LIVE UPDATES
Bota

"Thirre Klintonin"/ Fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovës

“Thirre Klintonin”: Fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovë. Viti 1999 kishte sjellë shumë të papritura për Sami Begollin, që në atë kohë ishte 24 vjeç. Përshkallëzimi i dhunës në luftën e fundit në Kosovë e kishte detyruar atë ta linte shtëpinë e tij si refugjat.Fillimisht në Bllacë për një javë, pastaj në Stankovec të Maqedonisë së sotme të Veriut për një muaj, e më vonë në Spanjë.

10 Qershor 2024, 16:04 Nga N.F
"Thirre Klintonin"/  Fëmijët, rrugët dhe bizneset me
Foto ilustruese

KOSOVË- Viti 1999 kishte sjellë shumë të papritura për Sami Begollin, që në atë kohë ishte 24 vjeç. Përshkallëzimi i dhunës në luftën e fundit në Kosovë e kishte detyruar atë ta linte shtëpinë e tij si refugjat. Fillimisht në Bllacë për një javë, pastaj në Stankovec të Maqedonisë së sotme të Veriut për një muaj, e më vonë në Spanjë.

“Thirre Klintonin”: Fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovë. Viti 1999 kishte sjellë shumë të papritura për Sami Begollin, që në atë kohë ishte 24 vjeç. Përshkallëzimi i dhunës në luftën e fundit në Kosovë e kishte detyruar atë ta linte shtëpinë e tij si refugjat.Fillimisht në Bllacë për një javë, pastaj në Stankovec të Maqedonisë së sotme të Veriut për një muaj, e më vonë në Spanjë.

Foto e Sami Begollit, pronarit të kompanisë “Walker”, me gjyshen e tij në Bllacë, Maqedoni të Veriut, më 1999. Gjatë gjithë kësaj kohe, Samiu e hiqte mallin për shtëpinë me shpresën se do të kthehej atje së shpejti.


“Ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme kur jemi kthyer. S’na shkonte në mendje as të hamë e as të pimë nga gëzimi që jemi kthyer”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Gjatë muajve të tij si refugjat, Samiu gjente ngushëllim në një fjali që thotë se e kishte dëgjuar nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker.

“Herën tjetër do të kthehem e do të hyj pa pasaportë”, mban mend Begolli ta ketë dëgjuar Walkerin të ketë thënë atëkohë, pasi ishte shpallur person i padëshirueshëm nga ish-Republika Federale e Jugosllavisë.

Për këtë arsye, sapo u kthye në Kosovë në shtator të vitit 1999, familja e tij hapi një punëtori e dyqan mobiliesh dhe e emëroi atë për nder të Walkerit. Ky biznes në Çagllavicë, afër Prishtinës, mban ende emrin e tij.

“Arsyeja përse kemi vendosur për emrin e tij, është për shkak se ai ishte arsyeja për t’u përshpejtuar procesi i intervenimit të NATO-s. Unë e kam thënë disa herë që ndoshta, po të mos ishte ai, do të na e kishin bërë më keq”, thotë Samiu.

Walker luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999. Walker e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit.

William Walker duke vizituar vendin ku ka ndodhur masakra e Reçakut, janar 1999.
Pas kësaj masakre, në mars të atij viti, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh sulme, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar mes NATO-s dhe zyrtarëve të atëhershëm ushtarakë jugosllavë, forcat serbe u tërhoqën nga Kosova dhe u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i më shumë se 800.000 refugjatëve e personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Kjo bëri që personat, të cilët atëkohë ishin më të zëshëm në kërkesën për përfundimin e luftës në Kosovë, të merrnin mirënjohje nga qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre.

Një rrugë e emëruar për nder të ish-zëdhënësit të NATO-s, Jamie Shea, në Ferizaj, Kosovë.
Në këtë listë hyjnë personalitete që 25 vjet më parë mbanin pozita të larta politike, si: ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton; ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair; ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright; ish-shefi ushtarak i NATO-s, Wesley Clark; e ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

Autoshkolla, dyqane rrobash, artistë të tatuazheve, biznese që merren me shitjen e veturave dhe që kryejnë shërbime hidraulike. Të gjitha këto biznese të shpërndara nëpër qytetet e Kosovës mbajnë emrat e këtyre personaliteteve.Në mesin e tyre është edhe kompania “Klintoni SHPK” në Klinë. Edhe pse e drejtuar që nga viti 1999 nga Shkëlqim Bojaj, të gjithë i referohen asaj me emër tjetër.

“Me emër s’na thërret askush. Të gjithë thonë ‘ata Klintonët, ata Klintonët’. Për shembull, dikujt i dëmtohen gypat e ujit, krejt thonë ‘merre Klintonin’”, tregon Shkëlqimi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse biznesi ishte emëruar fillimisht nga babai i tij, Shkëlqimi as nuk e ka menduar ndonjëherë t’ia ndryshojë emrin. Kjo pasi që ndërhyrja e NATO-s në të 99-tën e kishte ndryshuar plotësisht jetën e Shkëlqimit, që në atë kohë ishte ende gjashtëvjeçar.

Një rrugë e emëruar për nder të ish-shefit të NATO-s, Wesley Clark, në Ferizaj, Kosovë.
Atëherë, familja e tij ishte ndarë në gjysmë: babai kishte mbetur i plagosur në Kosovë, ndërsa ai dhe pjesa tjetër e familjes kishin shkuar si refugjatë në Shqipëri. Vetëm pas çlirimit të Kosovës, familja arriti të bashkohej sërish.

“Ishte moment shumë i lumtur. Pastaj, babai e ka dashur gjithmonë Clintonin”, thotë Shkëlqimi.

Në Prishtinë, në sheshin e emëruar për nder të Clintonit ndodhet edhe një shtatore e tij, ndërsa aty afër është hapur edhe një dyqan rrobash i emëruar Hillary, për nder të Zonjës së Parë të atëhershme të SHBA-së, Hillary Clinton.

Në kryeqytet, para pesë vjetësh ishte zbuluar edhe një shtatore e Albrightit, ndërsa një vit më vonë, Prishtinës iu shtua edhe shtatorja e ish-senatorit amerikan, Bob Dole. Shtatorja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Prishtinë, Kosovë.


Në vitin 1990, Dole udhëhoqi një delegacion të SHBA-së në Kosovë – vizitë e cila, siç tha më vonë vetë Dole, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”.  Në Ferizaj, ndërkaq, rrugët e emëruara për nder të Clarkut dhe Sheas çojnë drejt qendrës së qytetit, ku ndodhet edhe sheshi “Tony Blair”. Aty së shpejti pritet të vendoset edhe një shtatore e tij.

Por, përveç shtatoreve, rrugëve e emërimit të bizneseve, kontributi i këtyre personave është shënuar edhe në një mënyrë tjetër në Kosovë: duke emëruar fëmijët për nder të tyre.

Në vizitën e fundit të Clintonit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ai u befasua nga një numër i madh i fëmijëve nga Kosova që mbanin emrin e tij. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë janë gjithsej 31 djem me emrin Klinton, një me emrin Bill, tri vajza me emrin Hillari, katër djem me emrin Tonibler dhe dy djem me emrin Klark.

Marrë nga REL

 

kosove clinton


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen