LIVE UPDATES
Bota

Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Ligjvënësi republikan, Mike Waltz, është përzgjedhur nga Trump për të shërbyer si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare gjatë administratës së re që fillon punën më 20 janar. Ai tha për kanalin televiziv “Fox News” se vendimi i Presidentit Biden në largim për të lejuar Ukrainën që të përdorë mina tokësore në përpjekje për të ndaluar përparimin e trupave tokësore ruse në fushën e betejës, e ka kthyer luftën në pjesën lindore të Ukrainës në diçka që ngjason me betejën e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore.

24 Nëntor 2024, 21:43 Nga N.F
Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, tha të dielën këshilltari i zotit Trump.

Ligjvënësi republikan, Mike Waltz, është përzgjedhur nga Trump për të shërbyer si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare gjatë administratës së re që fillon punën më 20 janar. Ai tha për kanalin televiziv “Fox News” se vendimi i Presidentit Biden në largim për të lejuar Ukrainën që të përdorë mina tokësore në përpjekje për të ndaluar përparimin e trupave tokësore ruse në fushën e betejës, e ka kthyer luftën në pjesën lindore të Ukrainës në diçka që ngjason me betejën e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore. Waltz tha se vendimi duhet të jetë brenda një kornize më të gjerë për t’i dhënë fund konfliktit.

“Në këtë front kemi të bëjmë me numër të madh civilësh dhe ushtarësh”, tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Ukrainë mina kundër këmbësorisë për shkak të ndryshimit të natyrës së konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, fushëbeteja kryesore.

Austin tha se përparimi i Moskës po udhëhiqet nga trupat tokësore ruse, në vend të forcave më të mbrojtura në transportues të blinduar, kështu që Ukraina ka një nevojë për mjete që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e kësaj përpjekjeje.

Waltz tha se Presidenti i zgjedhur Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, është i shqetësuar nga bilanci i rëndë i viktimave që ka shkaktuar lufta. Ai tha se pyetja kryesore është “si mund të ringjallim parandalimin dhe të sjellim paqen”.

“Duhet ta çojmë këtë (luftë) drejt një fundi të përgjegjshëm”, shtoi ai.

Trump është shprehur vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë, madje, përpara se të inaugurohej si Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara. Trump nuk ka deklaruar se si do ta bënte një gjë të tillë dhe gjatë debatit presidencial në muajin shtator nuk pranoi të shprehej nëse ai dëshironte që Ukraina të fitonte luftën.

Presidenti Biden hoqi kufizimet ndaj Ukrainës duke e lejuar që të lëshonte raketa amerikane me rreze veprimi deri 300 kilometër, në thellësi të Rusisë, në përgjigje të dislokimit të 10 mijë trupave koreanoveriore për të luftuar krahas forcave të Moskës. Dy ditë më vonë, Kievi vuri si objektiv me këto raketa, depot e armëve në rajonin rus Briansk.

Më pas, Presidenti Vladimir Putin lëshoi një raketë të re eksperimentale duke vënë në shënjestër rajonin Dnipro, në lindje të Ukrainës.

“Është qartazi pëshkallëzim”, tha zoti Waltz. “Ku po shkon ky përshkallëzim? Si mund t’i ulim të dyja palët në tryezë për bisedime për paqe”?

Waltz, posti i të cilit nuk ka nevojë të konfirmohet nga Senati, tha se ka patur takime me Jake Sullivan, këshilltarin për siguri kombëtare të Presidentit Biden.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden në largim, po punojnë ngushtë për të krijuar një front të bashkuar përballë kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së ndryshimit të udhëheqjes në Shtëpinë e Bardhë, tha të dielën Mike Waltz, këshilltar i Trump.

“Për kundërshtarët tanë që mendojnë se kjo periudhë është moment mundësish, që ata mund të vënë njërën administratë kundër tjetrës, ata gabohen”, tha zoti Waltz për kanalin televiziv “Fox News” të dielën.

Waltz tha se kishte “besim” se Trump do të rivendoste “pa vonesë” paqen në konfliktet në Lindje të Mesme, ku Izraeli po lufton kundër militantëve të mbështetur financiarisht nga Irani, grupi Hamas në Gazë dhe grupi Hezbollah në Liban. Megjithatë, besedimet disa mujore për armëpushim në Gazë kanë ngecur ndërsa negociatat për të arritur ndalim të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje./ VOA

lufta ukraine-rusi waltz trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj