LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Disa hebrenj amerikanë vënë në dyshim mbështetjen e tyre për Izraelin

Por siç njofton nga Jeruzalemi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein plani aktual i qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor ka bërë që disa hebrenj amerikanë të vënë në dyshim mbështetjen e tyre.

6 Qershor 2023, 20:19 Nga a.l
Analiza e VOA: Disa hebrenj amerikanë vënë në dyshim
Foto ilustruese

SHBA- Për dekada, hebrenjtë amerikanë kanë qenë mbështetësit më të fortë të Izraelit, që nga grumbullimi i fondeve për shtetin e sapolindur hebraik e deri tek inkurajimi i mbështetjes së qeverisë amerikane për Izraelin.

Por siç njofton nga Jeruzalemi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein plani aktual i qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor ka bërë që disa hebrenj amerikanë të vënë në dyshim mbështetjen e tyre.

Dhjetëra mijëra hebrenj amerikanë marshuan në një nga rrugët kryesore të Nju Jorkut të dielën në paradën vjetore Celebrate Israel. Por për herë të parë pati një numër të konsiderueshëm protestuesish, që i bënë jehonë kundërshtimit të planit për rishikimin e sistemit të gjyqësorit nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Plani ka shkaktuar zemërim në Izrael ku qindra mijëra protestues kanë dale në rrugë gjatë pesë muajve të fundi.

Plani synon të pakësojë kompetencat e Gjykatës së Lartë të Izraelit dhe shumë udhëheqës të komunitetit hebre në SHBA thonë se janë të shqetësuar se nëse ai miratohet, Izraeli nuk do të jetë më një demokraci liberale.

Shumë hebrenj amerikanë si unë – identiteti ynë është shumë i bazuar në marrëdhëniet tona me Izraelin. Dhe njerëzit janë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe pyesin nëse ky është Izraeli të cilin kanë njohur, dashur, mbështetur dhe punuar për dekada e dekada me radhë”, thotë për Zërin e Amerikës Susie Gelman, ish-kryetare e Forumit të Politikave të Izraelit.

Organizatat hebraike amerikane kanë mbështetur prej kohësh qeveritë izraelite, duke përfshirë ato të udhëhequra prej 15 vjetësh nga kryeministri Netanjahu. Por disa analistë thonë se koalicioni aktual i zotit Netanjahu me partitë e ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë e minon këtë mbështetje.

Shumë njerëz po përjetojnë një shqetësim të jashtëzakonshëm duke menduar se si të mund ta mbrojnë Izraelin siç do të donin. Njerëzit që kanë qenë gjithmonë mbështetës të Izraelit. Njerëz që dhuruan para për kauzat izraelite, tani po shikojnë një qeveri izraelite që e kanë të pamundur ta mbështesin”, thotë për Zërin e Amerikës Matti Friedman, autor dhe gazetar.

Përveç planeve të ndryshimit të sistemit gjyqësor, ligjet që propozohen nga partitë ultra-ortodokse të qeverisë kërcënojnë të distancojnë shumicën e hebrenjve amerikanë që identifikohen me rrymën më liberale të judaizmit.

“Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe Izraeli vazhdon në rrugën e të qenurit një shtet më pak demokratik, aq më pak një shtet hebraik në kuptimin e një shteti për të gjithë hebrenjtë – reformatorë, konservatorë, jo praktikues të fesë, etj. – mendoj se atëherë do të fillojmë të shohim që njerëzit thjesht do të ngrenë duart lart dhe do të largohen”, thotë Susie Gelman.

Disa analistë thonë se lëvizja e përhapur e protestave në Izrael kundër politikave të qeverisë së ekstremit të djathtë është frymëzuese për hebrenjtë liberalë amerikanë.

“Hebrenjtë amerikanë po shohin një fenomen në Izrael që e ndjejnë shumë pranë, për të cilin janë shumë të emocionuar dhe që duan shumë ta mbështesin. Duhet pranuar që nuk është qeveria, por është një pjesë shumë e gjerë e sektorëve të shoqërisë izraelite”, thotë për Zërin e Amerikës Daniel Gordis me Institutin ‘Shalem’.

Pavarësisht tensioneve qeverinë izraelite, drejtuesit e komunitetit hebraik në SHBA shpresojnë se marrëdhënia amerikano-izraelite do të mbetet e fortë. Por Presidenti Biden ende nuk e ka ftuar kryeministrin Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, një ndryshim nga tradita e deritanishme./VOA

izrael

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët