LIVE UPDATES
Bota

Një samit politik evropian shumë britanik

dhëheqësit do të qëndrojnë në Pallatin Blenheim në Oksfordshër, që është vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës. Ndoshta, fokusi më i madh do të jetë te njëri prej pasardhësve të tij, lideri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

18 Korrik 2024, 09:07 Nga r.ll
Një samit politik evropian shumë britanik
pallati ku do qendrojne lideret gjate samitit

BRITANI- Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington zhvillohet edhe një tjetër mbledhje e liderëve. Kësaj radhe është Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane - një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë.

Samiti zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar të enjten (18 korrik).  Udhëheqësit do të qëndrojnë në Pallatin Blenheim në Oksfordshër, që është vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës. Ndoshta, fokusi më i madh do të jetë te njëri prej pasardhësve të tij, lideri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Si mikpritës i samitit, ai do ta bëjë përpjekjen e tij të parë reale për ta riorientuar vendin e tij drejt Evropës në përgjithësi dhe Bashkimit Evropian në veçanti. Tetë vjet më parë, Britania ka mbajtur një referendum që ka çuar në daljen e këtij vendi nga BE-ja.

Ndërsa pjesa më e madhe e planifikimit dhe përgatitjeve për samitin u zhvillua nën Qeverinë e mëparshme konservatore, Brukseli vuri në dukje se zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që u mbajtën në fillim të qershorit, nuk e penguan organizimin.

Zyrtarët në BE, në përgjithësi, janë të ngazëllyer me Starmerin, i cili është kryeministri i parë laburist që nga Gordon Brown në vitin 2010. Ata i shpërfaqen përshtypjet përgjithësisht entuziaste në margjinat e samitit të fundit të NATO-s në Uashington, dhe shkëmbimet e para i cilësuan si “pozitive”.

“Gjithçka ka qenë mirë deri tani. Tani duhet të kalojmë në përmbajtje”, tha një zyrtar i lartë i BE-së në një konferencë për media. Tash për tash, ekziston një ndjenjë se Britania dhe BE-ja kanë nevojë për një afrim politik. Lufta e vazhdueshme në Ukrainë është një arsye për këtë, por edhe perspektiva e një presidence tjetër të Donald Trumpit përtej Atlantikut.

Sa i përket samitit të Blenheimit, nuk mund të pritet ndonjë arritje e madhe, por një pakt më i përmirësuar i sigurisë mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, mund të parashikohet. Ndoshta edhe një marrëdhënie më e fortë tregtare, e ndoshta edhe rritje e ndërveprimit mes dy entiteteve.

E, së shpejti, mund të zhvillohet edhe një samit BE-Mbretëri e Bashkuar për adresimin e disa prej këtyre gjërave. Deri më tani duket se do të paraqiten rreth 45 udhëheqës, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Nuk duhet pritur shumë sa i përket përmbajtjes dhe rezultateve - Bashkësia Politike Evropiane nuk ka qenë kurrë e madhe në ato lloje gjërash.

Ideja e Emmanuel Macronit në vitin 2022 - menjëherë pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës - ka pasur për qëllim ta përafrojë politikisht pjesën tjetër të Evropës. Kjo do të thotë që udhëheqësit të mblidhen dy herë në vit, ndërsa mikpritësi të jetë me rotacion mes vendeve anëtare të BE-së dhe atyre joanëtare të BE-së. Dhe, duket se liderët e pëlqejnë këtë.

Kjo, sepse samiti është mjaft i shkurtër - ata takohen vetëm për gjysmë dite apo më shumë. Pastaj, organizohet në vende spektakolare. Dy vjet më parë, takimi inaugurues u zhvillua në kështjellën monumentale të Pragës. Pastaj, pranë një verarie në Kishinjev. Herën tjetër në Granadë, ku drejtuesit darkuan në Alhambra. Dhe tani, në një vend klasik britanik.

Ambiente jo të këqija për “takime të shpejta politike”, në struktura shumë më pak formale në krahasim me organet e tjera të ngjashme, si Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja. Nisin me një seancë plenare hyrëse, një fotografi familjare, disa tryeza tematike dhe më pas një tryezë të rrumbullakët mbyllëse - të gjitha për pesë orë. Po ashtu, do të ketë kohë edhe për takime të ndryshme dypalëshe, përpara se të marrin pjesë në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III.

Tryezat e rrumbullakëta do të trajtojnë tri tema specifike: mbrojtjen e demokracive (që do të thotë koordinim në luftimin e ndërhyrjeve të huaja në gjëra të tilla si proceset zgjedhore), migracionin (veçanërisht bashkëpunimin në trajtimin e “migracionit të parregullt” dhe krijimin e rrugëve ligjore për të hyrë në Evropë) dhe lidhjen energjetike.

Macron dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, do të bashkëkryesojnë tryezën për mbrojtjen e demokracive, e cila është aq e popullarizuar, saqë për të njëjtën temë do të mblidhet edhe një grup i dytë, i bashkëkryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jenë nikoqirë të tryezës për migracionin. Këto dy vende arritën së voni një marrëveshje shumë të kritikuar, në bazë të së cilës Shqipëria do t’i strehojë migrantët e kapur nga anijet italiane në det.

Tryezën për energjinë do ta kryesojnë Sllovenia dhe Norvegjia. Përveç fotografive indikative se kush me kë flet, një sy ia vlen të mbahet edhe te disa takime të mundshme dypalëshe. Ka qenë një samit i Bashkësisë Politike Evropiane, ku BE-ja, nën Michelin dhe Macronin, ka bërë përpjekje të arrijë një marrëveshje paqeje midis udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Bisedimet që më pas kanë vazhduar në Bruksel, për ca kohë nuk kanë qenë vërtet të suksesshme. Por, ka shanse që Michel të provojë edhe një herë në Blenheim, përpara se ta përfundojë mandatin e tij aktual në fund të vitit.

Një zyrtar i BE-së, në dijeni për këtë çështje, tha se ka kontakte, por se formati do të varet nga ajo që është më e favorshme dhe më e përshtatshme.

Dhe, pastaj, do të vijë samiti tjetër i Bashkësisë Politike Evropiane. Do të zhvillohet më 7 nëntor, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Deri më tani, marrëveshja është që ai samit të mbahet në Hungari, me mikpritës zyrtar kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban. Por, udhëtimet e tij të fundit në Moskë dhe në Pekin i kanë zemëruar aq shumë anëtarët e tjerë të BE-së, saqë ata mund të mos dërgojnë më ministra në ngjarje të ndryshme të lidhura me BE-në, që do të mbahen në Hungari.

Bashkësia Politike Evropiane nuk është organ i BE-së dhe, deri më tani, nuk ka pasur thirrje të hapura për ndryshimin e vendit se ku do të mbahet samiti.

Por, a do të mund ta shijojnë udhëheqësit e tjerë një tubim të madh në Budapest, nëse ata i pret një Orban i gëzuar nga fitorja e mundshme e Trumpit?/REL

samiti i bashkesise politike evropiane

Sondazh

Poll
Bota 18 Korrik 2024, 07:21 N.F

Presidenti Biden infektohet me Covid-19

Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të b&eu...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend