18 Korrik 2022, 07:54
Nga d.a.
Vulin me emigrantet
SERBI- Pamjet e publikuara të ministrit të brendshëm serb Aleksandër Vulin në Suboticë në aksionin për “ndalimin e kundërvajtjeve të kryera nga emigrantët”, i cili u krye nga një grup operativ me urdhër të tij, pati reagime nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi.
Në njoftimin e MPB-së serbe, thuhet se grupi operativ ishte i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Kriminale, Xhandarmërisë, Njësisë Speciale Anti-terror, Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë, Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, Agjencisë së Sigurisë e Inteligjencës dhe policia e Beogradit, Somborit, Suboticës dhe Kikindës.
Por vëmendjen e ka tërhequr mënyra e trajtimit të tyre pasi në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet trajtimi tejet çnjerëzor i emigrantëve. Ata qëndrojnë gjunjëzuar në tokë, duart i kanë në pjesën e pasme të kokës dhe rreth tyre patrullojnë disa persona të armatosur dhe në uniformë, derisa kamerat regjistrojnë gjithçka.
Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi Marinika Tepiq ka reaguar ashpër për këto pamje ku u shpreh se ky vshtë një keqtrajtim i qënieve njerëzore dhe ështv tipike një sjellje naziste.
“Dërgoni urgjentisht Vulinin për një ekzaminim psikiatrik! Dhe ndaloni këtë keqtrajtim të njerëzve! Ai po shkatërron vendin tonë me indiferencë ndaj njerëzve që po ikin nga mundimi i tmerrshëm i vendeve të tyre. Kështu u jepet drita jeshile e grupeve dhe patrullave të ndryshme naziste”, thuhet në reagimin e Tepiq në Twitter.
Një koment pak më të ashpër ka bërë drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri, i cili e ka quajtur Vulin racist dhe nacionalist.
“Një fundërrinë raciste, nacionaliste dhe homofobike! Ky është ai! Pronari i një partie të vogël që mban një ministri të madhe”, shkruan Beshiri.
Konventa për të Drejtat e Njeriut, e cila është gjithashtu në fuqi në Serbi në nenin tre, thotë se çdo torturë e individëve ose grupeve është e ndaluar.
“Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues”, thuhet në konventë.
aleksander vulin emigracioni ne serbi
Bota
18 Korrik 2022, 07:49
d.a.
Foto ilustruese
BALLKANI PERËNDIMOR- Kontinenti evropian dhe Ballkani Perëndimor duhet të investojnë në burime të rinovueshme...
Bota
18 Korrik 2022, 07:41
s.s
Rivalët e udhëheqjes konservatore
BRITANI- Rivalët e udhëheqjes konservatore shtuan sulmet e tyre ndaj të dhënave dhe po...
Bota
18 Korrik 2022, 07:37
d.a.
Osmani dhe Genchovska
BULLGARI- Protokolli, i cili u nënshkrua dje në Sofje nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë s...
Bota
18 Korrik 2022, 07:30
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shkarkuar kreun e shërbimit të sigurisë të vendit dhe ...
Bota
18 Korrik 2022, 07:26
s.s
Foto ilustruese
ITALI- Arrestohen në Itali një 36-vjeçar dhe një 35-vjeçare në qytetin Ruffano për trafikim dro...
Bota
17 Korrik 2022, 23:00
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit të Si...
Bota
17 Korrik 2022, 22:00
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Bashkimi Evropian nuk mund të përballojë më që vendet e tij të kenë të drejtën e vetos k...
Bota
17 Korrik 2022, 21:38
I.A
Ali Ahmeti
SHKUP- Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se miratimi i propozimit francez që i hap rrug&...
Bota
17 Korrik 2022, 21:35
I.A
pamje nga lufta
UKRAINË- Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës së saj në Ukrainë, tha një zyrta...
Bota
17 Korrik 2022, 21:18
I.A
Jamal Khasshoggi
ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar një qytetar amerikan, avokat për të drejtat e njeriut, i c...