18 Korrik 2022, 17:08
Nga I.A
Mitrovica
KOSOVË- Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, tha se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, “pa asnjë provë dhe asnjë përgjegjësi... po përpiqet të ndërlidhë nënkryetarin [e Listës Serbe, Millan] Radoiçiç me veprime ilegale”, me synimin “për të trembur pjesën tjetër të popullatës serbe” në Kosovë. Reagimi i Listës Serbe vjen pasi Sveçla, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 18 korrik, tha se Radoiçiq “është në krye të strukturave kriminale, përfshirë ato të kontrabandës, të cilat e sulmojnë Policinë e Kosovës” në veri të vendit.
Pjesëtarë të policisë janë sulmuar gjatë fundjavës në veri të Kosovës - për të disatën herë këtë vit - gjatë përpjekjeve për të parandaluar një kontrabandë mallrash.
Sveçla tha se këta persona që sulmojnë zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë të njohur për strukturat e sigurisë.
“Janë disa grupe të kontrabandistëve, por të gjitha të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë. Do të thotë, lidershpi i Serbisë në vazhdimësi ka shfrytëzuar grupet kriminale për të minuar Kosovën në atë pjesë, e si shpërblim u ka dhënë edhe mundësi për t’u pasuruar, si dhe imunitet pa kufi këtyre individëve. Millan Radoiçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture”, tha Sveçla.
Lista Serbe tha se Sveçla po përpiqet “të përdorë akuza joserioze, të pabaza, për të justifikuar dhunën e papranueshme institucionale, shpërdorimin e pushtetit dhe shtypjen e popullit serb”, e cila “po kryhet për një periudhë të gjatë kohore nga hordhitë e veshura me uniforma, të dërguara nga Prishtina në veri të Kosovës, në luftën kundër biskotave plazma dhe coca-colës”.
Lista Serbe u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që “të marrin pozicione të qarta kundër abuzimeve të tilla të autoritetit” nga zyrtarët qeveritarë.
Millan Radoiçiç është në arrati nga organet e Kosovës për rastin "Brezovica". Ky rast ka të bëjë me lëshimin e lejeve të kundërligjshme në kompleksin turistik në Brezovicë. Radioiçiq, në këtë rast, dyshohet për "frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale".
Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç, dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar. Ndaj Radoiçiçit më herët ka pasur edhe një fletarrestim, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç. Megjithatë, ai urdhërarrest është tërhequr pa shpjegim në mars të vitit 2021.
Marrë nga REL
xhelal sveçla lista serbe
Bota
18 Korrik 2022, 17:04
k.m.
Foto ilustruese
Maqedonia e Veriut, të martën, më 19 korrik, do të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimi...
Bota
18 Korrik 2022, 15:50
s.s
Spitali zhan mitrev
MAQEDONI- Eksperiment i pa aprovuar me qenie njerëzore në vend të kurës nga COVID-19, këtë mor&...
Bota
18 Korrik 2022, 15:28
s.s
Murgesha dhe dy modelet
SPANJË- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Spanjë, ku dy modele të cilat kanë qenë...
Bota
18 Korrik 2022, 15:02
s.s
Bateria e Iphone
SHBA- Telefoni është një ndër mjetet më të rëndësishne për njerëzimin. Pjesa më...
Bota
18 Korrik 2022, 14:32
s.s
Virusi i ri Marburg
AFRIKA PERËNDIMORE- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për një shpërthim t&e...
Bota
18 Korrik 2022, 14:18
d.a.
Avion ne Greqi
Greqia ka dorëzuar ankesë ndaj Serbisë të hënën, pasi një avion ukrainas i mallrave që po barte arm&...
Bota
18 Korrik 2022, 13:40
s.s
Princ Faisal bin Farhan Al Saud dhe Joe Biden
SHBA- Çmimi i naftës u rrit të hënën pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u l...
Bota
18 Korrik 2022, 13:35
d.a.
Lajcak
BRUKSEL- Këshilli Europian i BE-së ka miratuar sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve të katër P&eu...
Bota
18 Korrik 2022, 13:35
s.s
Obeziteti tek peshkaqenët
Jo vetëm njerëzit mund të përballen me obezitetin, por edhe peshkaqenët, ku ekspertët raportua...
Bota
18 Korrik 2022, 13:08
d.a.
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka vijuar propagandën e tij duke e mohuar sërish m...