LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e SHEKULLIT/ Ndërtesa ku u vra Kennedy do të kthehet në muze si objekt kujtese

Jeffrey Engel, profesor i historisë në Universitetin Metodist Jugor në Dallas, thotë se udhëheqësit e komunitetit luftuan për një kohë të gjatë për të balancuar realitetin e vrasjes së Presidentit John F. Kennedy me mënyrën se si ngjarja ndikoi negativisht tek qyteti.

22 Nëntor 2023, 20:13 Nga h.k
Vrasja e SHEKULLIT/ Ndërtesa ku u vra Kennedy do të kthehet në
Kennedy

SHBA-60 vjet më parë, më 22 nëntor në Dallas të Teksasit u vra Presidenti John Kennedy. Komisioni Warren, i ngritur për të hetuar atentatin ndaj presidentit, arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald, punonjës në ndërtesën e librarisë, qëlloi nga një dritare e katit të gjashtë dhe plagosi për vdekje Presidentin Kennedy. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, me gjithë përpjekjet e shumta për dekada me radhë për ta rrëzuar ndërtesën, struktura e vjetër është tjetërsuar në një muze për tragjedinë dhe objekt kujtese për Presidentin Kennedy.

Ka qenë një çështje vërtetë e datueshme për një kohë të gjatë se çfarë duhet bërë me këtë objekt”.

Jeffrey Engel, profesor i historisë në Universitetin Metodist Jugor në Dallas, thotë se udhëheqësit e komunitetit luftuan për një kohë të gjatë për të balancuar realitetin e vrasjes së Presidentit John F. Kennedy me mënyrën se si ngjarja ndikoi negativisht tek qyteti.

Në mendjet e amerikanëve Dallasi u bë sinonim i vrasjes së Presidentit Kennedy. Në skenën politike kombëtare Dallasi njihej si një qytet i urryer dhe i errët”, thotë profesori Engel.

Ishte një cilësim i padrejtë, por mbeti si një re e errët për dekada mbi këtë komunitet”.

Stephen Fagin është kurator i Muzeut të Katit të Gjashtë, i cili tani zë katin e gjashtë në ish-librarinë prej nga ku, thonë hetuesit, Lee Harvey Oswald qëlloi ndaj Presidentit Kennedy.

Ky është një institucion historik që eksploron jetën, vdekjen dhe trashëgiminë e Presidentit Kennedy, si dhe historinë e kulturën e gjerë të viteve 1960”, thotë kuratori Fagin.

Muzeu i Katit të Gjashtë u hap në vitin 1989 pranë sheshit Dealey dhe u bë shpejt një destinacion i rëndësishëm turistik.

Sheshi Dealey zë vendin e dytë në shtetin e Teksasit pas Alamos për nga numri i vizitorëve”, thotë Jeffrey Engel, profesor i historisë në Universitetin Metodist Jugor.

“Ka vende që janë njollosur nga dhuna dhe tragjedia. Sheshi Dealey është një prej tyre, ‘Pearl Harbor’ apo vendi ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë. Ato na krijojnë mundësinë për t’i kujtuar siç duhet ngjarjet që ndodhen aty”, thotë kuratori Fagin.

Ai thotë se Muzeu i Katit të Gjashtë nuk nxjerr konkluzione përfundimtare rreth asaj që ndodhi saktësisht në Dallas në nëntor të vitit 1963.

Vrasja, si shumë gjëra të tjera, është një temë shumë e debatuar. Turistët vijnë këtu pavarësisht nëse mendojnë se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm apo nëse ishte komplot”, thotë zoti Fagin.

“Nuk janë të paktë ata që u besojnë teorive të ndryshme mbi vrasjen e Presidentit Kennedy. Ka nga ata vizitorë që mendojnë se mund të dalin me idetë e veta pasi e kanë parë me sytë e tyre vendin e ngjarjes”, thotë profesori Engel.

“Mund të intrigoheni nga nuancat e atentatit, pyetjet e vazhdueshme mbi trajektoret e plumbave dhe provat mjekësore. Por në fund të ditës këtu u vra një president. Sheshi Dealey është simbol i shpresës dhe premtimit të paplotësuar që përfaqësonte John Kennedy”, thotë kuratori Fagin.

Muzeu nuk është thjesht një seri ekspozitash, por edhe një arkiv. Disa nga pamjet filmike të atentatit ruhen dhe licencohen nga muzeu, po ashtu edhe dëshmitë e marra nga të pranishmit e turmës si dhe figura të rëndësishme të ngjarjeve.

Të gjitha këto e pasurojnë muzeun duke sjellë një perspektivë historike për vrasjen e shekullit të 20-të.
“Ky muze ka luajtur një rol kyç në ndihmën e këtij komuniteti që të dëbojë demonët e fundit të mbetur nga viti 1963”, thotë kuratori Fagin. Mbi 300,000 vizitorë në vit nga 133 vende të botës e frekuentojnë këtë muze./VOA

vrasja e kennedy-it

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait