshme që financimi për Ukrainën të shqyrtohet si një çështje e ndarë, dhe jo si pjesë e debatit për buxhetin e qeverisë./VOA

qeveria amerika republikanet shba

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty