LIVE UPDATES
Bota

"Çdo pakt pa Kievin do të prodhojë zgjidhje të vdekura!" Takimi Trump-Putin, Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ia dorëzojnë tokën pushtuesit

Zyrtarë ukrainas më parë i kishin thënë privatisht agjencisë Associated Press se Kievi do të ishte i hapur për një marrëveshje për paqe që në mënyrë faktike do ta pranonte paaftësinë e Ukrainës për t’i rimarrë ushtarakisht territoret e humbura.

9 Gusht 2025, 10:04 Nga M.B
"Çdo pakt pa Kievin do të prodhojë zgjidhje të
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje për paqe pa Kievin do të prodhojë “zgjidhje të vdekura”.

Takimi, i caktuar për të premten në Alaskë të SHBA-së, shihet si përparim i mundshëm pas javësh zhgënjimi për mungesën e veprimeve për t’i ndalur luftimet. Në një deklaratë të postuar në Telegram, Zelensky tha se integriteti territorial i Ukrainës, i përcaktuar në Kushtetutë, nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe theksoi se paqja e qëndrueshme duhet ta përfshijë edhe zërin e Ukrainës në tryezë e bisedimeve.

Zelensky tha se Ukraina “nuk do t’ia japë Rusisë asnjë shpërblim për atë që ka bërë” dhe se “ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e vet pushtuesit”.

Duke iu referuar shqetësimeve të ukrainasve se një takim i drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Trump mund t’i anashkalojë Kievin dhe interesat evropiane, Zelensky tha: “Çdo zgjidhje që është pa Ukrainën, është njëkohësisht zgjidhje kundër paqes. Ato nuk do të sjellin asgjë. Janë zgjidhje të vdekura, nuk do të funksionojnë kurrë”.

Zyrtarë ukrainas më parë i kishin thënë privatisht agjencisë Associated Press se Kievi do të ishte i hapur për një marrëveshje për paqe që në mënyrë faktike do ta pranonte paaftësinë e Ukrainës për t’i rimarrë ushtarakisht territoret e humbura. Trump tha se do të takohet me Putinin për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Duket plotësisht logjike që delegacioni ynë të fluturojë përtej ngushticës së Beringut dhe që një samit kaq i rëndësishëm dhe i shumëpritur i udhëheqësve të dyja vendeve të mbahet në Alaskë”, tha këshilltari e Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, sipas agjencisë shtetërore ruse, RIA Novosti.

Një samit i tillë mund të jetë vendimtar në një luftë që filloi më shumë se tri vjet më parë, kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet perëndimor, dhe që ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima. Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se do t’i ndalojë luftimet, pasi Moska dhe Kievi ende kanë shumë mospajtimet rreth kushteve për paqe.

Duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, para se të konfirmonte datën dhe vendin e takimit, Trump la të kuptohej se çdo marrëveshje do të përfshinte “shkëmbimin e disa territoreve” por nuk dha hollësi. Analistë, përfshirë disa të afërt me Kremlinin, kanë thënë se Rusia mund të ofrojë të heqë dorë nga territore që kontrollon jashtë katër rajoneve ukrainase që pretendon se i ka aneksuar.

Trump tha se takimi i tij me Putinin do të mbahej para çdo diskutimi ballë për ballë me Zelenskyn. Ai më parë ishte pajtuar të takohej me Putinin edhe nëse ky i fundit nuk do të takohej me Zelenskyn. Kjo ngjalli frikë në Evropë se Ukraina mund të lihet mënjanë në përpjekjet për të ndalur konfliktin më të madh në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj