LIVE UPDATES
Bota

Washington Post: SHBA kishte informacione mbi planet e ukrainasve për të sulmuar gazsjellësin ‘Nord Stream’

6 Qershor 2023, 21:37 Nga a.l
Washington Post: SHBA kishte informacione mbi planet e ukrainasve për
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara mësuan për një plan ukrainas për të sulmuar tubacionet e gazit natyror ‘Nord Stream’, tre muaj përpara se ato të dëmtoheshin nga disa shpërthime nënujore, njoftoi të martën gazeta ‘Washington Post’, duke cituar informacione të rrjedhura, të postuara në internet.

Sipas gazetës, Agjencia amerikane e Zbulimit, CIA, mësoi qershorin e kaluar nga një agjenci evropiane spiunazhi, se një ekip prej gjashtë personash, i forcave të operacioneve speciale ukrainase, synonte të hidhte në erë projektin ruso-gjerman.

Dyshohet se informacionet e zbulimit u shpërndanë në platformën sociale ‘Discord’, nga punonjësi i Gardës Kombëtare Ajrore, Jack Teixeira, ndaj të cilit janë ngritur tashmë akuza për rrjedhje të dokumenteve sekrete amerikane. ‘Washington Post’ bëri të ditur se kishte marrë një kopje të informacioneve të zbulimit, nga një prej miqve online të zotit Teixeira.

Sipas ‘Washington Post-it’, plani ukrainas u mësua nga informacioni i marrë nga një individ në Ukrainë, duke shtuar se CIA e kishte ndarë atë me Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, që në qershor të vitit të shkuar.

Në artikull thuhet se zyrtarë të shumë vendeve kishin konfirmuar se përmbledhja e informacionit të zbulimit, postuar në ‘Discord’, përshkruante me saktësi atë që shërbimi evropian i kishte thënë CIA-s.

Sulmi rus ndaj Ukrainës tërhoqi vëmendjen ndaj çështjes së varësisë së Evropës nga gazi natyror rus. Dëmtimi i tubacioneve ‘Nord Stream’ përshpejtoi kalimin e rajonit, tek burime të tjera të furnizimit me hidrokarbure.

‘Nord Stream 1’ dhe ‘Nord Stream 2’, secili i përbërë nga dy tubacione, u ndërtuan nga kompania shtetërore ruse ‘Gazprom’, dhe pritej të transportonin 110 miliardë metra kub gaz natyror në vit, në Gjermani.

‘Washington Post” bëri të ditur, se kishte vendosur të mos e publikonte emrin e agjencisë evropiane të zbulimit, si dhe disa aspekte të planit të dyshuar, me kërkesë të zyrtarëve qeveritarë, për shkak të rrezikut që i kanosej burimeve dhe operacioneve të zbulimit.

CIA nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se hetimet për sulmin ndaj ‘Nord Stream-t’ po vazhdojnë ende.

“Gjëja e fundit që ne do të duam të bëjmë nga ky podium është t’i paraprijmë hetimeve“, tha zoti Kirby kur u pyet nga gazetarët lidhur me artikullin e ‘Washington Post-it’ për këtë çështje.

Agjencia ‘Reuters’ nuk ka mundur ta konfirmojë informacionin e zbulimit të cilit i është referuar ‘Washington Post-i’.

Në shtator të vitit 2022 disa shpërthime nënujore përfshinë gazsjellësit ‘Nord Stream 1’, si dhe tubacionin e sapondërtuar ‘Nord Stream 2’, të cilët lidhin Rusinë dhe Gjermaninë, përmes detit Baltik.

Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës. Të dy vendet thonë se shpërthimet ishin të qëllimshme, por ende nuk është përcaktuar se kush ishte përgjegjës mbi incidentin. Këto vende si dhe Gjermania, vazhdojnë ende me hetimet mbi këtë çështje. Uashingtoni dhe NATO e kanë quajtur incidentin “një akt sabotazhi”. Moska fajësoi Perëndimin, duke akuzuar për zvarritje të hetimeve si dhe përpjekje për të fshehur se kush qëndron pas sulmit./VOA 

nord stream 1

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj