LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e Iranit në mars, iranianët në një "mendje": Ku është esenca e mbajtjes së zgjedhjeve? Ato nuk kanë kuptim

Zgjedhjet do të rezultojnë me një parlament të ri dhe Asamble Ekspertësh, trup që zgjedh më pas liderin suprem të shtetit.

28 Shkurt 2024, 13:01 Nga N.F
Zgjedhjet e Iranit në mars, iranianët në një
Foto ilustruese

IRAN- Teksa Irani përgatitet për zgjedhjet e 1 marsit, ekziston një e përbashkët që qarkullon në mesin e banorëve iranianë. Zgjedhjet do të rezultojnë me një parlament të ri dhe Asamble Ekspertësh, trup që zgjedh më pas liderin suprem të shtetit. Mirëpo, në dhjetëra mesazhe që i janë nisur Radios Evropa e Lirë prej banorëve brenda Iranit, shumë prej tyre kanë thënë se nuk do të votojnë në ato që i konsiderojnë zgjedhje “pa asnjë kuptim”, meqë në to pritet vetëm të konsolidohen udhëheqësit shtetërorë të linjës së ashpër.

Kjo mostër – ndonëse e vogël – shpërfaq sfidën ndaj legjimitetit të strukturës klerikale të pushtetit në Iran, teksa rritet sentimenti kundër regjimit, që është vërejtur edhe në protestat e pashembullta nëpër rrugët e Iranit më 2022.

“Ata nuk janë përfaqësuesit e popullit”, ka thënë një burrë iranian përmes një audio-mesazhi.

“Ata i duan njerëzit vetëm për vota dhe asgjë më shumë. Më pas nuk bëhet asgjë për ata njerëz dhe ata lihen anash”.

Një tjetër burrë u ka bërë thirrje njerëzve që të mos votojnë për “regjimin e korruptuar që nuk ka vend në Iranin e civilizuar”.

“A nuk është koha që t’iu themi jo ekzekutimeve, diktaturës dhe pushtimit të vendit tim, Iranit?”, ka thënë ky burrë në një audio-mesazh që i ka nisur Radios Evropa e Lirë.

Autoritetet në Iran nuk tolerojnë asnjë formë të shprehjes së pakënaqësisë dhe veçse kanë burgosur dhjetëra gazetarë, aktivistë dhe avokatë në vjetët e fundit.

Rreth 700 të burgosur janë ekzekutuar në Iran vetëm më 2023, përfshirë nëntë protestues, sipas grupeve për të drejta të njeriut.

Gjatë shtypjes brutale prej aparatit shtetëror, në muajt e protestave mbarëkombëtare, që patën shpërthyer në shkurt të vitit 2022, të paktën 500 protestues janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar. Protestat kanë nisur si shenjë zemërimi kundër vendimit për vendosje të hixhabit, një shtyllë në republikën islamike. Mirëpo më vonë, në protesta janë përmendur edhe pakënaqësi tjera, përfshirë thirrjet kundër teokracisë së Iranit, dhe disa protestues kanë bërë thirrje për dhënie fund të regjimit të udhëhequr prej klerikëve fetarë.

“Sot ne e shohim që kushdo që kritikon diktaturën e klerikëve, vritet, plagoset, torturohet dhe burgoset”, ka thënë një burrë tjerë në një audio-mesazh dërguar REL-it.

Banorët e Iranit, që i kanë dërguar mesazhe REL-it, nuk janë identifikuar, nga frika e hakmarrjes prej shtetit. Shumë iranianë jashtë shtetit dhe aktivistët politikë, si dhe ata të shoqërisë civile në Iran, kanë bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve të 1 marsit. Pothuajse 300 figura politike, shoqërore dhe kulturore i kanë dënuar publikisht zgjedhjet, duke i bërë thirrje popullit që të mos marrë pjesë në votimet e “inskenuara”.

Më 24 shkurt, edhe avokatja iraniane për të drejta të njeriut dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi ka bërë thirrje për bojkot dhe sanksionim dhe dënimin global të zgjedhjeve. Sipas saj, veprime të tilla përbëjnë “domosdoshmëri politike dhe detyrë morale”. Zyrtarët iranianë dhe mediat shtetërore i kanë konsideruar “armiq” ata që po bëjnë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor. Zyrtarët u ka bërë thirrje disa herë iranianëve që kanë të drejtë vote, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, duke e quajtur obligim fetar.

Këto thirrje vijnë teksa rriten shqetësimet për një përsëritje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2021, kur është regjistruar dalja më e ulët ndonjëherë në zgjedhje. Duke marrë parasysh rritjen e dallimeve mes klerikëve në pushtet dhe të rinjve të Iranit, si dhe keqmenaxhimit ekonomik, autoritetet janë në pritje të një skenari të ngjashëm, sipas ekspertëve.

“Zgjedhjet nuk kanë kuptim”, ka thënë një burrë, në një audio-mesazh që i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, si referencë si atë që shihet si proces i padrejtë zgjedhor në Iran, pasi kandidatët verifikohen nga një organ i linjës së ashpër, dhe zgjidhen direkt ose indirekt prej liderit suprem.

“Pjesëmarrja në zgjedhje, edhe nëse jemi indiferentë ndaj të gjitha krimeve që janë kryer [prej shtetit] në vjetët e fundit, do të ishte tallje me veten”, ka thënë ky burrë.

Në një tjetër audio-mesazh, një burrë ka thënë se shpreson që “durimi i popullit të ketë mbaruar” dhe ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo është rruga e vetme, ka thënë ai, “për t’i dhënë fund kësaj jete të mjerë, të trishtuar dhe të goditur prej varfërisë”.

Marrë nga REL

iran zgjedhje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj