15 Shtator 2024, 16:44
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se “ka shumë mundësi” që tre pengjet që u gjetën të vdekur muaj më parë të jenë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Ushtria më 15 shtator publikoi gjetjet e hetimit të saj lidhur me vdekjen e Nik Beizer, Ron Sherman dhe Elia Toledano.
Ajo tha se hetimet kanë përcaktuar se të tre me gjasë u vranë gjatë një sulmi ajror në nëntor që po ashtu la të vrarë anëtarin e lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ahmed Ghandour.
Të tre pengjet ishin rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit që Hamasi kreu në jug të Izraelit. Trupat e tyre u tërhoqën në dhjetor, por shkaku i vdekjes së tyre u përcaktua së fundi.
Ushtria tha se “ka shumë mundësi” që ata u vranë gjatë sulmit ajror, bazuar në vendin ku u gjetën trupat e tyre, raporteve patologjike dhe informacioneve të tjera. Por, ushtria tha se “nuk ka gjasa të përcaktohen në mënyrë definitive rrethanat e vdekjes së tyre”.
Ky njoftim rrit presionin nga Qeverisë së Izraelit për të arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbetura, që ende mbahen nga Hamasi. Kritikët kanë thënë se është shumë e rrezikshme të tentohet që ata të shpëtohen.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë./REL
lufta izrael-hamas ushtria izraelite
Bota
15 Shtator 2024, 15:59
r.ll
Admiral Rob Bauer
SHBA- Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se ligji për konfliktin e armatosur i jep Ukrainë...
Bota
15 Shtator 2024, 15:14
S.B
Harry, Charles dhe William
BRITANI- Princi William dhe Mbreti Charles III i uruan Dukës së Sussex-it ditëlindjen e 40-të në r...
Bota
15 Shtator 2024, 14:55
E. D
Aleksandar Vulin
SERBI- Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin tha se Serbia është në rrugën e integrimit në Bashki...
Bota
15 Shtator 2024, 14:28
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Eksperti austriak Gunther Fehlinger ka komentuar kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç n&eu...
Bota
15 Shtator 2024, 13:46
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në lagjen Hendek të Sakary...
Bota
15 Shtator 2024, 13:40
E. D
fotot ilustruese
SERBI- Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviç, tha se disa nga m...
Bota
15 Shtator 2024, 13:25
S.B
fotoja fituese
BRITANI- Një foto mahnitëse e një balene të rrallë Bryde e cila po tentonte të hante një tufë p...
Bota
15 Shtator 2024, 13:20
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot rebelët Houthi të Jemenit për hakma...
Bota
15 Shtator 2024, 13:04
E. D
Donald trump
SHBA- Republikanët kanë shprehur shqetësimet e tyre pas debatit presidencial të së martës mbrëma midis ish-...
Bota
15 Shtator 2024, 13:01
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, 8 shtator, dy avionë luftarakë rum...