All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rusët që janë kundër luftës përballen me gjoba, burg dhe mbyllje psikiatrike

Bystrova tani përballet me akuza penale të "thirrjes për terrorizëm" dhe "diskreditimit të forcave të armatosura ruse". Akuza e saj është e fundit, në numrin në rritje të rasteve në gjithë Rusinë, të autoriteteve që targetojnë njerëzit që flasin kundër luftës.

22 Qershor 2022, 08:01 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Rusët që janë kundër luftës përballen me gjoba,

Më 24 shkurt, gjithçka ndryshoi për Irina Bystrovan.

Pronarja e një studioje arti në qytetin verior rus të Petrozavodskit, Irina Bystrova, tha se tashmë kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve ruse duke iu bashkuar demonstratave në rrugë, si ato në mbështetje të politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Ajo, gjithashtu, kundërshtoi zëshëm aneksimin e gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Kur dëgjoi që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës, Bystrova tha se shpërtheu në lot. Ajo e nxori zemërimin e saj në punë, duke i vënë një mbishkrim fotografisë së Putinit, ku shkruhej "Digju në ferr!" dhe e postoi në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Një muaj më vonë, llogaria e saj u bllokua dhe oficerët e policisë dhe Shërbimit Federal të Sigurisë i trokitën në derë. Ata kontrolluan banesën e saj dhe konfiskuan kompjuterë, telefona celularë dhe gjësende të tjera.

Bystrova tani përballet me akuza penale të "thirrjes për terrorizëm" dhe "diskreditimit të forcave të armatosura ruse". Akuza e saj është e fundit, në numrin në rritje të rasteve në gjithë Rusinë, të autoriteteve që targetojnë njerëzit që flasin kundër luftës.

Ndërsa akuza e thirrjes për terrorizëm është përdorur për vite me radhë për të targetuar aktivistët anti-qeveritarë, akuza për diskreditimin e forcave të armatosura ruse është e re. Disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Parlamenti rus përditësoi Kodin Penal, në të cilin përfshiu një sërë veprash të reja që lidhen me veprimtarinë ushtarake ruse.

Që nga 24 shkurti shumë se 15,000 njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për demonstrata kundër luftës, sipas vëzhguesve të organizatës OVD-Info.

Disa forma të protestës janë po aq të padëmshme sa fotografia e mbishkrimit të Bystrovës, ndërsa të tjerat marrin një qëndrim më provokues si artistja e Shën Petersburgut, e cila u lye me bojë të kuqe dhe këndoi "Zemra ime rrjedh gjak" përpara legjislaturës së qytetit.

Një tjetër aktiviste u akuzua pasi zëvendësoi fshehurazi etiketat e çmimeve në raftet e një supermarketi me mesazhe kundër luftës.

Aktivistët thonë se aktet e protestës, të mëdha dhe të vogla, ka të ngjarë të bëhen gjithnjë e më të zakonshme teksa lufta po vazhdon pa fund, gjithnjë e më shumë ushtarë të vdekur kthehen në shtëpi dhe rusët e zakonshëm fillojnë të vënë në dyshim justifikimin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.

Në ditët e fundit, gjykatat në qytetet ruse Novokuznetsk dhe Yugorsk shqiptuan gjoba me akuzën e diskreditimit të forcave të armatosura ruse, tha organizata OVD-Info. Në të dyja rastet, individët kishin postuar video në internet që shprehnin kundërshtimin e luftës.

Bystrova tha se kur dëgjoi Putinin të shpallte pushtimin e Ukrainës, atë ditë të shkurtit, ajo ishte duke u larguar nga studioja e saj.

“Lotët më rridhnin dhe unë thjesht nuk mund t'i ndalja”, tha ajo për North Realities të Radios Evropa e Lirë. “E kuptova se diçka e tmerrshme kishte ndodhur dhe nuk mund të bëja asgjë. Dhe, më vjen turp të them se jam ruse”.

Prokurorët nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me bazën e rastit kundër Bystrovës, por zyrtarë të afërt me hetimin thanë se shkak ishin postimet në mediat sociale.

Autoritetet i dorëzuan Bystrovës më 24 mars, një kopje zyrtare të akuzave të saj, një ditë pasi banesa e saj u kontrollua. Ajo përballet me deri në shtatë vjet burgim për akuzën e terrorizmit dhe deri në tre vjet burgim për diskreditimin e forcave të armatosura ruse.

Javën e kaluar, një gjykatë në Shën Petersburg urdhëroi që një artist dhe aktivist vendas të shkonte në një klinikë psikiatrike për një vlerësim të detyruar nga gjykata. Ky ishte dënimi për Aleksandra Skochilenkon, e cila kishte zëvendësuar fshehurazi etiketat e çmimeve të supermarketeve me detaje rreth luftës së Ukrainës.

Një nga etiketat, të cilën ajo e vendosi në fund të një shkopi ngjitës në dyqan, shkruhej: “Inflacioni javor ka arritur një nivel të ri të paparë që nga viti 1998 si rezultat i veprimeve tona ushtarake në Ukrainë. Ndaleni luftën”.

Rreth 2,400 kilometra në lindje të Petrozavodskut, Konstantin Gamershmidt, një ish-student 22-vjeçar i teologjisë, po përballet me raste të shumta dhe gjoba të shumta për qëndrimin e tij kundër luftës.

Ditën e pushtimit, ai dëgjoi nga një mik për sulmin dhe ai u përgjigj me një postim në VK, gjigantin rus të mediave sociale, ku shkruante: "Jo luftës".

"Sigurisht, kjo nuk e ndihmoi Ukrainën në asnjë mënyrë, por unë thjesht doja të bëja diçka", tha ai.

Në prill, ai filloi të postonte video në kanalin e tij në YouTube për problemet sociale në Tyumen, një qytet i madh siberian. Më 18 prill, Gamershmidt xhiroi një video të tij të veshur me një këmishë tradicionale popullore ukrainase dhe ishte duke folur kundër luftës. Ai e quajti Putinin një “xhuxh bunker”.

"Nuk mund ta imagjinoja që xhuxhi bunker do të fillonte të vriste vëllezërit e mi - ukrainas që mbrojnë tokën e tyre dhe rusë, të cilët [agjencitë e sigurisë] i hedhin pa mëshirë në një mulli mishi”, tregoi ai.

Në një intervistë të publikuar më 16 qershor me Realitetet Siberiane të Radios Evropa e Lirë, Gamershmidt tha se ai është gjobitur me 70,000 rubla (1,200 dollarë) deri më tani dhe pret një gjobë të tretë prej 50,000 rubla (900 dollarë) në ditët në vijim.

“Thelbi i akuzës është se kam diskredituar ushtrinë ruse. Për të qenë specifik, në videot në kanalin tim në YouTube them, 'Lavdi Ukrainës', 'Rroftë Bjellorusia', 'Rusia do të jetë e lirë' dhe 'Jo luftës'", tha ai.

"Epo, unë gjithashtu them atje se Putini është një bishë", shtoi ai.

Pasi u thirr në Ministrinë e Brendshme për të biseduar me hetuesit, dy oficerë shkuan në shtëpinë e tij më 9 maj dhe e morën në pyetje për pesë orë. Hetuesit paraqitën protokollet penale, duke e vënë atë në dijeni për akuzat dhe gjobat me të cilat përballej.

Ai tha se nuk do të pajtohet me akuzat.

"Unë do të flas më me kujdes tani, sepse mendoj se lufta do të vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë, kështu që nëse më fusin [në burg] nuk do të kem ndonjë dobi", tha ai.

"Do të më duhet ta mbaj gojën e mbyllur, por jo sepse kam frikë, por sepse tani është e nevojshme strategjikisht".

Në Petrozavodsk, Bystrova po lufton për të shmangur vlerësimin psikiatrik të urdhëruar nga gjykata.

"Unë jam paqësore. Dhe i dua fëmijët; kur vdesin fëmijët, është e tmerrshme. Në familjen time, pesë njerëz vdiqën në Luftën e Madhe Patriotike, por unë nuk vrapoj rreth e rrotull duke bërtitur: 'Mund ta bëjmë përsëri", tha ajo, duke iu referuar Luftës së Dytë Botërore.

“Përkundrazi, siç thonë në Evropë: Kurrë më”, tha ajo. "Pse nuk kam frikë? Nëse do të kisha frikë, kush përveç meje do t’u dilte në mbrojtje? Nëse të gjithë kanë frikë, ne nuk do të mund të bëjmë kurrë asgjë".

“Nuk ka asgjë për t'u frikësuar. Nuk mund të bëhet më keq”, tha Bystrova./REL

rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet