22 Qershor 2022, 08:07
Nga DOSJA
Zbulimi arkiologjik
HOLANDË- Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre. Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.
Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.

Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët. Më shumë detaje për jetën në periudhën romake
Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falenderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja.
Marrë nga DW.
holande zbulimi arkiologjik
Bota
22 Qershor 2022, 08:02
Radhë në pikën kufitare Leuseni-Albita mes Moldavisë dhe Ukrainës
MOLDAVI- Miliona tonë drithëra ndodhen të bllokua...
Bota
22 Qershor 2022, 08:01
A.B
Më 24 shkurt, gjithçka ndryshoi për Irina Bystrovan.
Pronarja e një studioje arti në qytetin verior rus të Petrozavodskit, Ir...
Bota
22 Qershor 2022, 08:00
A.B
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëheqësit dhe bizneset evropiane të djersiten. Është ...
Bota
22 Qershor 2022, 07:48
A.B
Avion
SHBA- Një aeroplan i linjës ajrore Dominikane që mbante më shumë se 100 pasagjerë u ul në aeroportin e Majamit pas...
Bota
22 Qershor 2022, 07:36
A.B
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për median holandeze NRC, ku ka fo...
Bota
22 Qershor 2022, 07:31
A.B
Pamje nga Afganistani
AFGANISTAN- Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 255 njerëz dhe ka lënë qindra t&eum...
Bota
21 Qershor 2022, 23:40
k.m.
Foto ilustruese
MOSKË- Rusia duket se ka falsifikuar rezultatet e provës së vaksinës së saj kryesore Covid, sipas një analize...
Bota
21 Qershor 2022, 23:40
I.A
Autobusi i aksidentuar
KOSOVË- Një autobus është aksidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj. Zëdhënësi i Polici...
Bota
21 Qershor 2022, 23:37
I.A
Foto Ilustruese
RUSI- Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëheqësit dhe bizneset evropiane të dj...
Bota
21 Qershor 2022, 23:34
k.m.
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë...