LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç, “i shqetësuar” në prag të zbatimit të vendimit për targa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është i shqetësuar në prag të nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave.

28 Korrik 2022, 20:15 Nga k.m.
Vuçiç, “i shqetësuar” në prag të
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se është i shqetësuar në prag të nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave. Me këtë vendim, të datës 29 qershor, të gjitha makinat me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, duhet të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës. Automjete me targa të tilla - rreth 10.000 - qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës - pjesë e banuar me shumicë serbe.

“Jam i shqetësuar dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha të enjten Vuçiç, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është i shqetësuar në prag të nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave. Me këtë vendim, të datës 29 qershor, të gjitha makinat me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, duhet të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës. Automjete me targa të tilla - rreth 10.000 - qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës - pjesë e banuar me shumicë serbe.

“Jam i shqetësuar dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha të enjten Vuçiç, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës parasheh që riregjistrimi i makinave të nisë nga data 1 gusht dhe të zgjasë deri më 30 shtator. Bëhet fjalë për makinat që i kanë targat me akronime të qyteteve të Kosovës, si: PR për Prishtinën, GL për Gjilanin, PZ për Prizrenin, KM për ‘Mitrovicën e Kosovës’ e të tjera. Ato tani do të duhet të regjistrohen në RKS, që do të thotë Republika e Kosovës. Për këtë çështje, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por ajo nuk është zbatuar në terren.

Në komunat në veri ka vazhduar qarkullimi i makinave me targa të tilla, që i lëshon Ministria e Brendshme e Serbisë, në kundërshtim me marrëveshjen.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova ka të drejtë t’i zëvendësojë targat me akronimet e qyteteve. Vuçiç tha se autoritetet në Kosovë duan që “targat KM të mos ekzistojnë askund”.

“Me çfarë baze? Ku shkruan? Shkruan në kokën e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti dhe të vendeve të Quint-it [SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Francës], sepse për to, Kosova është shtet”, tha Vuçiç.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, pas 30 shtatorit, nuk do të ketë mundësi riregjistrimi me targat që lëshojnë autoritetet serbe. Por, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se çfarë do të ndodhë me makinat që nuk riregjistrohen në RKS pas këtij afati.

Nga 1 gushti do të hyjë në fuqi edhe një vendim tjetër i Qeverisë së Kosovës për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe. Sipas këtij vendimi, të gjithë ata persona që kanë dokumente të tilla, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente. Kjo është një lloj mase reciproke, pasi të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale./REL

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para