LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Analiza: Partia e ekstremit të djathtë pret rritje të mbështetjes në zgjedhjet e 23 shkurtit

Pavarësisht që ka shumë pak gjasa të marrë një pjesë të pushtetit së shpejti, partia është bërë një faktor që politikanët e tjerë nuk mund ta injorojnë dhe ka arritur të ketë ndikim në debatin mbi migracionin në Gjermani.

13 Shkurt 2025, 19:07 Nga E. D
Zgjedhjet në Gjermani/ Analiza: Partia e ekstremit të djathtë
foto ilustruese

GJERMANI- Alternativa për Gjermaninë (AfD) duket se po shkon drejt rezultatit më të fortë në zgjedhjet kombëtare deri tani. Zgjedhjet gjermane do të mbahen këtë muaj. Pavarësisht që ka shumë pak gjasa të marrë një pjesë të pushtetit së shpejti, partia është bërë një faktor që politikanët e tjerë nuk mund ta injorojnë dhe ka arritur të ketë ndikim në debatin mbi migracionin në Gjermani.

Partia e ekstremit të djathtë hyri për herë të parë në parlamentin kombëtar të Gjermanisë para tetë vitesh për shkak të pakënaqësive me ardhjen e një numri të madh emigrantësh në mesin e viteve 2010. Frenimi i imigracionit mbetet tema e saj kryesore. Megjithatë, partia është dëshmuar e aftë për të shfrytëzuar pakënaqësinë edhe me çështje të tjera: largimi i Gjermanisë nga karburantet fosile, kufizimet gjatë pandemisë COVID-19 dhe mbështetja për Ukrainën pas fillimit të agresionit të Moskës para gati tre vjetësh.

Si filloi gjithçka?

Alternativa për Gjermaninë (AfD), u themelua më 2013 dhe fillimisht u përqëndrua në kundërshtimin e ndihmave financiare për vendet në vështirësi gjatë krizës së borxhit të eurozonës. Masat ishin përshkruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si “pa alternativë”. Fillimisht njihej si “partia e profesorëve”, një referencë për figurat kryesore të partisë në ditët e para, megjithëse që atëherë identifikohej me një brez të fortë të së djathtës së skajshme.

Me kalimin e viteve, AfD u bë më radikale dhe ndryshoi vazhdimisht drejtuesit. Ishte vendimi i Kancelares Merkel më 2015 për të lejuar një numër të madh emigrantësh që e fuqizuan atë si forcë politike. Në zgjedhjet kombëtare të vititi 2017, ajo fitoi 12.6% të votave duke siguruar për herë të parë vende në parlamentin gjerman.

Ku qëndron tani?

Pas kthimit në parlament më 2021 me një mbështetje të reduktuar prej 10.3%, AfD fitoi forcë ndërsa qeveria e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz u përballë me një sërë krizash, disa të krijuara prej saj dhe më në fund u shemb.

Gjermania u përballë me një valë protestash një vit më parë të nxitura nga një raport që tregonte se ekstremistët e krahut të djathtë u takuan për të diskutuar deportimin e miliona emigrantëve, duke përfshirë disa me nënshtetësi gjermane. Në atë takim, raporti thoshte se të pranishëm ishin anëtarët e AfD-së.

Por kjo nuk i bëri dëm afatgjatë AfD-së në sondazhe. Ajo përfundoi e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor dhe në shtator. Ndërkaq në një palë zgjedhje shtetërore ishte figura më e njohur në krahun e saj më të djathtë, Björn Höcke, që siguroi fitoren e parë të ekstremit të djathtë në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

AfD po shkon në zgjedhjet e 23 shkurtit me besim të përtërirë dhe gjuhë më radikale. Alice Weidel, kandidatja e saj e parë grua për kancelare, ka futur në përdorim termin “ri-emigrim” pasi partia bën thirrje për dëbime në shkallë të gjerë të njerëzve pa të drejtë ligjore për të qenë në Gjermani.

AfD bën thirrje për heqjen e menjëhershme të sanksioneve kundër Rusisë dhe kundërshton dërgesat e armëve në Ukrainë. Ajo dëshiron që Gjermania të fillojë të përdor një monedhë kombëtare. Ajo gjithashtu kërkon që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një “shoqatë të kombeve evropiane” që vepron më lirshëm, megjithëse nuk kërkon në mënyrë të drejtpëdrejtë largimin nga blloku 27-vendesh.

Agjencia gjermane e inteligjencës e mban partinë nën vëzhgim për ekstremizëm të dyshuar të krahut të djathtë. Degët e AfD-së në tre shtete lindore quhen grupe “të konfirmuara ekstremiste të krahut të djathtë”. AfD kundërshton ashpër këto vlerësime dhe kundërshton çdo lidhje me të kaluarën naziste. Zoti Höcke ka apeluar dy dënime për përdorimin me vetëdije të një slogani nazist në një ngjarje politike.

Kush e mbështet atë?

AfD ka mbështetje në të gjithë Gjermaninë dhe është e përfaqësuar në të gjitha, përveç dy nga 16 legjislaturat shtetërore, por partia është më e forta në lindjen ish-komuniste dhe më pak të begatë.

Ajo ka një aftësi unike për të shfrytëzuar çështjet “që partitë e tjera nuk i trajtojnë qartësi dhe të njëjtin intensitet apo radikalizëm”, thotë Wolfgang Schroeder, profesor i shkencave politike në Qendrën e Shkencave Sociale të Berlinit. “Përpos kësaj ajo është një parti interneti dhe që në fillim përdori fuqinë e internetit për komunikim shumë më mirë se të gjitha partitë e tjera gjermane së bashku.”

Kjo e ka ndihmuar atë të sigurojë mbështetje mes votuesve të rinj në zgjedhjet e fundit rajonale. Partia e portretizon veten si një forcë kundër elitave në një kohë kur ka rënie të besimit te politikanët. Shpesh AfD-ja i ka quajtur ‘partitë e vjetra’ si një ‘kartel’.

Profesor Schroeder e përshkroi atë si “si një fushë që mbledh inatin dhe zemërimin”. Partitë e tjera thonë se nuk do të punojnë me të.

Kush janë miqtë e saj jashtë vendit?

Rritja e AfD-së përkon me rritjen e partive të ekstremit të djathtë në shumë vende të tjera evropiane, duke përfshirë ‘Partinë e Lirisë’ së Austrisë dhe ‘Bashkimin Kombëtar’ në Francë, me të cilat ajo ka shumë pika të përbashkëta. Zonja Weidel ishte në Budapest për të vizituar Kryeministrin hungarez Viktor Orbán të mërkurën.

Megjithatë, ajo nuk është pjesë e grupit të këtyre partive i quajtur ‘Patriotët për Evropën’ në Parlamentin Evropian pas disa tensioneve mes tyre para zgjedhjeve të BE-së të vitit të kaluar. AfD u përjashtua pasi kandidati kryesor i saj në atë kohë, Maximilian Krah, tha se jo të gjithë anëtarët e grupit nazistë SS “ishin domosdoshmërisht kriminelë”.

Partia ka gjetur një mbështetës entuziast te miliarderi Elon Musk, një aleat i ngushtë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Zoti Musk ka deklaruar se “vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”. Ai zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë në rrjetin social ‘X’ me zonjën Weidel, kandidaten e AfD-së për kancelare dhe bëri lidhje të drejtpërdrejt me video në një tubim të fushatës së AfD-së.

Në atë tubim, zonja Weidel u zotua ta “bëjë Gjermaninë përsëri të madhërishme” duke i bërë jehonë sloganit të presidentit amerikan./VOA

zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj