LIVE UPDATES
Bota

Campbell: Zgjedhja e Vances nga Trumpi, shqetësuese për Ukrainën

Campbell thotë se zgjedhja e Vances - edhe pse ka qarkulluar si emër - ishte e befasishme, për faktin se ai ishte kritik i Trumpit. Trump u konfirmua të hënën zyrtarisht si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet e 5 nëntorit. Kundërkandidat i tij do të jetë presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden.

16 Korrik 2024, 07:16 Nga N.F
Campbell: Zgjedhja e Vances nga Trumpi, shqetësuese për Ukrainën
Foto ilustruese

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, zgjodhi senatorin e Ohajos, J.D. Vance, kandidat për zëvendëspresident. W. Joseph Campbell, profesor i komunikimeve në Universitetin Amerikan, thotë për Radion Evropa e Lirë se Vance ka qenë shumë kritik ndaj ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe se zgjedhja e tij dërgon një sinjal për politikat që mund t’i ndjekë Trump ndaj Ukrainës, nëse fiton.

Campbell thotë se zgjedhja e Vances - edhe pse ka qarkulluar si emër - ishte e befasishme, për faktin se ai ishte kritik i Trumpit. Trump u konfirmua të hënën zyrtarisht si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet e 5 nëntorit. Kundërkandidat i tij do të jetë presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Campbell, Donald Trump zgjodhi J.D. Vancen kandidat për zëvendëspresident - një senator 39-vjeçar, i cili është në detyrë vetëm për pak më shumë se dy vjet. Përse J.D. Vance?

W. Joseph Campbell: Sipas meje, Trump mendon se kjo është një zgjedhje brezash, që duke zgjedhur dikë kaq të ri në krahasim me veten - meqë ai është në fund të të 70-tave - programi MAGA (Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe) që Trump ka përkrahur nga viti 2015, do të vazhdojë të jetojë edhe pas largimit të tij nga skena politike.

Vance është një zgjedhje jofrymëzuese, meqë është një senator i ri. Ai vjen nga shteti i Ohajos, i cili është bërë shumë më i kuq [v.j. më republikan] në ciklet e fundit zgjedhore.

Unë nuk jam i sigurt se ai e ndihmon shumë Trumpin në Ohajo, apo nëse ka efekt të përhapur në shtetet e tjera si Pensilvania ose Miçigeni, që kufizohen me Ohajon. Ato janë shtete shumë të rëndësishme për sa i përket kolegjit zgjedhor, por nuk mendoj se votuesit e pavarur e të pavendosur do ta shohin këtë përzgjedhje si shumë frymëzuese.

Për mua, zgjedhje më e mirë do të ishte Glenn Youngkin, guvernator i Virxhinias, i cili është në detyrë tash e disa vite. Ai edhe do ta ndihmonte Trumpin në atë shtet.

Youngkin nuk është 39 vjeç, por nuk është as i vjetër. Kështu që unë mendoj se do të ishte një zgjedhje më e mirë në përgjithësi.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni, atëherë, se kjo është një shenjë se Trump beson se do të fitojë dhe, për këtë arsye, ai ka mundur të zgjedhë dikë që jo domosdoshmërisht do ta rrisë numrin e votave për të?

W. Joseph Campbell: Emri i Vances ka qarkulluar për kohë të gjatë si një nga kandidatët e mundshëm për zëvendëspresident, andaj nuk është emër i ri dhe nuk është befasi e madhe.

Duke qenë se emri i tij ka kohë që qarkullon, unë mendoj se Trump e sheh Vancen si një lloj zgjedhjeje të sigurt për bazën republikane.

Por, unë gjithashtu mendoj se Vance është dikush që është paksa i paparashikueshëm - të paktën në të kaluarën e tij të afërt. Ai nuk ka qenë mbështetës i Trumpit kur Trump ka hyrë në garë në vitin 2016, për shembull. Madje, mendoj se ai ka deklaruar se nuk do të jetë kurrë mbështetës i tij.

Kjo e kaluar e tij, mendoj se e bën këtë zgjedhje paksa befasuese, sepse Donald Trump është dikush që mban mëri. Ai dihet se mban mëri me vite të tëra.

Radio Evropa e Lirë: Si do ta përshkruanit Vancen si politikan? Cilat janë pluset e tij? Cilat janë minuset e tij? A është rinia e tij plus?

W. Joseph Campbell: Mendoj se mosha e tij është, sigurisht, një plus. Ai vjen nga një shtet i rëndësishëm republikan dhe ky është një plus - jo se Trump ka shumë shqetësime për të mbajtur Ohajon në nëntor, por, megjithatë, kjo e ndihmon për ta çimentuar bazën e tij.

Duket se ai flet mjaft mirë, është i artikuluar. Është autor i një libri shumë të shitur për jetën e tij. Mendoj se do t’ia dalë shumë mirë në debate - le të themi kundër Kamala Harrisit [zëvendëspresidentes aktuale].

Por, nuk e di. Nominimet për nënpresidentë, zakonisht, nuk i ndryshojnë votat në një mënyrë ose në tjetrën. Nuk kanë efekt të madh në vota.

Sarah Palin, e cila ishte zgjedhja e John McCainit në vitin 2008, mund të jetë një përjashtim, sepse u prit aq negativisht. Por, në përgjithësi, kandidatët për nënpresidentë nuk janë një ndihmë e vërtetë për biletën presidenciale.

Radio Evropa e Lirë: Nëse jeni një udhëheqës evropian, Emmanuel Macron apo Volodymyr Zelensky, dhe sapo e keni parë këtë zgjedhje... çfarë po mendoni?

W. Joseph Campbell: Mendoj se Zelensky do të jetë shumë i shqetësuar për këtë zgjedhje. Vance nuk ka një vlerësim të lartë për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën. Dhe, kjo duhet të jetë pak shqetësuese, sepse mund të sinjalizojë atë që Trump e mendon në të vërtetë për ndihmën për Ukrainën, nëse ai e fiton presidencën.

Por, sigurisht, amerikanët në përgjithësi janë më nervozë për luftën në Ukrainë. Ajo vazhdon për më shumë se dy vjet dhe po arrin në një pikë ku njerëzit po pyesin: për çfarë po i shpenzojmë gjithë këto para dhe çfarë po marrim në këmbim? Pra, Vance është disi në këtë kamp, dhe do të jetë një shqetësim i vërtetë - jam i sigurt - për disa liderë evropianë, sidomos Zelenskyn.

Nuk mendoj se Vance ka kredenciale të mëdha të politikës së jashtme, por, në fakt, kjo nuk është kërkesë për një kandidat për zëvendëspresident.

Duhet të kthehemi prapa në histori për të gjetur një kandidat për nënpresident, i cili ka qenë vërtet i përfshirë në politikën e jashtme. George H.W. Bush për Ronald Reaganin në vitet ‘80 ka qenë një shembull, ndoshta.

Radio Evropa e Lirë: Sa u përket njerëzve që do t'i zgjidhte për administratën e tij, a jep kjo një lloj aluzioni se Trump nuk do të shkojë me njerëz nga establishmenti, se ndihet më i sigurt kësaj radhe?

W. Joseph Campbell: Mendoj se ky mund të jetë rasti. Është, po ashtu, e qartë se shumë njerëz që kanë punuar për Donald Trumpin - shumë njerëz nga establishmenti siç e thatë edhe ju - nuk kanë kaluar mirë. John Bolton është një shembull. Ai ka pasur kredenciale shumë të mira në politikën e jashtme, por nuk ka pasur përvojë të mirë me Trumpin.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mendoni se do të shohim shumë të ashtuquajtur MAGA-njerëz në administratë? Dhe, a është kjo diçka që duhet t’i shqetësojë partnerët, aleatët e NATO-s?

W. Joseph Campbell: Mund të ndodhë. Sigurisht, nëse Trump i fiton zgjedhjet. Ky cikël zgjedhor, më 2024, ka qenë plot drama dhe paparashikueshmëri. Dhe, është vështirë të thuhet nëse do të kemi një rund të ri befasish, siç kemi pasur në dy ose tri javët e fundit.

Mendoj se duhet të jemi vigjilentë për çdo lloj befasie në fund të verës, në tetor, në fillim të nëntorit. Me siguri do të ketë diçka që mund ta ndikojë sërish diskursin në këto zgjedhje.

Por - që t’i përgjigjem pyetjes suaj - unë mendoj se ka të ngjarë që Trump të sjellë në administratën e tij, nëse fiton, shumë mbështetës që ndajnë filozofitë e tij, pikëpamjet e tij dhe qëndrimet e tij politike.

Sigurisht, është e vështirë të thuhet se cilët janë ata kandidatë të mundshëm. Por, nuk mendoj se do të shohim përsëri në administratë njerëz si Bill Barr. Ai ka qenë Prokurori i Përgjithshëm në pjesën e fundit të viteve të Trumpit. Unë dyshoj se do të kthehej edhe për një rund tjetër./ REL

shba trump vances

Sondazh

Poll
Bota 16 Korrik 2024, 07:13 N.F

Zbulohet një shpellë në Hënë

SHBA- Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ul&eu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës