LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe

Presidenti ukrainas Volodimyr Zelenskyy tha se qeveria e tij synon të përgatisë deri në nëntor një plan paqeje për një samit të dytë ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ukraina zhvilloi muajin e kaluar një samit në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 92 vendeve, por jo të Rusisë.

16 Korrik 2024, 09:00 Nga N.F
Zelenskyy: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi mund të ftojë një delegacion rus për një samit të dytë për paqe. Sipas një sondazhi të mediave ukrainase mbi 40% e ukrainasve mbështesin fillimin e bisedimeve të paqes.

Presidenti ukrainas Volodimyr Zelenskyy tha se qeveria e tij synon të përgatisë deri në nëntor një plan paqeje për një samit të dytë ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ukraina zhvilloi muajin e kaluar një samit në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 92 vendeve, por jo të Rusisë.

"Unë mendoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë të pranishëm në samitin e dytë," tha Zelenski tha pasi u kthye nga një vizitë në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s.

Rusia kishte kritikuar më parë samitin e mbajtur në Zvicër, duke thënë se çdo diskutim që nuk përfshin Moskën është "absurd".

Mbi 40% e ukrainasve janë pro fillimit të bisedimeve për paqe me Moskën

Sipas një sondazhi të botuar nga e përjavshmja ukrainase Dzerkalo Tyzhnia mbi 40 për qind e ukrainasve janë pro fillimit të negociatave për paqe me Rusinë.Në sondazh nuk ishin përfshirë banorët e Gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, dhe zona të tjera në lindje dhe jug të vendit që janë të kontrolluara nga Rusia.

Sipas sondazhit 43.9% e ukrainasve në zonat e kontrolluara nga Kievi mendojnë se "ka ardhur koha për fillimin e bisedimeve zyrtare për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë", 35% ishin kundër fillimit të negociatave dhe 21% që ishin të pavendosur.

Dallime rajonale

Në rajonet jugore të Ukrainës u konstatua mbështetja më të madhe për fillimin e bisedimeve të paqes, me rreth 60%. Ndërsa në rajonet qendrore pro negociatave ishin gati gjysma e banorëve.

Në perëndim të vendit – që konsiderohet si qendra ku jeton popullasia ukrainisht-folëse, e cila tradicionalisht ka votuar për partitë nacionaliste dhe properëndimore ukrainase – pro fillimit të bisedimeve të paqes me Moskën ishte vetëm 35% e popullsisë.

Mbështetja më e ulët për negociatat u regjistrua në rajonet lindore të Ukrainës, ku pro bisedimeve ishte vetëm 34% e popullsisë.

Shumica e të anketuarve kundër propozimeve të Putinit

Megjithë qëndrimin pro bisedimeve për paqe 83% e të anketuarve janë kundër kërkesave të bëra në qershor nga presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë që t'i jepet fund luftës.

Putini tha se Rusia do të binte dakord për armëpushim dhe do të hynte në bisedime për paqe, nëse Ukraina do të tërhiqte trupat e saj nga katër rajone në jug dhe lindje që Moska pretendon se i ka aneksuar. Nga katër rajonet e pretenduara vetëm Luhansku kontrollohet kryesisht nga forcat ruse.

Presidenti rus kërkoi gjithashtu që Kievi të heqë dorë nga çdo ambicie për t'u anëtarësuar në NATO. Sipas sondazhit thuajse 59% e popullsisë janë kundër përfshirjes në kushtetutën e Ukrainës të një neni për neutralitet dhe mosangazhimin ushtarak të vendit./ DW

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll
Bota 16 Korrik 2024, 07:13 N.F

Zbulohet një shpellë në Hënë

SHBA- Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ul&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj