LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Më 15 shkurt do të miratohet një deklaratë për Vojvodinën

Vojvodina është provincë autonome veri të Serbisë, e cila i ka 45 komuna dhe qytete me afro 2 milionë banorë.

7 Shkurt 2025, 20:11 Nga r.ll
Vuçiç: Më 15 shkurt do të miratohet një
aleksander vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se më 15 shkurt, në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, ose një ditë më herët, do të mbahet një tubim, në të cilin do të miratohet një deklaratë kombëtare për Vojvodinën, provincën autonome në Serbi.

"Vojvodina është Serbi, përherë. Dhe, nuk ka dorëzim, apo zmbrapsje para atyre që do ta shkatërronin vendin tonë", shkroi Vuçiç në Instagram të premtne. Vuçiç pretendoi se në javët e fundit ka pasur "përpjekje për të abuzuar me të rinjtë e vendit" në Serbinë veriore, duke i rikthyer nismat për t'i dhënë autonomi më të gjerë Vojvodinës.

“Nga shpallja e Vojvodinës republikë, te gjuha e Vojvodinës, deri te ideja e shkëputjes së Vojvodinës nga Serbia”, shkroi Vuçiç.

Ai theksoi se do t’i kundërshtojë këto përpjekje me mjete demokratike dhe politike. Vojvodina është provincë autonome veri të Serbisë, e cila i ka 45 komuna dhe qytete me afro 2 milionë banorë.

Gjatë protestave të vazhdueshme të studentëve në dy muajt e fundit në Serbi, për përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacioni ne trenit në Novi Sad më 1 nëntor, zyrtarë të lartë të Qeverisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) i kanë lidhur protestat me aspiratat e supozuara të pavarësisë së Vojvodinës.

"Opozita që dëshiron shkëputjen e Vojvodinës sheh mundësi për planet e saj në protesta", tha kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviç, më 2 shkurt. Ai dha dorëheqjen më 28 janar pasi një studente u rrah me shkopinj druri dhe iu thye nofulla në një protestë në Novi Sad. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, deklaroi më 13 janar se protestat në Serbi janë politike.

"Një pjesë e saj janë kërkesat separatiste për shkëputjen e Vojvodinës si republikë", tha Bërnabiç. Studentët protestues nuk iu përgjigjën akuzave të zyrtarëve shtetërorë. Ata vazhdimisht kanë thënë se presidenti Vuçiç nuk mban përgjegjësi për asnjë kërkesë të tyre dhe se do të qëndrojnë në protesta derisa institucionet t'i përmbushin ato.

Studentët protestues kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, dënimin e sulmuesve të studentëve në protestat pas tragjedisë, pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar dhe rritjen e buxhetit për 20 për qind për arsimin e lartë.

Goran Jeshiç, ish-zyrtar i Partisë Demokratike (DS) dhe Qeverisë së Vojvodinës, i cili u etiketua nga autoritetet si një nga gjoja “separatistët e Vojvodinës”, deklaroi se bëhet fjalë për përhapjen e lajmeve të rrejshme se autoritetet kanë diskredituar dhe dobësuar protestat.

"Vuçiç e di se njerëzit kanë frikë nga separatizmi, kështu që ai shpif se ne jemi separatistë. Studentët janë vetëm në bllokada dhe opozita nuk ka të bëjë me të", tha Jeshiç për Danas më 14 janar.

Marinika Tepiç, një zyrtare e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) opozitare, mohoi akuzat e autoriteteve për një përpjekje të supozuar për të zbatuar shkëputjen e Vojvodinës përmes protestave.

"Ju po shpikni që njerëzit po demonstrojnë për ta ndarë atë nga Serbia ose për të krijuar një republikë. E keni dalë me këtë për të devijuar temën nga 15 të vdekurit në Novi Sad që u vranë në stacionin hekurudhor nga korrupsioni juaj", tha Tepiç në një deklaratë me shkrim më 13 janar.

Një grup studentësh në Serbi kanë më shumë se dy muaj që bllokojnë më shumë se 60 fakultete shtetërore në pesë universitete, duke kërkuar plotësimin e kërkesave. Protestat e tyre çuan në demonstrata masive nga qindra mijëra qytetarë në rrugët e më shumë se 200 qyteteve dhe qytezave në të gjithë vendin.

Qeveria pretendon se kërkesat janë plotësuar duke bërë thirrje për rihapjen e fakulteteve, ndërsa studentët e mohojnë këtë dhe bëjnë të ditur se po vazhdojnë bllokadat. Kërkesat e tyre u mbështetën nga një sërë pedagogësh, avokatësh, profesorësh universiteti, fermerë, pensionistë dhe qytetarë të tjerë./REL

aleksander vucic serbi vojvodina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj