LIVE UPDATES
Bota

"Vuçiç po përpiqet të kalojë fajin e tij te Perëndimi", DW: Me Kosovën ai paguan tolerimin e autokracisë

Presidenti serb, Vuçiç doli me një plan pesëpikësh si reagim ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës. Analisti politik Dragomir Angjelkoviç thotë për DW se i gjithë plani më kot përpiqet të fshehë përgjegjësinë e Vuçiçit.

15 Shtator 2024, 19:08 Nga r.ll
"Vuçiç po përpiqet të kalojë fajin e tij te
aleksander vucic

SERBI- Masat e autoriteteve në Prishtinë, të cilat shkaktuan tensione të reja Serbi-Kosovë ishin arsyeja e një "fjalimi të posaçëm” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Përmes tij Vuçiç u përpoq në një farë mënyre të ndalë kritikat e opozitës, e cila gjatë gjithë verës theksonte se autoritetet serbe nuk bëjnë asgjë për të ndalur persekutimin e serbëve dhe institucioneve serbe në Kosovë. Madje u spekulua se mediat e regjimit kishin marrë udhëzime, që të shkruhej sa më pak për temën e Kosovës dhe në vend të saj të theksohej tema e nxjerrjes së litiumit.

Kritikat kulmuan javët e fundit, sepse në vend që të kishte një qëndrim zyrtar të qeverisë, Aleksandar Vuçiç organizoi një karvan medial-politik nëpër Podrinje, duke u bërë palaçinka ushtarëve, ndërsa Prishtina demontonte simbolet e fundit të ekzistencës së institucioneve serbe në Kosovë.

Pesë pikat e Beogradit

Pas këtyre kritikave, presidenti i Serbisë doli në opinion me një plan prej pesë pikash. Ai përsëri foli për të ashtuquajturën hipokrizi të Perëndimit dhe tha se Serbia do ta kundërshtojë atë kudo në arenën ndërkombëtare. Si pikë të parë ai theksoi kthimin në gjendjen e mëparshme - mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu, formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave Serbe, lirimin e të gjithë "të burgosurve politikë” dhe mundësimin e kryerjes së pagesave.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç konstaton se në këtë mënyrë Vuçiç po përpiqet të kalojë fajin e tij te Perëndimi. "Vendet perëndimore, që e kanë njohur Kosovën, sigurisht që ndihmojnë në proceset e pavarësisë së Kosovës, por problemi është, kur presidenti i Serbisë u ndihmon në këtë. Sa herë që ka thënë se gjoja e kanë mashtruar, ai ka vazhduar të bëjë lëshime. Kështu që Vuçiçi e paguan me Kosovën tolerimin e sundimit të tij autokratik”, thotë Angjelkoviç për DW.

Nëse me pikën për kthim në gjendjen e mëparshme Vuçiç nënkupton situatën para se serbët të tërhiqeshin nga institucionet e Kosovës, Angjelkoviç kujton se: "Vuçiçi u ka bërë thirrje serbëve, që të tërhiqen nga institucionet e Kosovës dhe të humbasin pushtetin lokal që kishin”. "Ai i ka shtyrë serbët direkt në humnerë dhe tani pret që ai të jetë viktima dhe i gjithë populli të këtë mirëkuptim për të. Tani varet nga Uashingtoni dhe Brukseli se a do të bëjnë presion ndaj Kosovës, por kur bën një gabim të tillë gjeopolitik, të tjerët nuk e rregullojnë për ty”, beson Angjelkoviç.

Një tjetër pikë e planit të Vuçiçit është shpallja e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, me të cilën do të jenë të garantuara e drejta e mbështetjes financiare për të papunët, tekstet shkollore falas, paratë për ushqim e të ngjashme.

Këtë hap Dragomir Angjelkoviç e sheh „si përpjekje të Vuçiçit për të blerë me para serbët në Kosovë, për t`u ofruar para që të mbijetojnë dhe të qëndrojnë, por me para nuk mund të blihet siguria. Kështu që, nëse nuk plotësohet pika e parë, do të jetë e vështirë të mbash serbët në Kosovë në këtë mënyrë."

Rezistenca e institucioneve serbe është një pikë tjetër, sipas së cilës siç thotë Vuçiç, "institucionet serbe nuk do të zhvendosen”, por do të marrin zyra moderne, që do të jenë një kilometër larg Zubin Potokut dhe Rudnicës. „Këto janë tani institucione në mërgim", vëren Angjelkoviç. „Natyrisht që Serbia nuk do të mbyllë institucionet e veta, por Kurti ato në një pjesë të madhe i ka mbyllur dhe ky nuk është kompensim për gjendjen e mëparshme, është humbje e plotë."

Si të arrestosh Klintonin dhe Blerin?

Beogradi synon të formojë edhe një prokurori speciale, e cila do të ndjekë penalisht të gjithë ata, që „përzënë" serbët nga Kosova dhe rrezikojnë të drejtat e tyre njerëzore. Kjo përfshin edhe serbët që marrin pjesë aty. Si pikë e fundit është vendimi, që të gjitha vendimet e Prishtinës, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, të shpallen të paligjshme.

Dragomir Angjelkoviç verën se këtu bëhet fjalë për „qëndrime të vjetra socialiste-radikale". "Kujtojmë që në kohën e tij Millosheviçi paditi Klintonin, Blerin dhe kushedi kë tjetër. Nga kjo natyrisht nuk doli asgjë. Të vetmit që mund të vuajnë tani janë serbët, kundërshtarët e qeverisë së Vuçiçit, të cilët do të akuzohen për bashkëpunim me Prishtinën”.

Marrëveshja e Brukselit në vend të kushtetutës

Kur bëhet fjalë për mosnjohjen e vendimeve, që bien ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, Angjelkoviç tërheq vëmendjen se edhe këtu degradohet shteti i Serbisë: "Çështja qendrore duhet të jetë respektimi i Kushtetutës së Serbisë. Ky është një dokument shumë më i rëndësishëm se marrëveshja e Brukselit. Prandaj Vuçiç flet për të e jo për Kushtetutën e Serbisë." Angjelkoviç është i mendimit, se duke pranuar planin franko-gjerman ai po cenon integritetin e Serbisë dhe po pranon de fakto pavarësinë e Kosovës. /Marrë nga DW.

aleksander vucic kosove serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj