LIVE UPDATES
Bota

Protestoi gjatë transmetimit live kundër luftës në Ukrainë, arrestohet gazetarja e televizionit rus

Ovsyannikova publikoi një postim në Instagram, ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës.

18 Korrik 2022, 08:48 Nga e.k
Protestoi gjatë transmetimit live kundër luftës në
Gazetarja e arrestuar

RUSI- Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës, njoftoi avokati i saj më 17 korrik. Ovsyannikova publikoi një postim në Instagram, ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës.

Më vonë, ajo shkroi se është akuzuar për diskreditim të veprimeve të ushtrisë ruse për shkak të intervistës që kishte dhënë pranë një gjykate në Moskë në mbështetje të politikanit opozitar, Ilya Yashin, i cili po mbahet në paraburgim nën dyshime për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse. Ovsyannikova javën e kaluar mbajti një protestë e vetme në afërsi të Kremlinit, duke shfaqur një pano ku shkruhej “Putin është vrasës, ushtarët e tij janë fashistë” dhe po ashtu shfaqi fotografi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë. Për këtë protestë, ajo nuk u arrestua. Ovsyannikova më 14 mars u shfaq në transmetim të drejtpërdrejt në një program informues të televizionit rus, Channel One, duke mbajtur në duar një pano ku ndër të tjera shkruhej: “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”. Ajo po ashtu bërtiti: “Ndaloni luftën. Jo luftës”.

Ovsyannikova, e cila në kohën e kësaj proteste ishte producente në Channel One, më 11 prill publikoi opinionin e saj të parë në versionin online të Die Welt. Me titullin “Rusët janë të frikësuar”, në këtë opinion ajo foli për pasojat e protestës së saj. Më vonë ajo u ndalua dhe u gjobit me rreth 500 dollarë nga një gjykatë ruse për thirrje të paligjshme të protestave. Ovsyannikova ka dhënë dorëheqje nga Channel One dhe ka kaluar disa muaj jashtë shtetit, përfshirë edhe në Ukrianë. Ajo vazhdimisht ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Për tre muaj ajo u trajnua në median gjermane, Die Welt. Më herët gjatë korrikut, gazetarja njoftoi për rikthimin e saj në Gjermani.

Në Rusi është rritur numri i ndalimeve dhe ndjekjeve të gazetarëve, aktivistëve dhe të tjerëve që sfidojnë linjën e Kremlinit sa i përket pushtimit të Ukrainës. Qeveria ruse e quan “operacion të posaçëm” dhe jo luftë. Ndërkaq, Ilya Yashin, 39 vjeç, është një kritik i Kremlinit dhe një prej të paktëve politikanë opozitarë në Rusi, pas shtypjes së mbështetësve të opozitarit të arrestuar, Aleksei Navalny, dhe ndër të paktët që po flasin kundër luftës në Ukrainë. Ky politikan opozitar është gjobitur katër herë në javët e fundit për diskreditim të ushtrisë ruse lidhur me kundërshtimin e tij të luftës në Ukrainë.

Muajin e kaluar ai tha se u arrestua për mosbindje të akuzave ndaj tij dhe nuk e përjashtoi mundësinë që ndaj tij të iniciohet procedurë penale, që do të mund të përfundojë me dënim me burgim. Yashin po ashtu ka deklaruar se autoritetet kanë tentuar që ta detyrojnë që të largohet nga Rusia, por ai ka refuzuar./REL

marina ovsyannikova

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen