Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti Trump akuzoi gjithashtu Zelenskyyn për refuzim të zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në prill të vitit 2024, por që u shtynë për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

UKRAINË- Pas kritikave të ashpra të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj udhëheqësit të Ukrainës të mërkurën, ky i fundit tha se po përgatitej për një takim të enjten me të dërguarin e zotit Trump në Kiev, për të punuar drejt "një paqeje të qëndrueshme" me Rusinë.
“Për ne është thelbësore që takimi dhe bashkëpunimi ynë në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të jetë konstruktiv”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e mbrëmjes drejtuar kombit.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt dhe ky është qëllimi ynë”, shtoi ai më tej.
Të mërkurën Presidenti Trump dhe Presidenti Zelenskyy shkëmbyen akuza në distancë. Presidenti amerikan e quajti zotin Zelenskyy një "diktator të pazgjedhur" ndërsa udhëheqësi i Ukrainës akuzoi zotin Trump se jeton në një "hapësirë dezinformimi" të ndikuar nga Rusia.
Ndërsa fati i luftës trevjeçare Rusi-Ukrainë mbetet i paqartë, zoti Zelesky druhet se udhëheqësi amerikan po përpiqet t'i japë fund sulmit rus, me kushte më të favorshme për Moskën sesa Kievin. Presidenti Trump akuzoi gjithashtu Zelenskyyn për refuzim të zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në prill të vitit 2024, por që u shtynë për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.
Presidenti Trump e quajti zotin Zelensky një "një komedian me sukses modest", që arriti të bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shpenzuar 350 miliardë dollarë, për t’u futur, siç tha ai ‘në një luftë që nuk mund të fitohej, e cila nuk duhej të kishte filluar kurrë në radhë të parë, e që tashmë nuk mund të fitohej pa Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump-in".
Udhëheqësi amerikan, i cili refuzoi vitin e kaluar gjatë një debati politik të thoshte nëse donte që Ukraina ta fitonte luftën, tha se "e vetmja gjë për të cilën Zelesky ishte i mirë, ishte manipulimi i ish-Presidentin amerikan Joe Biden, për më shumë ndihma ushtarake’.
“Unë e dua Ukrainën”, tha Presidenti Trump, “por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa qenë e nevojshme – dhe kështu do të vazhdojë…”.
Kritikat e Presidentit Trump ndaj zotit Zelensky erdhën pasi udhëheqësi ukrainas shprehu zemërimin e tij për mospërfshirjen e Kievit në bisedimet diplomatike të nivelit të lartë SHBA-Rusi, që u mbajtën të martën në Arabinë Saudite.
Pas më shumë se katër orë bisedimesh Uashingtoni dhe Moska thanë se kishin rënë dakord të takoheshin sërish së shpejti, për të përcaktuar se si t'i jepnin fund luftës. Po kështu u ra dakord për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, si dhe për rritje të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshi ekonominë./VOA
\ Avioni Delta Air Lines SHBA- Delta Air Lines po ofron 30,000 dollarë amerikanë për çdo person në bordin e një avioni q&eum...
Senatori republikan, Roger Wicker. SHBA- Figura të larta të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar dek...
Reshjet e borës në Japoni JAPONI- Të paktën 24 të vdekur nga reshjet rekord të borës në Japoni për d...
Annalena Berbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock, ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale shumë herë, si&cce...
Volodymyr Zelensky SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbështetur Volodymyr Zelensky si një udhëheqës të zgjedhur në...
Foto nga vendngjarja AZIA JUGORE- Një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi goditi një tufë elefantësh pranë një rezerva...
José Ángel Canobbio MEKSIKË- Ushtria meksikane ka arrestuar një lojtar kyç në kartelin e drogës Sinaloa në q...
Foto ilustruese PALESTINË- Forcat izraelite kanë vrarë të paktën tre palestinezë në një sulm në një sht&e...
Yulia Timoshenko UKRAINA- Politikanja opozitare ukrainase Yulia Timoshenko thotë se vetëm ukrainasit kanë të drejtë të vendos...
JB Pritzker SHBA- Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker ka tronditur Amerikën ditën e djeshme më fjalimin që mbajti pë...