All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Von Der Leyen letër liderëve të BE-së, shpreh mbështetjen mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare që u nënshkrua muajin e kaluar, Shqipëria do të strehonte deri në 36,000 emigrantë për një vit, ose rreth 3,000 në muaj, të cilët përpiqen të hyjnë në Itali pa dokumentacionin e duhur, kryesisht në udhëtime të rrezikshme përmes detit.

14 Dhjetor 2023, 17:02 Nga r.ll
Von Der Leyen letër liderëve të BE-së, shpreh
Ursula von der Leyen
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për marrëveshjen përmes së cilës Shqipëria do të presë mijëra emigrantë të kapur në det dhe të transferuar atje nga autoritetet italiane, megjithëse Gjykata Kushtetuese shqiptare vendosi të marrë në shqyrtim çështjet ligjore të marrëveshjes duke e vonuar futjen në fuqi të saj.

Në një letër drejtuar udhëheqësve të BE-së, që filluan një takim të nivelit të lartë të enjten në Bruksel, zonja von der Leyen vlerësoi nismat e rëndësishme për kufizimin e migracionit nga disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut, përfshirë marrëveshjen operacionale midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Ky shërben si një shembull i të menduarit jashtë normave tradicionale, mbështetur në ndarjen e drejtë të përgjegjësive me vendet e treta në përputhje me detyrimet sipas BE-së dhe ligjit ndërkombëtar”, shkroi zonja von der Leyen, në një letër që përshkruan përparimin e bërë për ndalimin e hyrjes pa autorizim brenda bllokut evropian.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare që u nënshkrua muajin e kaluar, Shqipëria do të strehonte deri në 36,000 emigrantë për një vit, ose rreth 3,000 në muaj, të cilët përpiqen të hyjnë në Itali pa dokumentacionin e duhur, kryesisht në udhëtime të rrezikshme përmes detit.

Marrëveshja do të përfshinte njerëz që janë shpëtuar ose “kapur” nga marina italiane në ujërat ndërkombëtare. Ata emigrantë të kapur në ujërat territoriale të Italisë do të ruajnë të drejtën e tyre, sipas ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së, për të aplikuar për azil në Itali dhe gjithashtu do të shqyrtohen kërkesat e tyre atje.

Shqipëria do t'i strehonte emigrantët në dy objekte, njëra në portin e Shëngjinit, ku do merren të dhënat personale dhe bëhet verifikimi i parë i migrantëve, dhe tjetra në Gjadër, ndërsa Italia do të përshpejtonte kërkesat e tyre për azil. Italia do të mbetet ligjërisht përgjegjëse për migrantët gjatë gjithë procesit. Roma do t'i mirëpriste ata nëse do t'u jepej mbrojtje ndërkombëtare ose do të organizonte kthimin mbrapsht nga Shqipëria nëse u refuzohet kërkesa.

Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulli të paktën përkohësish ratifikimin e marrëveshjes. Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj tha se një seancë publike do të mbahet më 18 janar për të përcaktuar nëse marrëveshja shkel kushtetutën e Shqipërisë.

Vendimi u mor pasi opozita shqiptare u ankua te Gjykata Kushtetuese, duke argumentuar se strehimi i migrantëve në këtë mënyrë do t'u mohonte atyre “çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare u ofron individëve” dhe do të shkelte ligjin ndërkombëtar.

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, organ mbikëqyrës i të drejtave të njeriut që nuk është pjesë e BE-së ngriti gjithashtu shqetësime të enjten për marrëveshjen Itali-Shqipëri.

“Ndalimi jashtë-territorial i refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, siç parashikohet në memorandum, mund t'i privojë ata nga garancitë thelbësore”, thuhet në një raport, të përpiluar pas një vizite në qershor në Itali nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatioviç.

Raporti vuri në dukje se marrëveshja “karakterizohet nga shumë paqartësi ligjore. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të dëmtojë garancitë thelbësore të të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë për shkeljet”.

Në letrën e saj, Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen vuri në dukje se komisioni ka dhënë 473 milionë euro për të ndihmuar në forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht në rritjen e mbikëqyrjes së kufirit tokësor, përfshirë pajisjet e monitorimit elektronik dhe sistemet e reja kompjuterike.

“Investime të ngjashme nevojiten për pajisjet e mbikëqyrjes kufitare për kufijtë detarë pasi mbikëqyrja ajrore para-kufitare është thelbësore për të parandaluar mbërritjet e parregullta dhe humbjet e jetëve në det”, shkroi ajo. Ajo vuri në dukje se komisioni është “i gatshëm të vazhdojë të sigurojë financim të qëndrueshëm për këto iniciativa të rëndësishme”.

Pasi mbi një milion emigrantë hynë në BE në vitin 2015, BE-ja arriti një marrëveshje me Turqinë, duke përfshirë miliarda euro ndihmë për refugjatët sirianë në territorin e saj, bisedime të shpejta për anëtarësim dhe stimuj për viza, për të bindur presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të parandaluar njerëzit që të vazhdojnë rrugën për në Evropë.

Pavarësisht kostove dhe prishjes përfundimtare të marrëveshjes, ajo reduktoi me shpejtësi mbërritjet e emigrantëve nga Turqia. E inkurajuar nga rezultatet, BE-ja ka vazhduar të punojë në marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera nga të cilat migrantët largohen ose kalojnë tranzit për të shkuar në Evropë.

“Agjencitë e BE-së kanë vazhduar të zgjerojnë përpjekjet e tyre në Afrikën e Veriut, duke ndërtuar marrëdhënie me Tunizinë, Egjiptin dhe Marokun”, tha zonja von der Leyen në letrën e saj.

Zonja Von der Leyen tha gjithashtu se komisioni ka vazhduar “të shumëfishojë dhe thellojë partneritetet tona të migracionit” gjatë vitit 2023, duke përfshirë Bangladeshin, Irakun, Nigerinë dhe Pakistanin./VOA

von der lyen

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj