LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet evropiane/ Ja çfarë ndodhi në disa vende kyçe

Kjo ishte “bomba” e natës së zgjedhjeve masive të Evropës: Partia e moderuar e presidentit Emmanuel Macron u godit aq keq nga partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen në votën e BE-së, saqë ai thirri zgjedhje të parakohshme legjislative në Francë.

10 Qershor 2024, 16:17 Nga E. D
Zgjedhjet evropiane/ Ja çfarë ndodhi në disa vende kyçe
pamjet nga zgjedhjet

BRUKSEL- Votuesit hodhën votat në 27 vende me një sërë çështjesh të ndryshme që karakterizuan fushatën. Por çfarë ndodhi në disa vende kyçe në zgjedhjet e 6-9 qershorit për një Parlament të ri Evropian? Një vështrim rreth zgjedhjeve evropiane, vend pas vendi.

Franca

Kjo ishte “bomba” e natës së zgjedhjeve masive të Evropës: Partia e moderuar e presidentit Emmanuel Macron u godit aq keq nga partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen në votën e BE-së, saqë ai thirri zgjedhje të parakohshme legjislative në Francë. E nxitur nga idetë e saj anti-imigruese, nacionaliste, partia e Le Pen-it parashikohet të fitojë shumicën e 81 vendeve të Francës në Parlamentin Evropian rreth dy herë më shumë se lëvizja e Rilindjes së Macron.

Zgjedhjet e parakohshme legjislative franceze janë “një bast i madh” për Macron dhe partinë e tij, e cila rrezikon të humbasë më tej mbështetjen ndërsa partia e Le Pen mund të shohë rritje të ndikimit. Shumë votues francezë përdorën zgjedhjet e BE-së për të shprehur pakënaqësinë me menaxhimin e ekonomisë nga Macron, rregullat e bujqësisë ose sigurinë. Rezultati e dëmton atë, ndërsa ai përpiqet të udhëheqë përpjekjet në mbarë Evropën për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rritur mbrojtjen dhe industrinë e vetë BE-së.

Kandidati kryesor i Partisë Kombëtare për Parlamentin Evropian, Jordan Bardella, premton të kufizojë lëvizjen e lirë të emigrantëve brenda kufijve të hapur të BE-së dhe të tërheqë rregullat e BE-së për klimën. Partia nuk dëshiron më të largohet nga BE dhe euro, por ta dobësojë atë nga brenda. Ndërkohë, Partia Socialiste e Francës u ngrit pas kandidatit kryesor Raphaël Glucksmann, i cili dëshiron një politikë më ambicioze klimatike dhe mbrojtje për bizneset dhe punëtorët evropianë.

Gjermania

Kreu i vendit më të pasur dhe më të fuqishëm të BE-së, Gjermanisë, pësoi gjithashtu një goditje. Koalicioni jopopullor qeverisës i kancelarit të qendrës së majtë Olaf Scholz humbi keq nga opozita konservatore. Blloku konservator ruajti pozicionin e tij si partia më e fortë gjermane në Bruksel, ndërsa pret zgjedhjet kombëtare që priten në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Dhe Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë arriti fitore të mira pavarësisht nga një varg skandalesh që rrethojnë dy kandidatët kryesorë të saj. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është anëtare e Unionit Kristian Demokrat, partia dominuese në bllokun konservator dypartiak që fitoi më shumë vota.

Parashikimet treguan mbështetje për socialdemokratët e qendrës së majtë të Scholz në 14%, rezultati i tyre më i keq i pas Luftës së Dytë Botërore në një votim mbarëkombëtar. E Të Gjelbërit e Gjermanisë, panë një rënie të mbështetjes. Gjermania do të ketë numrin më të madh të 720 vendeve të Parlamentit të ri Evropian me 96.

Hungaria

Kryeministri hungarez Viktor Orbán pa një tjetër fitore në zgjedhje por një sfidues i ri ka përmirësuar pozicionin e tij në politikën hungareze. Partia Fidesz e Orbanit pritej të fitonte 43% të votave, sipas vlerësimeve nga Parlamenti i BE-së. Ndërsa Fidesz mori një shumicë votash, ai ra gati 10 pikë nga mbështetja e tij në zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019 dhe dukej se do të humbiste dy vende në atë që shihej gjerësisht si një referendum mbi popullaritetin e Orbanit.

Një krizë e thellë ekonomike dhe një seri e fundit skandalesh që përfshijnë politikanët e Fidesz kanë tronditur partinë që krenohet me ruajtjen e vlerave familjare dhe konservatorizmit të krishterë. Sfiduesi Péter Magyar “theu radhët” nga partia e Orbanit në shkurt dhe brenda pak muajsh krijoi partinë më të fortë opozitare të Hungarisë.

Ajo parti, Respekti dhe Liria (TISZA), pritej të merrte 31% të votave. Magyar është bërë i njohur për akuzat publike për korrupsion dhe keqmenaxhim brenda qeverisë së Orbanit. Partia e Magyar e ka paraqitur veten si një alternativë më centriste ndaj markës së populizmit joliberal të Orbanit.

Orbán i “promovoi” zgjedhjet si një luftë ekzistenciale midis luftës dhe paqes, duke u thënë votuesve se votimi i tyre për opozitën e tij do ta tërheqë Hungarinë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainën fqinje dhe do të përshpejtonte një konflikt të armatosur global. Ai është në pushtet që nga viti 2010.

Italia

Partia Vëllezërit e Italisë e kryeministres Giorgia Meloni, parashikohet të dyfishojë numrin e saj të vendeve në Parlamentin Evropian që nga zgjedhjet e fundit. Dhe kjo do t’i japë fuqinë e saj të re për të ndikuar në politikën në BE. Ndërsa votuesit ndëshkuan liderët e moderuar në Francë dhe Gjermani, ata i dhanë partisë së Melonit edhe më shumë mbështetje sesa në zgjedhjet e fundit kombëtare në 2022.

Politikat e saj pro Ukrainës dhe Izraelit janë dëshmuar “qetësuese” për aleatët e qendrës amerikanë dhe evropianë por ajo po udhëheq “luftëra kulturore” që ruajnë kredencialet e saj të së djathtës ekstreme. Partia Demokratike e opozitës së qendrës së majtë doli e dyta, e ndjekur nga partia tjetër kryesore opozitare, Lëvizja 5-Yje. Në Itali, vota nuk pritet të destabilizojë qeverinë, edhe nëse avantazhi i Melonit do të jetë në maksimum. Italia ka 76 vende parlamentare evropiane.

Sllovakia

Një grup liberal, properëndimor fitoi zgjedhjet e BE-së në Sllovaki, duke mposhtur partinë e kryeministrit populist, pro-rus Robert Fico, vetëm disa javë pasi ai i mbijetoi një atentati. Sulmi ndaj Fico-s shkaktoi valë tronditëse në vendin me 5.4 milionë banorë dhe dukej se rriti pjesëmarrjen e votuesve, e cila kishte qenë më e ulëta e të gjithë bllokut në 2014 dhe 2019, por arriti një rekord prej 34.4% të dielën.

Përpjekja për vrasje nuk e ndihmoi partinë e majtë Smer (Drejtimi) të Ficos, partneri kryesor në koalicionin qeverisës, të fitonte votën. Smer ka sulmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe politikat e tjera për imigracionin, ndryshimet klimatike dhe të drejtat e LGBTQ+.

Smer ishte në një garë të ngushtë kundër opozitës kryesore Sllovakia Progresive, e cila fitoi 27.8%, ose gjashtë vende në parlamentin e BE, sipas rezultateve të përkohshme. Smer pason me 24.8%, ose pesë vende. Një parti opozitare e ekstremit të djathtë që dëshiron që Sllovakia të dalë nga NATO, Republika, përfundoi e treta me 12.53% dhe do të ketë dy vende.

zgjedhjet evropiane/

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj