LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e policit serb/ Reagon Vuçiç: U trondita nga lajmi, Nikolla ishte një hero i vërtetë...

Më një telegram Vuçiç ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e policit Nikolla Krsmanoviq.

18 Korrik 2024, 12:39 Nga S.B
Vrasja e policit serb/ Reagon Vuçiç: U trondita nga lajmi, Nikolla
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit serb në Serbi. Më një telegram Vuçiç ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e policit Nikolla Krsmanoviq.

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij kontribuoi në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”.

Vuçiq e quajti atë hero dhe tha se nuk e harrojnë sakrificën e tij ndaj detyrës.

“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegram.

Mbrëmë pas mesnate një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas MUP-it serb në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim gjerman i tij.

vucic vrasja e policit serb ne serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit