18 Korrik 2022, 13:08
Nga d.a.
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka vijuar propagandën e tij duke e mohuar sërish masakrën e 15 janarit 1999 në Reçak të Kosovës ku forcat serbe masakruan dhjetëra shqiptarë.
Në një intervistë për Izvestia, krahasoi masakrën e Buchës të kryer nga ushtria ruse në Ukrainë, me masakrën e Reçakut për të cilat tha se janë të dyja të inskenuara.
Në vijim të shkrimit të tij, Lavrov përmendi rastin e masakrës së Reçakut, të kryer nga regjimi shovinist i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Lavrov pretendon se masakra e Reçakut nuk ekziston.
“Një grup inspektorësh të OSBE-së mbërrin në vendin e zbulimit të disa dhjetëra kufomave të veshur si civilë. Kreu i misionit menjëherë, pa asnjë hetim, bëri të ditur se bëhet fjalë për gjenocid, megjithëse nuk është mandat i një zyrtari ndërkombëtar të bëjë konkluzione të tilla”, shkroi Lavrov.
“NATO filloi menjëherë një agresion të armatosur kundër Jugosllavisë, duke shkatërruar qëllimisht urat, trenat e pasagjerëve dhe objekte të tjera civile. Më vonë, sigurisht rezultoi se të vrarët nuk ishin civilë, por militantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të maskuar në rroba civile”, vazhdoi Lavrovi të fyejë viktimat shqiptare.
Sipas tij Ukraina “po manipulon”, me ndihmën e perëndimit, e këtu e lidhi Reçakun duke thënë se pas asaj masakre ndodhi reagimi ndërkombëtar ndaj ish-jugosllavisë.
Nuk është hera e parë që njeriu i afërt i presidentit rus Vladimir Putin e mohon masakrën ku u vranë 45 shqiptarë civilë. Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.
sergei lavrov masakra e recakut
Bota
18 Korrik 2022, 12:44
d.a.
Hekuran Murati
KOSOVË- Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se me q&...
Bota
18 Korrik 2022, 12:36
d.a.
virusi Marburg
GANA- Dy raste të virusit vdekjeprurës Marburg janë identifikuar në Ganë, hera e parë që sëmundja e ...
Bota
18 Korrik 2022, 12:19
d.a.
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ditën e djeshme shkarkoi dy figura kyçe në shërbime...
Bota
18 Korrik 2022, 12:02
d.a.
Vucic ne Kroaci
KROACI- Pas disa përplasjeve diplomatike ditën e djeshme mes Kroacisë dhe Serbisë pas lajmit se presidenti Vu&cced...
Bota
18 Korrik 2022, 11:40
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rikujtuar dhe njëherë se Komisioni Europian ka konstatuar dy herë ...
Bota
18 Korrik 2022, 11:02
d.a.
Pamje nga dasma
HAWAI- Është e zakonshme në Hawaii që të shohësh dallgë të mëdha ku ato pë...
Bota
18 Korrik 2022, 08:59
s.s
Sanksione Ruse
BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të takohen të hënën në Bruksel për të zh...
Bota
18 Korrik 2022, 09:00
d.a.
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shprehur hapur qëndrimin ku...
Bota
18 Korrik 2022, 08:54
s.s
Liz Truss dhe Putin
BRITANI- Kandidatja për kryeministre në Mbretërinë e Bashkiar, Liz Truss tha se ishte e gatshme të bisedo...
Bota
18 Korrik 2022, 08:48
e.k
Gazetarja e arrestuar
RUSI- Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrain&eu...