Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti Zelenskyy ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kiev më 20 prill. Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që aleanca ushtarake perëndimore të hapë dyert për anëtarësimin e Ukrainës.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi. Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpesh ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.
"Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se të marrim avionë F-16 ose modele të tjera të avionëve luftarakë perëndimorë", tha ai.
Duke folur me gazetarët skandinavë në Kiev, ai shtoi se disa vende, të cilat kanë avionë luftarakë F-16 dhe lloje të tjera avionëve perëndimorë, janë "të gatshëm të na ndihmojnë". Zoti Zelensky nuk specifikoi se për cilat vende po fliste.
Forcat ajrore ukrainase kanë vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.
Presidenti Zelenskyy ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kiev më 20 prill. Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që aleanca ushtarake perëndimore të hapë dyert për anëtarësimin e Ukrainës.
Pasi përballoi ofensivat ruse gjatë dimrit dhe pranverës, të cilat rezultuan në përparime të vogla të trupave ruse në lindje, Ukraina tani shpreson të rimarrë rajonet e pushtuara në jug dhe lindje të vendit në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën. Në një shkrim në platformën Telegram, Alexander Bogomaz, fajësoi Ukrainën për sulmin në fshatin rus.
Ukraina nuk ka marrë thuajse asnjëherë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë apo territoreve që kontrollohen nga Rusia në Ukrainë. Të dyja palët deri më tani kanë mohuar kryerjen e sulmeve ndaj civilëve në thuajse 14 muaj luftime.
Ndërkohë në video-mesazhin e përnatshëm te shtunën në mbrëmje Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi autoritetet ruse se do të mbanin përgjegjësi për sulmet e se premtes në qytetin e Umanit, ku mbetën të vrarë 23 civilë.
Sipas tij, si ata që dhanë urdhërin dhe ata që e ekzekutuan atë janë të gjithë terroristë dhe vrasës dhe do të ndëshkohen.
Marrë nga VOA
Recep Tayyip Erdogan Udhëheqësi turk me stazhin më të gjatë, Recep Tayyip Erdogan, i cili zotëron pushtet gati absolut, do t&...
Policia në vendngjarje SHBA- Dy persona kanë humbur jetën dhe një person i tretë ka ngelur i plagosur pas të shtëna...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ...
Thomas dhe Meghan Markle AUSTRALI- Babai i Meghan Markle, Thomas Markle në një intervistë së fundmi ka kërkuar të pajtoh...
Ebrahim Raisi SIRI- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Damask të Sirisë të mërkurën me ftes&eu...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, kërcënoi se do të tërhiqte mercenarët...
Joe Biden SHBA- Në darkën vjetore të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai po ...
Papa Françesku në Budapest HUNGARI- Në ditën e fundit të vizitës në Hungari, Papa Françesku ka bër&eu...
Pascale Baeriswyl ZVICRA- Në maj Zvicra do të marrë presidencën e rradhës të organit me bazë në Nju Jork, i cili &...
Sudan SUDAN- Sulmet e vazhdueshme në Sudan mund të zhysin të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një...