LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç: Zagrebi e refuzoi dy herë kërkesën time për të vizituar Jasenovacin

Duke komentuar rastin e refuzimit nga autoritetet kroate për t'i lejuar atij një vizitë "private" në kompleksin memorial kushtuar viktimave të krimeve të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se nuk ishte njoftuar zyrtarisht, Vuçiq tha se kishte dërguar kërkesa për vizitë në shtator të vitit 2021 dhe në mars të këtij viti.

18 Korrik 2022, 22:05 Nga I.A
Vuçiç: Zagrebi e refuzoi dy herë kërkesën time
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi gjatë një daljeje publike të hënën, më 18 korrik se autoritetet kroate e kishin refuzuar dy herë kërkesën e tij për të vizituar Jasenovacin, ndërsa akuzoi Zagrebin mbi pretendime "të çmendura të pakuptimta".

Duke komentuar rastin e refuzimit nga autoritetet kroate për t'i lejuar atij një vizitë "private" në kompleksin memorial kushtuar viktimave të krimeve të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se nuk ishte njoftuar zyrtarisht, Vuçiq tha se kishte dërguar kërkesa për vizitë në shtator të vitit 2021 dhe në mars të këtij viti.

“Kemi marrë përgjigje se vizita nuk ishte e mirëpritur për momentin. Unë thashë që nuk më intereson të dëgjoj më ato budallallëqe, se nuk është koha e duhur, dhe se dua vetëm të vendos një lule dhe asgjë më shumë. Dhe pastaj ata krijuan këtë cirk”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se kishte ndërmend të shkonte në një vizitë private, “pa mbulim të veçantë mediatik” dhe se nuk do të jepte deklarata që do të nënkuptonin provokim.

"Është për të ardhur keq që në 81 vjet që nga themelimi i një prej kampeve më të tmerrshme naziste të vdekjes në Evropë, asnjë president serb nuk ka qenë në Jasenovac. Unë kam qenë atje në dy raste, por jo si president. Qëllimi është të tregoj respekt për viktimat dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq.

Autoritetet kroate njoftuan se vizita nuk ishte paralajmëruar dhe se mungonte procedura e detyrueshme që vlen për vizitat e zyrtarëve të lartë.

Beogradi u përgjigj duke e dënuar vendimin dhe duke bërë të ditur se do të zbatonte një regjim të veçantë kontrolli për të gjithë zyrtarët kroatë që duan të vizitojnë Serbinë.

'Nuk po shkoj në det, dua të shkoj në Jasenovac'

Vuçiq kritikoi mediat në Kroaci dhe iu rikthye vazhdimisht deklaratës së ministrit të jashtëm kroat, Goran Grliq Radman, i cili tha se vizita në Jasenovac nuk ishte një udhëtim në det dhe se ishte vizitë e një presidenti të një vendi, ku është e nevojshme të respektoheshin procedurat.

“Nuk po shkoj në det, dua të shkoj në Jasenovac”, përsëriti disa herë Vuçiq duke shtuar se shumë qytetarë shkojnë në det në Kroaci dhe mburren me këtë fakt, por se “ky nuk ishte rasti i tij”, dhe se sidomos ai nuk do të shkonte në Dubrovnik apo në Rovinj.

Ai shtoi se Serbia dëshiron gjithmonë të ketë "komunikim të civilizuar" me Kroacinë, por se pas kësaj ngjarjeje "e kuptuam se Jasenovaci është një vend i ndaluar".

"Ne do të punojmë që të mos jetë një vend i ndaluar në mendjet e fëmijëve serbë", tha Vuçiq dhe paralajmëroi "ndryshime të mëdha, sistematike në sistemin arsimor serb" dhe se do të investohej gjithnjë e më shumë në shfaqje, filma të rinj, seriale dhe libra mbi Jasenovacin.

Shkëmbimi i shënimeve diplomatike

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, përmes një konference për media, sqaroi më 17 korrik se autoritetet kroate ishin informuar përmes kanaleve jo-zyrtare që Vuçiq po planifikonte të vizitonte Jasenovacin dhe Pakracin dhe deklaroi se i kishte dorëzuar një notë proteste Serbisë.

“Ua rikujtuam se në rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, vendi dhe plani i vizitës paraprakisht duhet të pajtohet mes dy palëve. Kroacia nuk është informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë”, tha ai.

Pas mosmarrëveshjes, ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviq deklaroi se Beogradi i dërgoi një kërkesë Zagrebit ku shprehte gatishmërinë e Vuçiqit për të vizituar zyrtarisht Jasenovacin.

“Meqenëse ata kundërshtuan procedurën tonë dhe po përpiqen të kundërshtojnë ndershmërinë tonë, ja ku po njoftojmë se presidenti dëshiron të vijë dhe se vizita do të shoqërohet me gjithçka nevojitet në një vizitë zyrtare të një presidenti të shtetit”, tha Selakoviq në “Pink TV” më 18 korrik.

Sipas tij, Serbia po paraqet kërkesë zyrtare që Vuçiqi të vizitojë Jasenovacin më 17 shtator.

Nga Zagrebi ende nuk ka konfirmime zyrtare nëse ka mbërritur kërkesa për vizitën e presidentit serb

Jasenovaci, një pikë përplasjeje mes Kroacisë dhe Serbisë

Në kampin e Jasenovacit, në territorin e Shtetit të atëhershëm të Pavarur të Kroacisë (NDH), gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë kryer krime në shkallë të gjerë kundër serbëve, hebrenjve dhe romëve.

Numri i viktimave në Jasenovac, është objekt mosmarrëveshjeje mes historiografisë zyrtare të Serbisë dhe Kroacisë, si dhe akuzat nga njëra anë dhe nga tjetra për ekzagjerim ose minimizim të numrit të personave të vrarë.

Beogradi dhe Zagrebi kanë gjithashtu çështje të pazgjidhura, tridhjetë vjet pas luftës në ish-Jugosllavi – si gjetja e eshtrave të të zhdukurve dhe ndjekja penale e krimeve të luftës, ndërsa të dy vendet gjithashtu përplasen mbi caktimin e kufirit në lumin Danub.

Marrë nga REL

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj