LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë/ Wagner kërcënon të tërheqë mercenarët nga Bakhmuti

Wagner ka udhëhequr përpjekjet ruse për të marrë Bakhmutin që nga viti i kaluar, por nuk ka qenë në gjendje të largojë luftëtarët ukrainas, të cilët ende mbajnë cepat perëndimore të qytetit. Prigozhin paralajmëroi se një tërheqje e Wagnerit nga Bakhmuti do të çonte në një kolaps rus përgjatë pjesëve të tjera të frontit prej 1000 kilometrash.

30 Prill 2023, 14:28 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Wagner kërcënon të tërheqë
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, kërcënoi se do të tërhiqte mercenarët e tij nga qyteti i sulmuar ukrainas i Bakhmutit nëse problemet e furnizimit me municion nuk zgjidhen. Kjo deklaratë erdhi pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiyy kërkoi ndihma me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve në muajt e fundit.

Në një intervistë të publikuar më 29 prill, Prigozhin tha se do të "detyrohet të tërheqë disa njësi" nga Bakhmuti nëse Wagner nuk merr së shpejti më shumë municion, duke vazhduar një ankesë që ai ka shprehur prej javësh. Bakhmut, një qendër kryesore transporti në rajonin e Donjeckut, ka qenë vendi i luftimeve më të zjarrta gjatë disa muajve të fundit me numër të madh të viktimave te të dyja palët.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se humbja e Bakhmutit, e cila ndodhet në kodra, duke ofruar një mbrojtje natyrore, do të hapte trupat e saj të vendosura në pjesë të tjera të Donjeckut ndaj sulmeve. Wagner ka udhëhequr përpjekjet ruse për të marrë Bakhmutin që nga viti i kaluar, por nuk ka qenë në gjendje të largojë luftëtarët ukrainas, të cilët ende mbajnë cepat perëndimore të qytetit.

Prigozhin paralajmëroi se një tërheqje e Wagnerit nga Bakhmuti do të çonte në një kolaps rus përgjatë pjesëve të tjera të frontit prej 1000 kilometrash. Ndërsa Prigozhin foli, forcat ruse vazhduan presionin në vijën e frontit Bakhmut-Adviyivka-Maryinka, duke nisur 48 sulme të pasuksesshme në pozicionet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të përditshëm më 29 prill.

Ndërkohë Zelenskiyy u bëri thirrje aleatëve dhe partnerëve të Ukrainës që të furnizojnë Ukrainën me mbrojtje më të mirë ajrore pasi të paktën 25 persona, përfshirë disa fëmijë, u vranë në një valë sulmesh ruse në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev, më 28 prill.

Më i godituri ishte Uman, një qytet në rajonin Cherkasy të Ukrainës qendrore, ku të paktën 23 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Rreth 109 persona besohet të kenë banuar në pjesën e ndërtesës që u godit. Këshilli i qytetit të Umanit shpalli një periudhë zie tre-ditore dhe prokurorët kanë hapur një hetim për krimet e luftës, thanë autoritetet.

"Mbrojtje ajrore, avionë modernë, pa të cilët nuk ka mbrojtje ajrore plotësisht efektive, artileri, automjete të blinduara. Gjithçka që është e nevojshme për të ofruar siguri në qytetet tona, në fshatrat tanë, si në brendësi ashtu edhe në vijën e frontit," Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës vonë më 28 prill.

Më herët, Zelenskiy i dënoi sulmet si "një natë terrori rus."E keqja ruse mund të ndalet me armë mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione sanksionet globale duhet të rriten",tha ai.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës më vonë raportoi se sulmi i shumëanshëm në qytetet ukrainase u ekzekutua nga bombarduesit strategjikë rusë Tu-195 që vinin nga rajoni i Detit Kaspik. Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë i kanë dhënë Ukrainës disa sisteme raketore ‘Patriot’, të konsideruara si një nga armët më të avancuara të mbrojtjes në arsenalin e NATO-s. Çdo sistem Patriot mund të mbrojë një qytet.

Aleatët perëndimorë i kanë dhënë Ukrainës gjithashtu sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, por raportet e zbulimit të SHBA-së së fundmi kanë treguar se mbrojtja ajrore e Ukrainës mbetet një hallkë e dobët./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj