Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...

ARMENIA- Armenia filloi të hënën stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, një veprim që pasqyron përpjekjet e udhëheqësit të këtij vendi për të krijuar lidhje më të ngushta me SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë, ndërsa marrëdhëniet e vendit me aleaten e vjetër, Rusinë, janë përkeqësuar.
Manovrat e emërtuara "Eagle Partner" synojnë rritjen e ndërveprimit të njësive që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, sipas ministrit të Mbrojtjes së Armenisë, Suren Papikyan.
Ato përfshijnë forcat paqeruajtëse armene, ushtarakë të Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, dhe Gardën Kombëtare të Kansasit. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa forca po merrnin pjesë.
Manovrat ishin planifikuar të zgjasin deri më 24 korrik.
Rusia ka qenë partnere dhe aleate kryesore ekonomike e Armenisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Armenia, një vend pa dalje në det dhe që ishte dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, ka një bazë ushtarake ruse dhe është pjesë e aleancës së sigurisë të udhëhequr nga Moska, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.
Lidhjet e Armenisë me Rusinë, megjithatë, janë tensionuar gjithnjë e më shumë që kur Azerbajxhani kreu një fushatë të befasishme ushtarake vitin e kaluar për të marrë rajonin e Karabakut, duke i dhënë fund tre dekadave të kontrollit nga separatistët armenë.
Autoritetet armene akuzuan paqeruajtësit rusë, që u vendosën në Nagorno-Karabak pas një raundi të mëparshëm të konfliktit në vitin 2020, se nuk arritën të ndalonin sulmin e Azerbajxhanit. Moska i hodhi poshtë akuzat, duke argumentuar se trupat e saj nuk kishin mandat për të ndërhyrë.
Rusia është angazhuar në një akt delikat balancimi, duke u përpjekur të ruajë marrëdhëniet e ngushta me Armeninë, duke ruajtur gjithashtu lidhje të ngrohta me Azerbajxhanin, si dhe aleaten e saj kryesore Turqinë, një partnere kryesore ekonomike për Moskën, ndërsa vazhdojnë sanksionet perëndimore.
Kremlini ka shfaqur zemërimin për përpjekjet e kryeministrit Nikol Pashinyan për të thelluar lidhjet e Armenisë me Perëndimin dhe për ta larguar vendin e tij nga aleancat e dominuara nga Moska.
Rusia ishte veçanërisht e shqetësuar nga vendimi i Armenisë për t'u anëtarësuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila vitin e kaluar ngriti paditi ndaj presidentit rus Vladimir Putin për krime lufte të dyshuara, lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ndërsa hendeku në marrëdhënien me Rusinë vazhdonte të zgjerohej, Armenia ngriu pjesëmarrjen e saj në aleancën e sigurisë të dominuar nga Rusia, anuloi përfshirjen e saj në stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe nuk mori pjesë në takimet e nivelit të lartë të këtij blloku.
Edhe në shtator 2023, Armenia organizoi stërvitjet "Eagle Partner", duke shkaktuar shqetësim në Moskë, ku zyrtarët e quajtën këtë hap "jomiqësor"./VOA
Aleksandër Vuçiç LONDË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njoftoi se gjatë samitit të Komunit...
SHBA- Normat e vaksinimit të fëmijëve në mbarë botën nuk janë kthyer ende në nivelet para pandemisë, ësht&eu...
fotot ilustruese SHBA- Jay D Vance do të garojë përkrah Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara pë...
fotot ilustruese SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen C...
Donald Trump SHBA- Ai akt të thyen zemrën. Ose të paktën ndodh nëse kundërshtoni politikën e Donald Trump. Sepse me nj&e...
fotot ilustruese ITALI- Temperatuart ekstreme kanë përfshirë evropën, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona ...
Foto ilustruese EUROPA- Një analizë e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të Britanisë tregon se shum&e...
Donald Trump Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi agjencinë përgjegjëse për sigurinë ...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë për t'u bërë t...
Dmitry Medvedev SHBA- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev tha se ish-presidenti amerikan, Do...