Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Mbrojtja më e fuqishme e qiejve tanë është absolutisht kritike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se Kievi është duke “punuar aktivisht” me partnerët për përmirësim të mbrojtjes ajrore të shtetit.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nëntor se shtetit të tij “i duhen më shumë sisteme për mbrojtje ajrore”, për t’i mbrojtur njerëzit e vet, teksa Rusia vazhdon të shënjestrojë Ukrainën me bomba ajrore, dronë luftarakë dhe raketa.
“Mbrojtja më e fuqishme e qiejve tanë është absolutisht kritike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se Kievi është duke “punuar aktivisht” me partnerët për përmirësim të mbrojtjes ajrore të shtetit.
Rusia ka nisur më shumë se 800 bomba ajrore, ka kryer rreth 460 sulme me dronë dhe rreth 20 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, vetëm javën e kaluar, sipas Zelenskyt.
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, kanë raportuar më 24 nëntor se kanë zmbrapsur disa sulme me dronë përgjatë natës.
Nuk ka raportime për të plagosur në asnjërën palë.
Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se alarmi ajror ka zgjatur më shumë se tri orë dhe që dronët “kanë lëvizur në drejtime të ndryshme” të qytetit.
Forcat ukrainase patën kryer një inkursion të befasishëm në rajonin rus, Kursk, në gusht, duke marrë kontrollin e 1.400 kilometrave katrorë.
Mirëpo një burim i ushtrisë ukrainase ka thënë se Kievit tani ka humbur 40 për qind të territorit që kontrollonte në Kursk.
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara raportohet t’i kenë dhënë leje Ukrainës për të goditur thellë në Rusi me sistemet ATACMS dhe raketat Storm Shadow, respektivisht.
Raketat janë armë taktike precize të dizajnuara të godasin qendra, logjistikë dhe depo armësh rreth frontit të luftës.
Ukraina veçse i ka përdorur këto armë për të kryer sulme në Kursk dhe rajonin fqinj, Belgorod.
Edhe Franca u është bashkuar SHBA-së dhe Britanisë, duke sinjalizuar se Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë kundër shënjestrave në territorin rus.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë në një intervistë për transmetuesin britanik BBC se Ukraina mund të lëshojë raketa franceze me rreze të gjatë në Rusi, “për vetëmbrojtje”.
Megjithatë, ai nuk e ka konfirmuar nëse armët franceze janë përdorur tashmë.
Rusia, në anën tjetër, e ka dënuar ashpër përdorimin e këtyre armëve nga ana e Rusisë, dhe është zotuar se do të kryejnë sulme me raketa të avancuara, si dhe e ka përditësuar doktrinën bërthamore.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
BRITANI- Stuhia “Bert” prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme në mbarë Britaninë duke sjellë borë...
foto ilustruese ÇEKI- Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë, ndryshimi i sistemit politik në&...
foto ilustruese URUGUAJ- Qytetarët e Uruguait iu drejtohen sot kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presid...
Rutte dhe Erdogan BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të udhëtojë në Ankara të hënën p&eu...
autobusi në gremine PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në rajonin e San Martin në veri të Perus&...
refugjatet ne Gjermani GJERMANI- Mijëra njerëz, të tillë si ata me kërkesa të refuzuara për azil ose me mundësi t&e...
foto ilustruese PAKISTAN- Në tri ditë të luftimeve të ashpra mes banorëve të sekteve të ndryshme në veriperënd...
mot me debore BRITANI- Moti i keq me reshje dëbore dhe me stuhi të forta ka përfshirë Europën veriperëdimore, ka shkaktuar ka...
pamje nga samiti BAKU- Shtetet e pasura që kanë marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën ...
foto ilustruese SHKUP- Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Panairin ndërkom...