Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmi izraelit e shndërroi në tokë të shkrumbuar një zonë të mbipopulluar në Mavasi, pranë bregdetit të Mesdheut, me makina që digjeshin dhe trupa të copëtuar. Të zhvendosurit që i mbijetuan sulmit thanë se nuk dinin ku të shkonin në vazhdim.

GAZA- Izraeli goditi në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës të hënën për të rritur trysninë ndaj Hamasit, pas një sulmi ajror gjatë fundjavës ndaj udhëheqësve të grupit militant, kur u vranë dhjetëra palestinezë në një zonë që ishte përcaktuar si e sigurtë. Sulmi izraelit e shndërroi në tokë të shkrumbuar një zonë të mbipopulluar në Mavasi, pranë bregdetit të Mesdheut, me makina që digjeshin dhe trupa të copëtuar. Të zhvendosurit që i mbijetuan sulmit thanë se nuk dinin ku të shkonin në vazhdim.
“Momentet kur u shkund toka nën këmbë dhe dheu u ngjit në qiell dhe pashë trupa të copëtuar, nuk i ngjasojnë asgjëje tjetër që kam parë në jetën time. Të gjithë pyesin ku të shkojmë dhe askush nuk ka një përgjigje”, tha nëpërmjet mesazheve me celular 30-vjeçari Aya Mohammad, shitës në tregun e Mawasit.
Në Mavasi, në perëndim të Khan Younisit, janë strehuar qindra mijëra palestinezë që u mblodhën aty pasi Izraeli e shpalli zonë të sigurt. Izraeli tha se sulmi i së shtunës kishte në objektiv komandantin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, i cili dyshohet se ka planifikuar sulmin e 7 tetorit ndaj qyteteve izraelite, që shkaktoi luftën në Gazë. Zyrtarë palestinezë thanë se të paktën 90 persona u vranë të shtunën dhe se qindra të tjerë u plagosën. Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters filmuan në vendngjarje, ndërsa banorët tërhiqnin të plagosurit dhe të vdekurit mes flakëve dhe tymit.
Më tej në jug në qytetin Rafah, epiqendra e ofensivës izraelite që nga maji, banorët raportuan luftime të reja të hënën. Forcat izraelite në pjesët perëndimore dhe qendrore të qytetit shkatërruan disa shtëpi, thanë ata. Zyrtarët e mjekësisë thanë se gjetën 10 trupa palestinezësh të vrarë në zonat lindore të qytetit, disa prej të cilëve tashmë kishin filluar të dekompozoheshin.
Ushtria gjithashtu shtoi sulmet ajrore dhe me tanke në Gazën qendrore, në kampet historike të refugjatëve Al-Bureij dhe Al-Maghazi. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se pesë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në kampin Maghazi. Ushtria izraelite tha se forcat ajrore goditën dhjetëra objektiva ushtarake palestineze në të gjithë Gazën, duke vrarë shumë persona të armatosur. Ushtria tha se u vranë njerëz të armatosur në Rafah dhe Gazën qendrore, ndonjëherë në luftime nga afër.
Një deklaratë nga brigada Al-Quds, krahu i armatosur i grupit militant të Xhihadit Islamik, tha se luftëtarët e saj ishin angazhuar në beteja të ashpra në kampin Jabna në Rafah. Sulmi i së shtunës në Mavasi, një nga sulmet më vdekjeprurëse izraelite, ka lënë në hije negociatat që palët i kishin përshkruar më parë si më pranë një armëpushimi të qëndrueshëm. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha të dielën se grupi militant nuk ishte larguar nga bisedimet pavarësisht sulmit në Mavasi.
Izraeli thotë se një tjetër komandant i lartë u vra nga sulmi ajror, por ende nuk e ka konfirmuar fatin e Mohammed Deifit. Zyrtarët e Hamasit kanë mohuar që ai të jetë vrarë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, tha se të paktën 38,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit që nga 7 tetori. Ajo nuk bën dallim ndërmjet luftëtarëve dhe civilëve, por zyrtarët thonë se shumica e të vdekurve gjatë gjithë luftës kanë qenë civilë.
Izraeli thotë se janë vrarë 326 ushtarë në Gazë dhe thotë se të paktën një e treta e viktimave palestineze janë luftëtarë. Lufta filloi pas një sulmi të udhëhequr nga Hamasi brenda Izraelit më 7 tetor, nga militantët që vranë 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng në Gazë mbi 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.
ARMENIA- Armenia filloi të hënën stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, një veprim që pasqyron p&e...
Aleksandër Vuçiç LONDË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njoftoi se gjatë samitit të Komunit...
SHBA- Normat e vaksinimit të fëmijëve në mbarë botën nuk janë kthyer ende në nivelet para pandemisë, ësht&eu...
fotot ilustruese SHBA- Jay D Vance do të garojë përkrah Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara pë...
fotot ilustruese SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen C...
Donald Trump SHBA- Ai akt të thyen zemrën. Ose të paktën ndodh nëse kundërshtoni politikën e Donald Trump. Sepse me nj&e...
fotot ilustruese ITALI- Temperatuart ekstreme kanë përfshirë evropën, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona ...
Foto ilustruese EUROPA- Një analizë e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të Britanisë tregon se shum&e...
Donald Trump Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi agjencinë përgjegjëse për sigurinë ...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë për t'u bërë t...